Revista Familja Online

Brenda familjes

Kujtesa e fėmijėve, thesar i paēmuar 

Kujtesa ka tė bėjė me depozitimin e informacionit qė merret, ruajtjen dhe ripėrdorimin e tij mė vonė.

Procesi i kujtesės pėrkon me procesin e komunikimit, tė tė mėsuarit dhe tė ndėrgjegjes.

Tek fėmijėt kujtesa shpesh identifikohet me tė mėsuarit mirė tė mėsimeve, me tė mbajturit mend pėrmendėsh, por ata nuk e dinė se kujtesa ka tė bėjė edhe me komunikimin e pėrditshėm, me  zakonet dhe shprehitė, me njohjen e objekteve vetjake.

Nė moshėn parashkollore, mosha 3-6 vjeē, si dhe nė moshėn 6-11 vjeē ėshtė karakteristike kujtesa mekanike, qė realizon futjen dhe riprodhimin e informacionit pa e pėrpunuar dhe pa e ndryshuar. Kjo lloj kujtese, siē dihet, ka shumė pak rendiment. Lloji i informacionit qė riprodhohet mė lehtė nė kėto mosha ėshtė informacioni qė lidhet me kujtesėn figurative ose shqisore.

Fėmija ėshtė shumė mė tepėr shqisor sesa verbal. Kur do tė fiksosh diēka nė mendjen e tij, ėshtė mė mirė t’ia tregosh objektin sesa tė pėrdorėsh emrin e tij.

Nė fillim tė moshės 9-11 vjeē kujtesa konkrete fillon tė alternohet me atė abstrakte. Kujtesa, sipas shqisave, nė moshėn e re shkollore paraqitet kryesisht nė tre lloje: kujtesė pamore, dėgjimore e lėvizore.

Nė moshėn e fėmijėrisė kėto lloje kujtesash funksionojnė tė pėrziera bashkė, si pėr shembull, pėrvetėsimi i shkrimit dhe i kėndimit bėhet nga fėmija duke alternuar tė trija kėto lloje kujtesash.

Pas moshės 9 vjeē kujtesa pamore e tejkalon kujtesėn dėgjimore.

Kujtesa lėvizore gjithashtu ėshtė shumė efektive te fėmijėt, sidomos kur shoqėrohet me llojet e tjera tė kujtesave. Tė mėsuarit e njė vjershe pėrmendėsh i shton tė mbajturit mend pamor (tė vendit ku ndodhen fjalėt e vjershės, rreshtat).

Pėr kujtesėn dėgjimore e pamore ėshtė bėrė njė vėzhgim me fėmijė tė moshave tė ndryshme. Atyre iu dha njė material pėr ta pėrsėritur. Kur iu dha diēka pėr ta riprodhuar fėmijėve tė moshės 6-8 vjeē, ata  pėrsėritėn 80% tė materialit. Fėmijėt e moshės 9-11 vjeē pėrsėritėn 90% tė materialit, kurse fėmijėt e moshės 12 vjeē e pėrsėritėn materialin 100%.

Duke pasur parasysh rolin e kujtesės mekanike nė moshėn e re shkollore, me interes shfaqet edhe roli i pėrsėritjeve gjatė procesit tė tė mėsuarit. Kėshtu pėr shembull: mėsimi i vjershės pėrmendėsh, i alfabetit, i tabelės sė shumėzimit ėshtė njė mėsim mekanik. Megjithatė, ajo qė duhet pasur parasysh kėtu ėshtė se pėrsėritja nuk duhet parė si njė riprodhim mekanik i tė njėjtit veprim.

Pėrsėritja qė ka efekivitet duhet tė ngrihet nga njėra pėrsėritje te tjetra, duke u bėrė gjithnjė e mė ekonomike, duke shmangur harxhimet e padobishme tė gjesteve, tė kohės. Maksimumi i asaj qė arrihet me pėrsėritje tė shumta ėshtė njė regjistrim e ruajtje pėr njė kohė tė shkurtėr tė informacionit dhe njė harresė e shpejtė. Ashtu si edhe pėr kujtesėn afatgjatė, edhe pėr kujtesėn afatshkurtėr pėrforcuesja mė e mirė ėshtė praktika, pra, vėnia nė zbatim tė asaj qė ėshtė mėsuar. Pėrsėritjet nė moshėn e re shkollore janė shumė tė rėndėsishme. Sa mė i madh tė jetė numri i seancave, aq mė i lartė do tė jetė rendimenti i tė mbajturit mend. Ndėrkaq, pėr tė shmangur harresėn, intervalet e pushimit s’duhet tė jenė tė gjata. Duke krijuar intervale pushimi nė mendje krijohet njė ide e qartė dhe materiali nis tė kuptohet, edhe pse tė kuptuarit lidhet ngushtė me ruajtjen nė kujtesė tė njė strukture tė qartė tė informacionit. Ėshtė e domosdoshme tė  kombinohen lėndė tė natyrave tė ndryshme gjatė tė mėsuarit. Pas leximit tė mėsohet matematika, pas matematikės gjuha, etj. Aftėsia e fėmijėve pėr tė fiksuar fraza e fjali abstrakte ndryshon nga mosha nė moshė.

Shkaqet e fiksimit dhe tė ruajtjes keq tė informacionit nė kujtesėn e fėmijėve duhen kėrkuar nė mėsimin e ndėrprerė, pasi mėsimet nuk mėsohen deri nė fund me po atė interes. Vėmendja ka pasur ulje e ngritje, njohuritė kanė pasur boshllėqe, sepse fėmija nuk i ka vėnė detyrė vetes t’i mposhtė vėshtirėsitė deri nė fund dhe ėshtė kėnaqur me njė sukses tė pjesshėm.

Kėtu del si detyrė qė fėmija tė kontrollohet gjatė studimit ose nė pėrfundim tė tij. Mėsimi mė tepėr regjistrohet pjesėrisht, pėrvetėsohet pjesėrisht dhe ruhet nė mėnyrė tė shpėrndarė nė kujtesė, si rrjedhojė ai nuk mbahet mend.

Faza e riprodhimit ėshtė e lidhur ngushtė me njė nėnfazė tė saj, me njohjen. Kjo fazė pėrqendrohet nė aftėsinė pėr tė njohur, pėr tė mbajtur mend dhe pėr tė rikujtuar njė informacion. Ėshtė e kuptueshme se njohja realizohet mė shpejt se riprodhimi, sepse njohja realizohet me anė tė perceptimit. Pra, pėr fėmijėt ėshtė mė e thjeshtė tė njohin sesa tė riprodhojnė. Tė mbajturit mend tė fėmijės mund tė kontrollohet edhe me anė tė recitimit. 

Nga eksperimentet e ndryshme ėshtė parė se fėmijėt e moshės 6-8 vjeē mund tė riprodhojnė nė ēast figura gjeometike e fjalė nė masėn 80%, kurse fėmijėt e moshės 9-10 vjeē arritėn tė riprodhojnė nė masėn 90%.

Nė moshėn 6-8 vjeē ka njė prirje tė theksuar pėr tė fantazuar. Fėmijėt kanė dėshirė pėr tė sajuar gjithēka. Kjo imagjinatė pengon riprodhimin me vėrtetėsi tė informacionit, por sidoqoftė njė fėmijė me imagjinatė tė tillė nuk ka kujtesė tė dobėt. Ata regjistrojnė shpejt dhe fakti qė i shtojnė diēka informacionit do tė rregullohet me kalimin e kohės. Fėmijėt, shpesh, pa marrė njė informacion tė saktė kalojnė nė njė informacion tjetėr dhe kėshtu informacionet e marra jo siē duhet e humbin sensin e drejtimit kyesor. Njė  nga elementėt qė e dėmtojnė kujtesėn ėshtė ērregullsia, mungesa e aftėsisė dhe e dėshirės pėr tė renditur njohuritė e marra. Ky tipar vihet re te fėmijėt e shkollave fillore. Fėmijėt me njė karakteristikė tė tillė mbajnė mend pak dhe nė mėnyrė tė ērregullt. Me kėta fėmijė duhet punuar mė parė pėr ndryshimin e veēorive tė tjera  nė lidhje me karakterin e tij.

Tė tjerėt janė mėsuar tė punojnė sipas skemave qė i kanė huazuar nga tė rriturit. Faza e ruajtjes sė kujtesės sė tyre funksionon relativisht mirė, informacioni ruhet mirė. Ruhet mė mirė ai informacion qė pėrsėritet me tė njėjtat gjeste, fjalė. Por kur atyre u jepet njė informacion i ri pėr ta riprodhuar, truri i tyre bėhet i paaftė pėr riprodhim.

Pjesa mė e mirė e fėmijėve tė kėsaj moshe janė tė rregullt e sistematik dhe pėr mė tepėr kujtesa e tyre funksionon shumė mirė dhe ruan ēdo gjė. Ata pranojnė ēdo vėrejtje tė tė rriturve gjatė kryerjes sė detyrave tė shtėpisė, janė tė vėmendshėm, s’humbasin asgjė nga ajo qė u thuhet. Tipa tė tillė hasen mė shumė nė moshėn 9-11 vjeē, qė u takon klasave tė tretė dhe tė katėrt tė shkollės tetėvjeēare. Kėta tipa fėmijėsh shpesh ngatėrrohen me tipin e fėmijės tepėr tė butė, qė nė tė vėrtetė haset shumė rrallė.

Te fėmijėt e parė ėshtė e vėshtirė pėr mėsuesin a edukatorin tė kuptojė arsyetimin, tė menduarin, kujtesėn e tij. Ai tė krijon idenė se regjistron ēdo gjė qė thuhet e dėgjohet, por nuk ėshtė ashtu. Pranimi i ēdo gjėje ėshtė tregues i mungesės sė vėmendjes dhe i mungesės sė regjistrimit tė informacionit, ose i njė kujtese qė regjistron nė mėnyrė mekanike dhe aspak me logjikė. Ai ka mungesė interesash dhe pasioni, prandaj ai meriton vėmendje tė pėrhershme. Paqėndrueshmėria e vėmendjes, dobėsia e saj janė gjithashtu njė faktor tepėr negativ pėr kujtesėn e fėmijės. 

Nga mosha 9-10 vjeē fėmijėt fillojnė tė shfaqin interesa pėr fusha tė caktuara tė dijes. Kjo vėrehet edhe nė rastet e pėrvetėsimit mė mirė ose mė me kėnaqėsi tė lėndėve tė ndryshme. Interesat e veēanta i japin pėrparėsi edhe llojeve tė veēanta  tė kujtesės.

Njė tjetėr karakteristikė e moshės 6-7 vjeē ėshtė edhe ngatėrrimi i kohėve tė veprimeve, tė sė tashmes me tė shkuarėn dhe me tė ardhmen.

Ky ngatėrrim i ngjarjeve dhe i kohės ka tė bėjė me faktin se kujtesa ėshtė e dobėt dhe nuk mund   tė ndėrtojė lidhje shkakore dhe kohore qė i nevojitet kujtesės logjike. Por kjo gjendje ka edhe njė shpjegim tjetėr, qė fėmija ėshtė i paqėndrueshėm nga ana emocionale, si rrjedhim ngjarjet duke mos u pėrjetuar thellė harrohen lehtė. Edhe diēka qė krijon emocione tė larta te fėmija le mbresa vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. Fėmijėt e vegjėl gėrshetojnė pėrjetimin e sė tashmes me gėzimet dhe hidhėrimet. Ai e ka tė vėshtirė tė kujtojė tė kaluarėn apo tė mendojė pėr tė ardhmen. 

Me interes do tė ishte tė dihet se nė ē’moshė fillojnė tė regjistrohen te fėmija kujtimet qė mbahen mend edhe kur rritet. Mendohet se kėto kujtime i pėrkasin moshės 3-5 vjeē. Ėshtė njė moshė qė ruan gjithēka. Por nė moshėn 5-7 vjeē njė pjesė e mirė e kėtyre kujtimeve zhduken, duke ngelur vetėm njė pjesė e kujtimeve qė ruhen deri nė moshė tė thyer. Ka njė grup njerėzish qė pohojnė se kanė kujtime qė nga mosha 2 vjeē, kurse pėr grupin tjetėr kujtimet filllojnė nė moshėn 7-8 vjeē. Ai grup qė kujton mirė periudhėn e fėmijėrisė sė hershme ka filluar tė flasė tepėr shpejt, kurse grupi tjetėr, ose ka folur vonė, ose ka pasur shumė vėshtirėsi nė shqiptimin e fjalėve. Pra, mund tė themi se gjuha ėshtė baza e zhvillimeve psikike tė inteligjencės njerėzore.

Aftėsia e fėmijėve pėr tė emėrtuar objektet qė i rrethojnė apo emocionet qė ata provojnė  tregon se kujtesa e tyre funksionon mirė. Ka fėmijė qė flasin nė mėnyrė korrekte. Te kėta fėmijė mendohet se lidhja midis emocioneve dhe fjalėve qė pėrcaktojnė ato tė jetė e fortė. Ky do tė ishte edhe shpjegimi i kujtesės sė fortė te disa njerėz. Fėmijėt, qė nė moshėn 2-3 vjeē, me zhvillim tė parakohshėm, qė flasin si tė rritur, e kujtojnė mjaft mirė kėtė moshė. Prandaj, ėshtė mirė qė fėmijėt tė nxiten tė thonė gjithēka me fjalė. Ai edhe mund tė gabojė, por duhet tė korrigjohet. Kėshtu kujtesės i bėhet shėrbimi i duhur, duke u zhvilluar edhe lloji i saj verbal.

Nga eksperimentet e bėra me nxėnėsit e tetėvjeēares u pa se, kur nuk ndihmohen nga fakte pėr tė aktivizuar receptorėt, ata kujtonin me vėshtirėsi. Mė sė shumti ata kujtonin moshėn 3-4 vjeē dhe mė rrallė moshėn 2-3 vjeē. Nga ritregimet e tyre gjejmė zmadhime e zbukurime, por edhe zbehjen e detajeve. Shpesh, ngarjet lidheshin me sėmundje, vdekje tė njerėzve tė afėrm apo me diēka tė bėrė pėr herė tė parė dhe qė ka lėnė mbresa pėr fėmijėn.

Pra, kėto kujtime kanė vlerėn e tyre, pasi me to bėhet lidhja me tė tashmen dhe me tė ardhmen, dhe janė tregues i karakterit tė fėmijės, tė njė periudhe pa paragjykime, pra, tė njė kujtese origjinale.

Pėr tė mbyllur kėtė  punim me pretendime shkencore nxjerr si konkluzion se, pėrveē  punės me tė rriturit, pėr t’i shėruar ata nga sėmundjet psikike si: skleroza apo muret e kujtesės, duhet punuar me fėmijėt, qė ata tė kenė njė kujtesė tė mirė.

    Entela Hidri
 



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2004