|
Intervista
Familje
e mirė, respektimi i brezave
Personazhi i intervistės sonė ėshtė zonja Majlinda Bregu. Nė
personalitetin e saj janė shkrirė, sa nuk di kė tė veēosh pėr ta
identifikuar, femra, gruaja, nėna, bashkėshortja, pedagogia, gazetarja. Ka
mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Punė Sociale, e para degė e
hapur pas viteve nėntėdhjetė. Qėkur ishte studente ka filluar tė
bashkėpunojė me TVSH. E kemi parė si gazetare lajmesh nė kėtė televizion
deri nė vitin 2002. Me mbarimin e fakultetit nė vitin 1996 e deri tani punon
si pedagoge nė po kėtė fakultet. Ka njė titull MA nė Sociologji. Ėshtė nė
prag tė marrjes sė titullit Dr. nė Sociologji, doktoraturė e mbrojtur nė
Itali.

Familja:
Nė kėtė tranzicion tė tejzgjatur, cili ėshtė mendimi juaj pėr problemet qė
shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare? Cilat prej kėtyre problemeve kėrkojnė
zgjidhje mė tė shpejtė?
Znj. Bregu:
Nuk ėshtė vetėm shoqėria shqiptare qė pėrjeton probleme. Ka njė situatė
problematike ekonomike e shoqėruar gjithmonė me njė situatė problematike
sociale. Kėtyre u shtohet edhe situata politike. Nga problemet qė do tė
veēoja janė: papunėsia, problem tipik qė shoqėrohet me fenomene tė tjera:
problemi i dhunės, i agresivitetit nė shoqėri, qė pėr fatin tonė tė keq
ėshtė nė rritje, sidomos dhuna ekstreme. Nė qoftė se do ta klasifikoja
dhunėn do tė renditja dhunėn nė familje (dhuna ndaj grave, fėmijėve). Nuk di
tė them se cili problem kėrkon zgjidhjen mė tė shpejtė, pasi njė i papunė
kėrkon zgjidhje tė situatės ekonomike, njė i sėmurė kėrkon tė shėrohet, njė
grua e dhunuar kėrkon tė dalė jashtė ciklit tė dhunės, ku ka analfabetizėm
kėrkohet ti jepet fund atij, atje ku ska ujė kėrkohet ai, domethėnė
gjithsecili kėrkon qė problemi i tij tė zgjidhet shpejt.
Familja:
Ju, si pedagoge nė Fakultetin e Shkencave Sociale, duke punuar me tė rinjtė,
ēmund tė na thoni pėr ta?
Znj. Bregu:
Tė rinjtė e sotėm janė tė njėjtė nė shumė gjėra me tė rinjtė e dikurshėm.
Unė nuk kam njė diferencė shumė tė madhe me ta, qė mund tė them tė rinjtė e
kohės sime. Gjėrat janė pak a shumė njėlloj, ka ngjashmėri brezash. Ka pak
studentė tė mesėm: ka studentė tė interesuar, qė mundohen ta pasqyrojnė nė
gjithė procesin e mėsimit, ka studentė tė painteresuar, qė vijnė nė shkollė
sa pėr tė marrė diplomėn. Janė shumė mė tė hapur sesa tė rinjtė e brezit tim
nė shprehjen e mendimeve dhe tė ideve. Them se me pėrparėsitė e mėdha tė
teknikės, tė informatikės, tė shkencės janė tė dhėnė mė pak pas librit. Janė
tė hutuar dhe nuk e dinė se diploma qė do tė marrin nė x degė do tu
shėrbejė nesėr pėr punėsim, ndiejnė frikėn e tė qenit me diplomė dhe tė
papunė. Njė pjesė e tyre, pavarėsisht se kanė marrė njė diplomė, sidomos nė
degėt tona, nė Shkencat Sociale, janė punėsuar nė vende qė skanė lidhje me
diplomėn. Kjo bėhet pėr arsye ekonomike, pasi njė i ri, pas moshės njėzet e
dy vjeē, kėrkon tė shkėputet nga familja, duke mos ndenjur nė pritje tė njė
pune ideale. Nuk e konsideroj si mendim negativ kėtė gjė. Tė rinjtė janė
tė zhgėnjyer nga fakti se shkolla nuk u jep mė vend pune. Kjo ėshtė ekonomia
e tregut, na vjen apo sna vjen mirė ne, duhet ta pranojmė.
Familja:
Nė ēnivel ėshtė ndėrhyrja e shtetit?
Znj. Bregu:
Shteti ndėrhyn me politikat sociale, arsimore. Kur tė rinjtė janė nė shkollė
e studiojnė, shteti ndėrhyn duke hapur vende tė reja pune pėr profesione tė
reja si: tė sociologut, tė psikologut (qė kanė hyrė vitet e fundit). Nė rast
se strukturat janė tė ngurta dhe do tė haset nė paragjykime, tė rinjtė do tė
shihen si elementė qė mund tė bėhet edhe pa ta.
Ajo qė na mungon
mė shumė ėshtė bashkėpunimi. Nuk ėshtė as ideja, as mungesa e intelektit, as
mungesa e dėshirės deri-diku, por problemet duhet tė ndiqen nė njė varg
zinxhir. Mendimi tė fillojė diku, tė kristalizohet, tė hidhet nė letėr, mė
pas tė kthehet nė njė politikė pėr tė hapur vende pune dhe pėr tu krijuar
lehtėsi tė rinjve. Problemi kryesor i tė rinjve ėshtė zbulimi i identitetit
tė vetes.
Familja:
Familja ėshtė themeli i shoqėrisė, mendimi juaj pėr tė nė kėtė periudhė.
Znj. Bregu:
Familja pėrjeton krizė, nė qoftė se unė e quaj familjen ashtu siē duhet, njė
institucion dhe jo njė grumbull njerėzish me lidhje gjaku, tė cilėt jetojnė
nė njė vend, qė hanė, pinė, qeshin, qajnė, debatojnė, dhunojnė
njėri-tjetrin. Ajo duhet tė respektohet, tė mbrohet nga shteti dhe tė njihet
si institucioni bazė i tij. Vitet e fundit ka patur dhe ka familje tė
shpėrbėra, nuk flas pėr ndryshueshmėri, pasi divorci mund tė jetė nyja e
fundit qė ka mbetur e paprishur nė marrėdhėniet brenda ēiftit. Ka familje qė
pėrjetojnė probleme tė mėdha papunėsie, tė bashkėjetesės me njė moshė tė
tretė, qė tani, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk ėshtė aq e mirėpritur sa ēishte
me nėnat tona. Kėto pėrballen me mendime tė vjetra, me idetė tradicionale,
patriakale, ku pėrgjegjėsitė, vendimet dhe urdhrat i jep mashkulli kryesor i
familjes. Ne dėshirojmė qė nė familje tė mbizotėrojė fryma demokratike, ku
autoriteti familjar tė mos jetė nė aspektin e diktatorit qė vendos pėr
gjithēka. Ai vendos se me cilėn shoqe do tė shoqėrohet gruaja, se me cilėn
shoqe do tė dali vajza, madje deri nė imtėsira, se ēfarė do tė veshin
anėtarėt e familjes. Ne e kemi shumė tė vėshtirė tė komunikojmė pėr shkak tė
atyre roleve, tabuve qė i kemi mėsuar, pėrjetuar vetė. Jemi rritur nė njė
familje ndryshe nga ajo qė duam tė ndėrtojmė. Kur them pėr njė familje
demokratike, nuk e kam fjalėn pėr njė familje kuturu, qė shpeshherė
keqkuptohet, qė se merr vesh i pari tė dytin, por pėr njė familje qė
bazohet nė rregullat qė i kanė vendosur vetė ata. Kjo ėshtė shumė e vėshtirė
pėr tu bėrė. Ėshtė mė e lehtė pėr tu thėnė sesa tė pėrjetohet. Secili
anėtar duhet ti lėrė vend dhe hapėsirė anėtarit tjetėr.
Familja:
Kė konsideroni si familje tė suksesshme?
Znj. Bregu:
Ēdo anėtar duhet tė respektojė njėri-tjetrin; gjyshi tė respektojė nipin dhe
mbesėn, babai fėmijėn dhe anasjelltas. Familje sot nuk quhet vetėm
burrė-grua-fėmi, familje mund tė jenė edhe dy motra qė jetojnė bashkė nė njė
shtėpi. Nė njė familje ku individėt i lėnė hapėsira, respektojnė
njėri-tjetrin nė zgjedhjet e tyre individuale, atmosfera nė tė do tė jetė e
mirė.
Familja:
Ēvend zė femra nė shoqėrinė shqiptare?
Znj. Bregu:
Femra vlerėsohet shumė pak. Nė familjet shqiptare mbizotėron mashkulli.
Gratė janė konsideruar si shtojca, si pjesė shtesė nė familje e nė shoqėri,
qė ėshtė e tjetėr kujt, si ajo qė nesėr do tė rritej, do tė edukohej e do tė
shkonte diku tjetėr, nuk do tė ishte pjesė e familjes. Nesėr do tė jetė si
gruaja e burrit x, si nusja e vjerrit x, apo nė shoqėri si kolegia e njė
drejtuesi, qė nė pjesėn mė tė madhe ėshtė mashkull. Kur them kėshtu nuk
nėnkuptoj luftėn qė do tė bėjė femra pėr tė marrė pushtetin qė kanė burrat,
ti heqim burrit rolin e kryefamiljarit dhe tia japin atė femrės, por ajo
tė ketė mundėsi tė barabarta me burrin. Ne, kur them ne, e kam fjalėn pėr
grupin e grave qė mundohemi tė dalim jashtė kornizave qė shoqėria i ka
vendosur femrės, nuk bėjmė revolucionin feminist, tė dalim me parrulla nė
duar e tė kėrkojmė tė drejtat tona, por mundohemi qė gratė tė fitojnė atė
pozicion qė kurrė se kanė patur, tė kenė atė tė drejtė qė e fitojnė me
lindjen e tyre si qenie njerėzore dhe qė duhet ta kenė gjatė gjithė jetės.
Ka tendenca pėr tė projektuar nė kulturėn shqiptare sjellje tė njė kulture
perėndimore. Projektimi i vlerave tė tjera tė huaja nė kulturėn tonė, kur
dihet se nė ēfarė situate jemi, se ēfarė mentaliteti kemi, mė duket shumė i
rrezikshėm. Them se duhet lėvizur me kujdes, pėr ti dhėnė gruas atė qė se
ka, qė pėr hir tė sė vėrtetės se ka patur nė shoqėrinė shqiptare, as
atėherė kur predikohej se ishte nė pozita tė barabarta me burrin, nė kohėn e
komunizmit. Nė atė kohė femra ishte pjesė e doktrinės, nuk ishte e
barabartė me burrin, nuk ishte njė barazi qė vinte si motivim i brendshėm i
grave. Barazia me burrat dukej nė marrjen e armės, nė punimin e tokės etj,
por nuk ishte e barabartė nė shprehjen e mendimeve. Ka njė keqkuptim tė
madh, dhe ne shpeshherė hasim nė rezistencėn e kolegėve burra: Ju gratė
kėrkoni ti dhunoni burrat. Gjatė gjithė kohės flitet pėr ju. Nė qoftė se
flitet pėr gratė, kjo do tė thotė se ato se kanė patur kurrė kėtė barazi.
Familja:
Shpeshherė dėgjojmė qė femra etiketohet me lloj-lloj emrash, njė prej tyre
ėshtė edhe femra moderne. Komenti juaj pėr kėtė etiketim.
Znj. Bregu:
Ėshtė njė bashkim fjalėsh qė nė shqip ka tingėllim negativ. Para shumė
vitesh me kėtė emėr etiketoheshin femrat qė kishin thyer tabutė, qė vinin tė
kuqin e buzėve mė parė se tė tjerat, qė uleshin me djem nė kafe, qė
visheshin me rroba ekstravagante, qė rrinin lirshėm. Sot ka njė tendencė
lirshmėrie, nuk ka rregulla strikte, njė grua mund tė ulet me njė burrė nė
kafe. Ca mite tė asaj femre moderne qė kanė qenė dikur janė pėrmbysur. Do
tė thosha se njė femėr ėshtė moderne kur respekton veten dhe tė tjerėt, lė
hapėsirė, pra, qė di tė tolerojė. Etiketimet lėvizin me fushata, me efekte
televizive, me idenė pėr tė qenė mė tėrheqės. Shumė femra duan tė
klasifikohen dhe tė jenė pjesė e femrės moderne, pa e ditur se kush ėshtė
femra moderne. Nė qoftė se respekton detyrimet, tė drejtat e tua, je mė
moderne se askush tjetėr.
Familja:
Ēfarė vlerėsoni mė shumė te njė femėr?
Znj. Bregu:
Te njė femėr vlerėsoj mė shumė nivelin e krenarisė dhe tė vlerėsimit. Do tė
mė pėlqente qė njė grua, njė vajzė, njė femėr tė ishte shumė e ndjeshme.
Shpesh kėtė ia them edhe vajzės, qė ėshtė ende e vogėl, sepse asnjė nuk na i
ka thėnė ne. Edhe ime mė nuk ma ka thėnė mua. Kjo vjen ngaqė ajo ėshtė
rritur nė njė ambjent tjetėr, nė njė kohė tjetėr, ku gjithmonė kėshillat
ishin: Bėhu e mirė! Kujdes kur ecėn rrugės!
Fėmijėt tanė do tė
jenė mė mirė se ne, falė ndryshimit qė po bėjmė, duke i vuajtur pasojat nė
veten tonė. Ne mundohemi tė pėrcjellim ato qė na kanė dhėnė prindėrit, duke
shoshitur, duke marrė atė qė i pėrshtatet kohės, duke gjetur mė tė mirat.
Shpeshherė i them edhe vajzės, i adresohem asaj, pasi biseda me tė ėshtė
dialogu mė i ēuditshėm me veten, tė dojė dhe tė respektojė veten para tė
tjerėve. Nė qoftė se njeriu do dhe respekton veten, ėshtė nė gjendje tė japė
dhe tė marrė, tė falė dashuri pėr tė tjerėt, pėr gjithė shoqėrinė. Nė
momentin kur shkelet vetja me kėmbė ėshtė e kotė tė pretendosh qė ti je e
sinqertė, e vendosur, e zgjuar. Njohja e vetes ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr
tu bėrė.
Familja:
Nė ditėt e sotme vihet re magjepsja pas telenovelave. Ēmund tė na thoni pėr
kėtė dukuri?
Znj. Bregu:
Shumė njerėz thonė se ėshtė mė mirė qė fėmijėt ti dinė kėto gjėra, sesa tė
jenė tė paditur, sesa tė ngelen si puna jonė qė i zbuluam ato pak nga pak,
duke kaluar shpeshherė nė procese dhembjesh e zhgėnjmesh, pasi ndryshe i
kishim mėsuar dhe ndryshe na u servir realiteti. Shumė prindėr mundohen qė
tia japin realitetin fėmijės si bota e pėrrallės, si njė kėshtjellė e
kristaltė ku sguxon njeri tė tė bėjė keq. Kėshtu ndodh edhe me telenovelat.
Nė to pėrcillet njė informacion i pėrzier, i deformuar (duke mos i besuar
asaj aksiome, qė telenovelat janė jeta e pėrditshme). Atėherė vetvetiu lind
pyetja: duhet apo sduhet ti shohim telenovelat? Do tė ishte mirė qė
imazhet dhe rolet qė ofron televizori tė mos merren shabllon. I takon
njeriut, individit, nėnės me fėmijėn, gjyshes me mbesėn, edukatores nė
kopsht tė dijė se ēfarė tė marrė nga imazhet qė ofron televizori, jo vetėm
nė rastin e telenovelave, por edhe pėr emisione tė ndryshme, pasi jo
gjithēka qė jepet mund tė jetė e dobishme. Nuk jam partizane e thėnies se
telenovelat pėrcjellin imazhe tė sakta dhe tė rregullta tė modeleve nė
shoqėri. Telenovelat i shoh me shqetėsim, nuk flas pėr gratė, pasi ato, i
mirė apo i keq, e kanė formuar personalitetin e tyre. Flas me shqetėsim pėr
grupin e fėmijėve, tė adoleshentėve, pasi sjellja e tyre ėshtė nė ndėrtim e
sipėr.
Mund tė sjell njė
shembull: Kur doli gazeta Paloma, te tė rinjtė filluan ethet e dashurisė
sė Palomės me Diegon. Ky modelim, ky mit: njė vajzė e panjohur, qė ėshtė
askushi (qė duket si nė pėrrallėn e Borėbardhės apo tė Hirushes), qė njihet
me pronarin dhe bie nė dashuri me tė; krijon deformime te vajzat nė moshė tė
re, duke menduar se ēdo gjė ėshtė e arritshme nė jetė, nė qoftė se ti lufton
pafund. Padyshim qė njeriu duhet tė luftojė pėr tė arritur diēka.
Telenovelat kanė njė skemė. Gjithmonė personazhet kryesorė pėrfundojnė mirė.
Ka gjithmonė njė linjė dashurie nė mes dhe kjo linjė dashurie pėrthyhet me
intriga tė ndryshme. Realiteti qė pėrballemi sot i trajton gjėrat nė mėnyrė
intrigante, duke i kaluar skenarėt e telenovelave. Jepen ca truke qė ty mund
tė mos kenė shkuar nė mendje. Kjo ėshtė njė mėnyrė qė tė modelon sjelljen.
Familja:
Si paraqitet figura e femrės nė kėto telenovela?
Prof. Bregu:
Figura e femrės nė kėto telenovela ėshtė marrėmendėse, e mirė, e bukur, e
hollė, e zbukuruar, gjithmonė me njė mashkull qė vdes pėr tė. Ėshtė njė
figurė qė ka lidhje me spektrin erotik tė gruas, tė femrės. Ēdo luftė bėhet
pėr zotėrim tė njė personi, qė nė fund tė fundit mbetet prapė ky mashkulli i
vlerėsuar, qė e duan tė gjithė dhe bėjnė luftė pėr ta patur pėr vete.
Familja:
Ju jeni pedagoge nė Fakultetin e Shkencave Sociale, ju kemi parė shpeshherė
si drejtuese dhe organizatore e emisioneve tė ndryshme me karakter social.
Besoj se kjo ju merr njė pjesė tė mirė tė kohės suaj. Si arrini ti
realizoni tė gjitha kėto?
Znj. Bregu:
Ka periudha qė jam e ngarkuar me dy-tri punė njėherėsh dhe qė mė duhet ti
bėj nė vende tė ndryshme dhe bėj ēudi me veten se si ia dal mbanė punėve qė
kam nė duar. Megjithatė ka periudha kur kam shumė kohė tė lirė dhe preferoj
tė rri nė shtėpi, tė lexoj ndonjė libėr. Mundohem se ēdo gjė, ēdo pune ti
jap kohėn dhe pėrkushtimin tim, pasi e kam shumė tė fortė ndjenjėn e
pėrgjegjėsisė. Mundohem qė tė jem gjithmonė nė kohėn dhe vendin e duhur.
Familja:
Njė pjesė tė kohės ju e harxhoni me studime tė ndryshme, pėr tė shuar
kureshtjen e lexuesve tė revistės Familja, a mund tė na thoni se me ēfarė
po merreni tani?
Znj. Bregu:
Tani po pėrpiqem tė mbroj doktoraturėn nė njė nga universitetet italiane. Ka
qenė veprimtaria mė e madhe gjatė kėtyre tre vjetėve, shqetėsimi mė i madh
mendor, pasi gjithmonė mendoja se si do tė arrija deri kėtu, por kjo sdo tė
thotė se gjatė kėtyre tre vjetėve unė tė kem punuar vetėm pėr tė. Shpresoj
tė dal mirė, pasi nė rangun akademik ėshtė titulli mė i lartė qė mund tė
mbrohet. Titujt e tjerė i merr me veprimtari e aktivitete tė ndryshme. Do tė
kisha dashur ta bėja nė Shqipėri, por nuk ishte e mundur, pasi mua mė ka
kushtuar jo vetėm lodhje fizike, por edhe nga ana materiale, pasi kam qenė
pa bursė.
Sapo kam mbaruar
njė film dokumentar pėr dhunėn nė familje, qė u transmetua nga kanali
televiziv Vizion Plus. Kam nė dorė njė projekt, njė dokumentar pėr jetėn e
njė vajze tė trafikuar, qė parashikohet tė mbarojė nė shtator. Po bėj njė
studim pėr trafikun e fėmijėve.
Familja:
Si paraqitet Majlinda si pedagoge? Po si nėnė dhe bashkėshorte?
Znj. Bregu:
Dua tė vlerėsohet ēdo gjė qė bėj. Nė mėsimdhėnie mundohem tė bėj aq sa
mundem, tė mos jem e ashpėr nė gjykim dhe nė marrėdhėniet me studentėt.
Si nėnė, nuk do tė
doja qė vajza ime, Kejda, tė mė shikonte me frikė. Pėr edukimin e saj nuk
jam shumė tolerante, pasi dua qė ti marri dhe ti ketė bazė pėr tė
nesėrmen. Skam qejf qė pėr gjėrat e veta tė urdhėrojė tė tjerėt. Dua qė ajo
tė fillojė tė mėsohet me pėrgjegjėsitė qė i takojnė. Skam qenė asnjėherė e
mendimit se fėmijėn lėre dhe do tė rritet vetė. Jam dakort me mendimin, qė
njė fėmijė tė rritet me mė shumė dashuri, sesa me mė shumė mbikėqyrje mbi
kokė. Fėmija nuk duhet lėnė si nė njė pyll, qė ti zgjedhė vetė rrugėt dhe
tė bėjė si tė dojė. Fėmijės i bėn shumė keq, nė qoftė se e rrit me mendimin
se gjithė bota ėshtė nė duart e tua, bėj ēfarė tė duash, ha ku tė duash, se
nė shtėpi ėshtė mami qė tė do. Nė jetė askush nuk tė toleron qė tė kesh
hapėsira tė pafundme.
Dua tė jem pranė
bashkėshortit tim nė ēdo moment. E shoqėroj bashkėshortin nė proceset e
ndryshme tė punės. Shpeshherė punojmė bashkė, por nuk rezervohem tė them
hapur mendimin tim. Nuk kam nėnvlerėsuar asgjė. Ėshtė njė marrėdhėnie e
ndėrsjelltė, qė ka si bazė komunikimin. Nuk besoj nė pėrrallat romantike tė
dashurisė sė pėrjetshme, tė pandryshueshme, sepse njeriu ndryshon. Problemet
marrin formė tjetėr, nė familje hyn fėmija. Nė qoftė se njerėzit i hapin
rrugė bisedės dhe ballafaqimit tė mendimeve, atėherė marrėdhėnia nė ēift
ėshtė e mirė. Nuk mendoj se e realizoj kėtė gjithmonė, por mundohem tė
kultivoj njė frymė komunikimi nė familje.
Intervistoi Jerida
Kulla
|