|
Nr. 6, (52) qERSHORė 2006 |
|
ARKIVAT |
|
FAMILJA 2005, Nr.
V |
|
FAMILJA 2005, Nr.
IV |
|
FAMILJA 2005, Nr.
III |
|
FAMILJA 2005, Nr.
II |
|
FAMILJA 2005, Nr. I |
|
FAMILJA 2004, Nr. XII |
|
FAMILJA 2004, Nr. XI |
|
FAMILJA 2004, Nr. x |
|
FAMILJA 2004, Nr.
ix |
|
FAMILJA 2004, Nr. VIII |
|
FAMILJA 2004, Nr. VII |
|
FAMILJA 2004, Nr. VI |
|
FAMILJA 2004, Nr. V |
|
|
|
. |
Veshje dhe
shije Tė dashur lexues!
Marrėdhėnia e njeriut me sendet bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė nė njė botė
me prodhime serie dhe gati imponuese tė asaj qė quhet prźt a porter, e
cila nuk tė kėnaq plotėsisht asnjėherė. I lodh sytė nėpėr dyqane dhe nuk e
gjen atė qė dėshiron, ose mund tė mbushėsh ēantat plot dhe pėrsėri ske
blerė asgjė nga ajo qė doje. Ke dėshirė tė bėsh diēka vetė me duart e tua,
por ėshtė njė terren qė nuk e njeh, tė alarmon ideja qė ti mund tė bėsh njė
veshje. Ose, kur nuk guxon ta bėsh qė nga e para, mund tė ndėrhysh mbi njė
veshje tė gatshme duke e transformuar dhe duke e sjellė sipas shijes tėnde
personale (dhe kjo mund tė mos ndodhė vetėm me veshjet
). Qepni vetė funde,
fustane me fantazi; sajoni aksesorė, mbulesa tė gėzueshme, mbajini ngjyrat
sipas shijeve tuaja. Edhe nė ato veshje qė keni blerė nė dyqane mund tė vini
diēka tė re qė do tju pėlqejė. Realizoni me duart tuaja gjėra qė me tė
vėrtetė ju pėrkasin.
Dikur tė gjitha gratė dhe vajzat nuk shqetėsoheshin pėr tė gjetur kohėn pėr
tė qepur dhe qėndisur, sepse ishte pjesė e jetės sė tyre. Sot ėshtė ndryshe,
jeta ėshtė bėrė mė e shpejtė dhe koha pėr tė prerė e qepur nuk gjendet dhe
aq lehtė, sidomos kur butikėt janė tė mbushur plot e pėrplot me artikuj nga
tė gjitha anėt e botės dhe nga tė gjitha stilet, duke e ngushtuar dėshirėn
pėr tu marrė me krijimin e njė veshjeje nga vetė ju. Dhe diēka qė nėnat
tona dinė ta bėjnė shumė mirė, vajzat nuk e dinė mė. Nėse dje ishte njė
domosdoshmėri, sot ėshtė kthyer nė luks, njė hobi ose pėr tė kaluar kohėn
dhe si e tillė nuk sjell para nė dorė, pėrveēse kėnaqėsi pėr tė krijuar
diēka qė e dėshiron. Pėr njė pjesė njerėzish ėshtė diēka e largėt qė nuk u
pėrket, pėr tė tjerė ėshtė bėrė pjesė tė jetės dhe e edukimit tė tyre.
Duke dashur tu vijmė nė ndihmė tė gjithė atyre qė do tė donin tė merrnin
disa njohuri fillestare, po hapim njė rubrikė mbi veshjet dhe mėnyrėn se si
ti sjellim ato sipas dėshirave tuaja.
Do flasim mbi modėn, stilin, ngjyrat dhe morfologjinė e trupit, pėr tju
ndihmuar nė krijimin e njė vizioni mbi modėn, modelizmin dhe prerjet.
Stilimi dhe prerja janė tė lidhura shumė ngushtė me njėra-tjetrėn, ndaj do
ti shikoni shpesh tė trajtuara sė bashku. Pėrpos kėtyre, do shqyrtojmė disa
teknika tė detajeve tė veēanta nė qepje, sepse kjo ėshtė cilėsia e punės nga
ku varet eleganca e veshjeve. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr qepjen e shpejtė,
por pėr njė qepje tė kujdesshme, prej sė cilės produktet nuk do tė japin
kurrė pėrshtypjen e tė qepurit nė shtėpi nga njė amator me talent tė
diskutueshėm. Nėse do tė vendosni tė filloni, mėsojeni qė nė fillim se qepja
ha kohė dhe vėreni vath nė vesh: ju nuk do tė bėni njė fund tė bukur nė dy
orė dhe vetėm me tre prerje qė do t`i keni ildisur pėr ti qepur. Ju duhet
tė bėni nė fillim kallėpin, duke u nisur nga kallėpi bazė. Pastaj ju duhet
tė prisni copėn, pasi keni pėrgatitur kallėpin, duke respektuar me saktėsi
vijėn e shėnjimit. Mė pas duhet tė shėnoni ku duhet tė kalojė tegeli, ta
qepni, ta provoni, ta verifikoni, ta shqepni, ta ribėni dhe tė bėni mbylljen.
Duhen rreth tetė deri nė dhjetė orė punė pėr tė realizuar njė fund tė
thjeshtė, por nė fund tė kėtyre orėve ju do tė keni realizuar njė veshje me
cilėsi, tė cilėn do tė keni dėshirė ta vishni. E njėjta gjė do tė ndodhė
nėse doni tė rinovoni njė veshje tė vjetėruar nga garderoba juaj, duke e
sjellė tė re dhe tė freskėt sipas modės sė vitit apo stinės dhe sipas
shijeve tuaja.
Do tė pėrpiqemi tė paraqesim punimin e detajeve tė veēanta, tė cilat
nganjėherė janė tė mundimshme, si montimin e xhepave, hekurosjen, kapakėt e
mėngėve, pėrgatitja e filetave, edhe pse shumė e limituar, duke marrė
parasysh gamėn e gjerė tė modeleve, por megjithatė do ndalemi nė disa prej
modeleve mė tė pėrdorshme dhe juve ju mjafton thjesht ti adaptoni sipas
shijes suaj personale.
Arti i prerjes dhe i qepjes ėshtė dhe art i krijimit. Secili prej jush do tė
mėsojė se njė veshje duket e bukur nė atė ambient pėr tė cilin ėshtė
modeluar. Ju do tė mėsoni shumė shpejt tė perceptoni strukturėn e njė
veshjeje. Ky pėrmirėsim vėshtrimi do tė bėhet pak e nga pak. Zhvillimi i
aftėsive tuaja vizuale do tju lejojė tė organizoni dhe realizoni ēdonjėrėn
prej kėtyre veshjeve.
Pėrshkrimi i njė pune me dorė ėshtė i vėshtirė tė bėhet, megjithatė do
pėrpiqem ta bėj sa mė tė prekshme dhe, nėse diku nuk ėshtė shumė e qartė, ju
kėrkoj tė falur, por, nėse ka ndonjė detaj tė pakapshėm, ju rekomandoj tė
merrni njė veshje tė gatshme dhe tė shikoni me vėmendje montimin e detajit
qė ju shqetėson.
Nuk do tė lėmė pa studiuar edhe disa nga krijimet mė tė bukura popullore,
duke dashur tua risjellim si objekte shumė tė mira frymėzimi pėr tė nxitur
fantazinė tuaj krijuese. Mbėshtetur nė kėtė art tė pafundėm, ēdokush mund tė
pėrdorė detaje nga mė tė imtat deri tek mė tė ndėrlikuarat, pėr tė sjellė
veshje qė do tė dukeshin po aq tė bukura sa edhe nė vitrinat mė me emėr. Pėr
tu hedhur nė kėtė aventurė tė bukur kijuese, nuk ėshtė e nevojshme tė
njihni emrat mė tė mėdhenj tė modės, as tė shkėlqeni nė pėrdorimin e
gjilpėrės apo lapsit. Ne do tju ndihmojmė tė zbuloni disa sekrete, duke e
nisur me hapa tė thjeshtė, por sistematikė.
Duhet vetėm pasion dhe entuziazėm nga ana juaj.
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Shtypshkronja Milenium i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699 |