Revista Familja Online
.

Shqiptarėt e harruar tė Serbisė

Vlora Latifi

Fakti qė pėr Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn pėrdoren emėrtime tė ndryshme nga ana e shqiptarėve dhe serbėve pasqyron mė sė miri kontestimet qė mbretėrojnė pėr kėtė trevė. Kur u referohen kėtyre viseve, shqiptarėt pėrdorin emėrtimet: Kosovė Lindore dhe Lugina e Preshevės, ndėrsa serbėt kėtė rajon e quajnė: Jugu i Serbisė e sė fundi edhe jugu i Serbisė Qendrore.
Pavarėsisht argumenteve tė skajshme kundėrthėnėse gjeopolitike e historike dhe tensioneve tė herėpashershme ndėretnike, qė kanė sjellė edhe konfrontime tė armatosura nė mes tė dy palėve, pa dyshim se ky konfrontim emėrtimesh simbolizon me sė miri synimin e paragjykimit tė sė kaluarės dhe tė sė ardhmes administrative politike tė kėsaj nyje, ku jeton me shekuj njė pjesė e kombit shqiptar dhe atij serb.
Nė shumicėn e referencave kulturore shkencore shqiptare, veēanėrisht nė ato historiografike: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, e cila ka vazhdimėsi territoriale me hapėsirat e tjera ku jetojnė shqiptarėt, konsiderohet si pjesė e ndarė nga trungu etnik shqiptar. Ndėrkaq, pėr opinionin serb, kėto treva llogariten si territor qė i takon jugut tė Serbisė, aty ku gjenden edhe sot.
Siē dihet, subjektet politike shqiptare tė komunave tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės patėn organizuar njė referendum mė 1 dhe 2 mars tė vitit 1992, ku shumica absolute e votuesve qenė deklaruar pėr Autonomi Territoriale e Politike, me tė drejtė bashkimi me Kosovėn. Ky referendum, i cili nuk u njoh as nga Beogradi dhe as nga Bashkėsia Ndėrkombėtare, shėrbeu ndėr tė tjera pėr ta legjitimuar veprimin politik shqiptar drejt realizimit tė vullnetit tė popullit pėr bashkim me Kosovėn. Nga ana e saj, Serbia zyrtare do ta konsiderojė referendumin si vazhdimėsi tė tendencave separatiste shqiptare.
Por, kulminacioni i konfrontimeve, tė kėtushme, shqiptaro-serbe u arrit pa dyshim me konfliktin e armatosur qė shpėrtheu nė fillim tė vitit 2000, mes pjesėtarėve tė gueriljes vendore shqiptare, qė e quante veten Ushtria Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc dhe atyre tė forcave serbe tė rendit. Si rezultat i njė cikli bisedimesh, nė mes delegacionit lokal shqiptar dhe atij qeveritar serb, tė ndėrmjetėsuar nga faktori ndėrkombėtar, konflikti i armatosur mė se njėvjeēar u pėrmbyll nėpėrmjet Deklaratės sė Demilitarizimit, e cila solli ēmilitarizimin, ēmobilizimin dhe shpėrndarjen e UCPMB-es nė afat tė paraparė, gjegjėsisht, mė 31 maj tė vitit 2001. Ky dokument u mbėshtet pa rezervė nga tė gjitha institucionet ndėrkombėtare, sidomos ato perėndimore dhe hapi procesin e post-konfliktit, respektivisht, integrimin e shqiptarėve nė sistemin e Republikės sė Serbisė. Kėtė realitet tė ri, zyrtarėt shtetėrorė tė Serbisė e konsideruan si pėrfundim tė kontestimit tė ēėshtjes politike tė kėtij rajoni, pasi, sipas tyre, shqiptarėt kishin pranuar me vullnetin e tyre integrimin nė sistem, aq mė shumė kur ky proces kishte siguruar bekimin e pėrfaqėsuesve politikė dhe ushtarakė tė shqiptarėve vendas. Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, tė cilėt e konsiderojnė Prishtinėn si qendėr tė tyre shpirtėrore, kombėtare dhe kulturore janė nėn ombrellėn administrative tė Beogradit edhe pas referendumit tė tyre pėr bashkim me Kosovėn dhe kryengritjes sė armatosur, tė prirė nga Ushtria Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc.
Sidoqoftė, shqiptarėt pranuan integrimin nė sistem nė emėr tė shpresės sė njė ripozicionimi mė tė favorshėm politiko-administrativ dhe tė njė perspektive ekonomike. Por, pėr shqiptarėt lokalė integrimi nė Serbi nuk paraqet atė qė duan shpirtėrisht ata, aq mė tepėr kur tė merren parasysh reformat e ngecura nė institucionet e sistemit. Edhe pse rreth 30 % e popullatės nė Serbi ėshtė joserbe, parlamenti dhe qeveria republikane janė monoetnike, thotė Skėnder Destani nga Bashkimi Demokratik i Luginės. Natyrisht, se rol tė veēantė antiintegrues, pėr shqiptarėt e rajonit tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, paraqet edhe relacioni i sotėm Kosovė-Serbi dhe pėrpjekjen e kėsaj tė fundit pėr ta rikthyer pushtetin e saj nė Kosovė, nė emėr tė mbrojtjes sė pakicės sė atjeshme serbe.
Sido qė tė jetė, pas gjithė kėsaj rrjedhe historike, qarqet e gjera vendimmarrėse kanė dilema tė hapura rreth sė ardhmes sė kėtij rajoni. Pyetjet qė shtrohen nga faktorėt diplomatikė ėshtė se a e dėshirojnė vėrtet shqiptarėt integrimin nė Serbi? A kanė hequr ata dorė nga dėshira e tyre pėr bashkim me Kosovėn? Sa ėshtė i interesuar dhe i angazhuar shteti serb qė ta integrojė minoritetin shqiptar? A e ka reformuar Serbia sistemin, sipas standardeve evropiane, qė tė garantohen me ligj tė drejtat e minoriteteve? A ka ndryshuar mendėsia shoqėrore nė Serbi, qė tė forcohet lojaliteti dhe mirėqenia e minoriteteve pėr tė jetuar me dėshirė nė sistem? A mund tė funksionojė koncepti i shoqėrisė multietnike nė rajonin e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, kur ai po has vėshtirėsi tė shumta dhe po vihet nė dilemė nė hapėsirat e tjera tė ish Jugosllavisė?
Nė anėn tjetėr, nė rajon ėshtė deklaruar njė projekt madhor i pėrfshirjes nė Bashkimin Evropian, i cili, nėpėrmjet njė procesi tė stabilizim-asocimit dhe tė aplikimit tė kritereve evropiane, do ta gllabėroje Ballkanin Perėndimor. Brenda kėtij procesi do tė pėrfshihen disa zhvillime tė domosdoshme qė ngjallin shpresa te pakicat kombėtare: decentralizimi i pushteteve qendrore dhe relativizimi i kufijve.
Por, sigurisht se standardet evropiane reflektojnė pėrgjegjėsi reciproke, si pėr pakicat, ashtu edhe pėr shumicat. Nė kėtė kontekst, pa dyshim se sfida mė e vėshtirė pėr shtetin do tė jetė qė tė ballafaqohet me mungesėn e luajalitetit tė minoritetit ndaj sistemit, i nxitur kryesisht pėr shkak tė politikės diskriminuese tė shtetit ndaj saj, ndėrsa pėr shtetin ėshtė respektimi i tė drejtave tė minoritetit, nė bazė tė standardeve evropiane. Shpeshherė, kjo rrjedhė reflekton kontradikta. Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės ballafaqohen me njė fenomen tė njohur edhe pėr shumė minoritete tė tjera nė hapėsirėn ish jugosllave. Ashtu sikur minoritetet serbe dhe kroate qė jetojnė jashtė shtetit tė tyre amė, edhe shqiptarėt e kėtushėm, pėr shkak tė parimit ndėrkombėtar, i cili nuk lejon ndryshimin e kufijve tė brendshėm tė ish Jugosllavisė sė 74-tės, po detyrohen tė integrohen nė sistem pa vullnetin e tyre. Ne jetojmė pa vullnetin tonė nė Serbi.
“Vullneti dhe dėshira e shqiptarėve tė kėtushėm ėshtė bashkimi me Kosovėn dhe nuk do tė tėrhiqemi kurrė nga kjo dėshirė. -thekson Jonuz Musliu, kryetar i Lėvizjes pėr Progres Demokratik dhe ish lider politik i gueriljes sė shpėrbėre shqiptare. Por, liderėt lokalė vlerėsojnė se, pavarėsisht vullnetit tė brendshėm, ata nuk mund t`i realizojnė dėshirat e tyre politike pa mbėshtetjen ndėrkombėtare. Natyrisht, se po ta pyesėsh secilin shqiptar nė rrugė, ai do tė thotė se ky rajon duhet t`i bashkėngjitet Kosovės. Por, duhet bėrė dallim mes realitetit dhe ėndrrave.”
“Ashtu si serbėt, edhe shqiptarėt nuk kanė fuqi qė tė bashkohen nė njė shtet tė pėrbashkėt pa ndihmėn e Bashkėsisė Ndėrkombėtare.” -thekson Shaip Kamberi, njėri nga liderėt e Partisė pėr Veprim Demokratik.
Elita politike shqiptare pohon se zhvillimet rajonale janė ato qė pamundėsojnė mbėshtetjen e domosdoshme ndėrkombėtare pėr realizimin e kėrkesave tė tyre.
“Pėr momentin, Bashkėsia Ndėrkombėtare nuk e mbėshtet shkėputjen e Luginės sė Preshevės nga Serbia qė tė mos shkaktohen trazira tė reja, ndoshta edhe nė vendet e tjera tė rajonit.”- pohon Rami Mustafa, kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare.
Megjithė dėshirat pėr shkėputje nga Serbia, drejtuesit politikė shqiptarė pohojnė njėzėri se e respektojnė pavarėsinė e shtetit dhe se pėr momentin angazhohen pėr autonomi territoriale.
“Ne angazhohemi pėr autonomi territoriale dhe politike, ashtu siē janė shprehur shqiptarėt e kėtushėm nė pjesėn e parė tė referendumit tė tyre.” -pohon lideri i Bashkimit Demokratik tė Luginės, Skėnder Destani.
Disa herė spektri politik i shqiptarėve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės i ka mohuar akuzat se e refuzon integrimin nė sistem, duke e ushqyer separatizmin. Ata kanė theksuar se vetė fakti qė shqiptarėt janė integruar nė pushtet lokal dhe se kanė pranuar tė futen nė policinė lokale e dėshmon mirėkuptimin e tyre pėr integrim. Nė anėn tjetėr, qė nga pėrfundimi i konfliktit tė armatosur, shqiptarėt nuk kanė pranuar tė marrin pjesė nė zgjedhje tė nivelit shtetėror, as nė ato republikane, as nė ato presidenciale. Kjo ėshtė komentuar nga qarqet serbe si dėshmi qė shqiptarėt nuk e pranojnė Serbinė si shtet tė tyre, por angazhohen vetėm pėr ēėshtjet lokale, aty ku mund ta ushtrojnė pushtetin e tyre. Lidershipi lokal shqiptar mohon se komuniteti i tyre nuk pranon pjesėmarrjen nė nivel mė tė lartė pėr mungesė luajaliteti.
Ėshtė mungesa e vullnetit tė shtetit ajo qė e zbeh besimin e shqiptarėve pėr integrim, thotė Shaip Kamberi.
Pra, pavarėsisht ideve stereotipe ndaj jetesės sė lumtur e tė pėrbashkėt: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbeten ende tė ndara etnikisht. Megjithė sukseset e propaganduara rreth policisė multietnike dhe pushteteve lokale multietnike, nuk ka dyshim se ky rajon nuk paraqet ndonjė pėrjashtim nė atė se aty ku takohen shqiptarėt dhe serbėt, ēdo gjė ėshtė nė prag tė konfliktit. Sigurisht se shqiptarėt dhe serbėt vazhdojnė tė jetojnė njėri pranė tjetrit dhe nė kėtė kontekst, nuk ka dilemė se vetėm konstelacionet e momentit i ndalojnė ata qė tė zyrtarizojnė ndonjė ndarje faktike.
“Mė mirė tė ndahemi njėherė e pėrgjithmonė. Nėse vazhdon kėshtu, ata do tė na i marrin tė gjitha institucionet.” -pohon njė serb nga Bujanoci.
Serbėt lokalė i kanė shprehur disa herė shqetėsimet e tyre pėr shkak tė integrimit tė shqiptarėve nė institucionet administrative dhe nė ato tė sigurisė serbe.
Sidoqoftė, zhvillimet e tanishme ēojnė nga integrimi i shqiptarėve nė sistemin e Serbisė. Kėtė nuk e mohon asnjė lider politik i shqiptarėve vendas. Integrimi nė institucionet serbe ėshtė domosdoshmėri e kohės, sqaron Ragmi Mustafa. Nė anėn tjetėr, Kosova, pėrveē qė ėshtė dėshirė e shqiptarėve tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit, ėshtė edhe model referues pėr paralelizėm me statusin e pakicės serbe tė Kosovės. Nėse serbėt integrohen nė shoqėrinė kosovare, atėherė nuk kemi arsye qė tė mos integrohemi edhe ne.
“Nuk mund tė ketė standarde tė veēanta. Ēdo ndryshim i strategjisė sė Bashkėsisė Ndėrkombėtare duhet tė bazohet mbi parime tė njėjta pėr pakicat kombėtare, kėshtu qė integrimi i shqiptarėve nė Serbi duhet tė bėhet me intensitet tė njėjtė me serbėt nė Kosovė, -thotė Skėnder Destani, -duke shtuar se, nėse puna vjen deri te ripėrcaktimi i kufijve nė rajon, do tė ketė shpresė edhe pėr njerėzit e kėtyre zonave.”
Njėlloj, sikurse serbėt e Kosovės, edhe shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės kanė vėnė decentralizimin, si parėsor, nė listėn e prioriteteve tė momentit.
“Nėse realizohet procesi i decentralizimit nė kėtė hapėsirė, atėherė do tė respektohen veēoritė e rajonit dhe do tė hapen mundėsitė pėr tė krijuar mekanizma qė shqiptarėt tė vendosin vetė pėr ēėshtjet qė u takojnė atyre.” -shpjegon Shaip Kamberi. Sipas tij, kryeqendrat shqiptare nuk pėrqafojnė ndonjė projekt pėr bashkėngjitjen e Luginės sė Preshevės me Kosovėn. Derisa Serbia ushqen dėshirat e serbėve tė Kosovės pėr t`iu bashkėngjitur asaj, njė projekt i tillė nuk gėzon pėrkrahje nė Tiranė e nė Prishtinė, pohon anėtari i PVD-ės.
Prandaj, pavarėsisht diskutimit tė pėrgjithshėm, nuk ka dyshim se shqiptarėt po integrohen nė Serbi pa vullnetin e tyre. Megjithė se integrimin e tyre nė sistem nuk e mbėshtet as pjesa dėrmuese e shoqėrisė serbe, pėr momentin asnjėra palė nuk ka rrugėdalje tjetėr, pėrveē se tė pajtohet me fatin e pėrcaktuar nga mė tė fuqishmit, ndėrkombėtarėt. Kėshtu qė shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės lundrojnė nė ujėrat midis integrimit tė padėshiruar nė Serbi dhe dėshirės sė papranueshme nga tė tjerėt pėr bashkim me Kosovėn. Nė kėtė kontekst, ashtu si shumė minoritete tė tjera tė pakėnaqura tė ish Jugosllavisė, pėrpos projektit tė quajtur Bashkim Evropian, pėr momentin atyre nuk u ofrohet ndonjė alternativė tjetėr e arsyeshme.

 




English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Milenium i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2005