Bardhė e zi

 Kuptimi i jetės

  “Thuaj: “O robėrit e Mi, qė e keni ngarkuar veten tuaj me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, se Allahu i fal tė gjitha mėkatet! Ai fal shumė dhe ėshtė mėshirues. Kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t’u vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush t’ju ndihmojė. Pėrmbajuni mė sė mirės qė ju ėshtė shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijė dėnimi befas e ju tė mos e dini. E tė mos thotė ndokush: “O, i mjeri unė qė kam lėnė mangut respektin ndaj Allahut e qė kam qenė njė prej atyre qė talleshin! Ah, sikur tė mė kishte udhėzuar Allahu (nė rrugė tė drejtė) e tė kisha qenė prej atyre qė janė tė ruajtur! Apo kur ta shohė dėnimin do tė thotė: “Sikur tė isha kthyer edhe njėherė e tė isha bėrė prej atyre bamirėsve! Jo, ty tė patėn ardhur argumentet e Mia, e ti i pėrgėnjeshtrove ato, u bėre kryeneē dhe ishe prej atyre qė nuk besuan.” (39: 53-59)

 

Filmi dokumentar amerikan qė flet pėr historinė e profetit Muhamed (a.s) nxiti njė interesim tė madh nė rrethet amerikane, qė nė prezantimin e tij tė parė. Kjo ėshtė hera e parė qė njė stacion zyrtar me pėrhapje tė gjerė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pikėrisht stacioni PBS, shfaq njė film qė flet pėr biografinė e Profetit (a.s), nė mėnyrė tė detajuar. Filmi ėshtė pėrgatitur nga Majkėll Wolf dhe Aleksandėr Kronimir. Pėrgatitja e tij mori tre vjet kohė. Xhirimi i tij kishte mbaruar pėrpara ngjarjeve tė 11 shtatorit, por plotėsimi dhe prezantimi i tij u vonuan pėr shkak tė kėrkimit tė hallkės qė mungonte, e cila do tė lidhte ngjarjen e shtatorit me personalitetin pozitiv musliman. Me tė vėrtetė, ata arritėn tė gjenin shembullin qė kėrkonin. Ai ishte Kevin Xhejms, njė zjarrfikės amerikan musliman qė ndihmoi nė shpėtimin e viktimave tė ngjarjes sė njėmbėdhjetė shtatorit.

Mbėshtetja mė e madhe e tij ishin disa takime me specialistė muslimanė. Midis tyre ishte edhe thirrėsi islam amerikan Hamza Hanson.

Filmi prek dhe flet pėr dallimin qė ekziston mes xhihadit dhe dhunės. Thirrėsi Hamza Hanson sqaron se xhihadi u bė detyrim trembėdhjetė vjet pas pikėnisjes sė thirrjes islame.

Kjo erdhi si pasojė e persekutimit tė muslimanėve. Muslimanėt u luftuan, sepse pranuan Islamin. Karin Armstrong shton e thotė: “Kurani, nė shumė ajete, e ndalon vrasjen. Ai (Kurani) ėshtė kundėr fillimit tė luftėrave, duke veēuar vetėm rastet kur pėrpara muslimanėve nuk mbetet zgjidhje tjetėr, pėrveē luftės si: nė rast padrejtėsie apo rreziku pėr thirrjen islame. Xhihadi, nė terminologjinė islame, ndahet nė dy pjesė: xhihadi i madh, lufta me veten, pėr t’u larguar nga veset e kėqija dhe xhihadi i vogėl, beteja kur kushtet e muslimanėve e bėjnė atė fakt tė pakundėrshtueshėm.”

Ajo qė tėrhoqi mė shumė vėmendjen ishte faqja e posaēme nė internet. Ajo pėrmbante hollėsira tė shumta pėr fenė islame dhe biografinė profetike.

Kjo pjesė u hap me fjalėn e Karin Armstrong rreth Israsė dhe Miraxhit, ashtu siē pėrmendet nė Kuran, duke e lidhur atė me takimin e Profetit (a.s) me pjesėn tjetėr tė profetėve. Kjo shpjegon kėndvėshtrimin islam pėr fetė e tjera e qė mund tė pėrmblidhet me fjalėt: ēdo popull ka pasur profetin e tij dhe tė tėrė profetėt bashkohen nė tė njejtin mesazh. Kurani pėrmend emrat e disa profetėve si: Ademin, Jusufin, Jakubin e Musėn (a.s). Gjithashtu ajo pėrqendrohet nė zbritjen e njė sureje tė plotė qė flet pėr historinė e Merjemit dhe Isait (a.s), duke treguar dallimin mes muslimanėve dhe tė krishterėve.

Folėsi fillon me Islamin si njė prej feve mė nė rritje nė botė e nė mėnyrė tė veēantė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Numri i muslimanėve atje arrin nė rreth 10 milionė, ndėrkohė qė statistikat zyrtare amerikane e kufizojnė nė rreth gjashtė milionė. 50 % e muslimanėve nė Amerikė pėrbėhet nga emigrantė, e shumica e tyre janė nga shtetet e Azisė, ku 30-45 % e tyre janė nga Afrika. Filmi flet pėr kėndvėshtrimin e kėtij numri muslimanėsh nė Amerikė, pėr Profetin (a.s), si burimin kryesor tė projektimit tė kontureve tė jetės, marrėdhėnieve dhe ritualeve tė tyre fetare, duke vėnė nė dukje sfidat dhe presionet qė ata po pėrjetojnė pas ngjarjes sė njėmbėdhjetė shtatorit tė vitit 2001. Nuk mungon as mendimi i popullit amerikan pėr ta.

Filmi i drejton gishtat e akuzės drejt varfėrisė, injorancės dhe mendimeve tė gabuara qė rrethojnė muslimanėt nė vende tė ndryshme tė botės dhe si pasojė e tyre dalin veprime tė gabuara. Kėto veprime nuk janė pjesė e fesė islame.

Filmi prezanton jetėn e familjes muslimane, duke e dhėnė nėpėrmjet jetės sė njė nėne dhe vajzės sė saj. Nexhah Bazi, njė infermiere qė lindi dhe jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe vajzės sė saj, Nadjas, e cila ka zgjedhur tė veshė hixhabin, pa ndonjė ndikim apo presion tė drejtpėrdrejtė nga prindėrit. Ajo e konsideron atė si detyrim, qė nė vetvete pėrmban njė urtėsi pėr  gruan.

Filmi flet edhe pėr kėndvėshtrimin e Islamit ndaj gruas, e cila nė shekullin e shtatė nuk kishte asnjė tė drejtė, madje edhe nė Gadishullin Arabik, ku u shfaq fenomeni i varrosjes gjallė tė vajzave. Ai sqaron qėndrimin e Islamit ndaj saj. Kjo fe ka ardhur me paralajmėrim pėr atė qė prek jetėn e femrės, duke e nderuar e duke e konsideruar tė barabartė me burrin nė tė drejta e detyrime pėrpara Allahut. Kjo konsideratė shkon mė tej, kur asaj iu dha e drejta e kushtėzimit nė aktin e martesės dhe e drejta e kėrkimit tė divorcit. Nuk mund tė harrohen hadithet dhe orientimet profetike, tė cilat vėrtetojnė nderimin qė Islami i ka bėrė gruas. Mund tė pėrmendim thėnien e Profetit (a.s): “Xheneti ėshtė nėn kėmbėt e nėnave.”

Faqja e internetit sqaron marrėdhėnien shembullore tė Profetit (a.s) me gruan e tij, Hatixhenė, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj.

Ajo ishte e para qė i tregoi pėr Revelatėn hyjnore qė i zbriste atij.

Megjithėse shumica e meshkujve nė Gadishullin Arabik nė atė kohė ishin tė martuar me mė shumė se njė grua, Profeti (a.s) qėndroi me njė grua te vetme. Filmi e justifikon poligaminė nė jetėn e Profetit (a.s), pas vdekjes sė saj, me nevojėn pėr thirrjen islame, si dhe me ndėrtimin e shoqėrisė islame. Gjithashtu, numri i grave tė tij ka qenė edhe pėr arsye politike, ku nė krye qėndronte vėllazėrimi mes fiseve, pasi pėrhapja e luftėrave kishte bėrė qė ata tė dobėsoheshin. Por ai vė nė dukje qė legjitimiteti i poligamisė nė Islam ėshtė i kushtėzuar me drejtėsinė dhe mundėsinė financiare. Filmi vazhdon mė tej me historinė e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, e cila u bė burimi i parė i pėrhapjes sė diturisė profetike tek gratė, e shoqėruar me orientimin e Profetit (a.s).

 

Islami dhe hebrenjtė

Karin Armstrong flet pėr kėndvėshtrimin islam ndaj hebraizmit duke thėnė: “Islami nė asnjė mėnyrė nuk thėrret pėr armiqėsi ndaj hebraizmit apo hebrenjve. Pėrkundrazi, Kurani fton muslimanėt tė besojnė librat e tjerė qiellorė qė kanė ardhur para tij, si dhe urdhėron pėr njė trajtim tė mirė tė ithtarėve tė librave qiellorė, pėrkundėr idesė sė pėrhapur ndėr ne, qė Islami ėshtė fe armiqėsore e qė nuk i pranon jomuslimanėt”.

Gjithashtu faqja e internetit flet pėr marrėdhėniet mes hebrejve e muslimanėve nė qytetin e Medines. Konteksti dramatik i kėsaj pjese tė filmit, qė flet pėr fillimet e Islamit nė Medine, vėrteton respektin e shumė hebrenjve pėr thirrjen profetike dhe gjykimin e drejtė tė tyre. Filmi shfaq shkaqet qė bėnė hebrenjtė tė refuzonin profetėsinė e Muhamedit (a.s). Nė  atė kohė thuhej se profeti i fundit qė do tė vinte do tė ishte nga mesi i tyre. Kjo bėri qė priftėrinjtė tė thėrrisnin se ky profet patjetėr duhet tė jetė nga vetė hebrejtė e jo nga arabėt. Filmi demonstron arsyen dhe thotė se tėrė luftėrat dhe konfliktet qė shpėrthyen mes muslimanėve dhe hebrenjve nė atė kohė kanė qenė pasojė e besėtytnive, traditave fisnore e shoqėrore qė sundonin nė atė pjesė toke, ku ishte e prerė qė individi t’i qėndronte besnik fisit tė tij dhe tė ruante me fanatizėm atė qė kishte trashėguar.

 

Si u bė musliman Majkėll Wolf

Hamza Hanson, ėshtė amerikani qė pranoi Islamin dhe ia kushtoi jetėn thirrjes islame, themeluesi i akademisė “Zejtuna” nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo akademi ka pėr qėllim ringjalljen e trashėgimisė islame dhe pėrkthimin e shumė librave fetarė nė gjuhėn angleze.

Hulumtuesja e shquar britanike Karin Armstrong, e cila mė parė ka qenė murgeshė deri nė momentin qė doli nga kisha pėr tė studiuar tėrė fetė, flet me dhembje pėr ngjarjet e njėmbėdhjetė shtatorit. Ajo ka njė numėr shkrimesh ku sqaron pėrpara botės perėndimore tė vėrtetėn e Islamit.

Sė fundi, ideatori i kėsaj vepre dhe njėri prej realizuesve tė tij ėshtė Majkėll Wolf, i cili para kėsaj pune bėri njė prezantim tė udhėtimit tė Haxhit, tė shfaqur nga kanali CNN. Pėrshtypjet e udhėtimit i hodhi nė njė prej librave tė tij. Nė tė flet pėr historinė e pranimit tė Islamit, pasi qe rritur mes prindėsh jo muslimanė, babain hebre dhe nėnėn tė krishterė. Nė shėnimet e tij ai thotė: “Pas njėzet e pesė vjetėsh pune si shkrimtar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės fillova tė interesohesha pėr tė diskutuar disa ēėshtje, sidomos pėr ndryshimet fetare dhe fanatizmin fetar. Kėshtu qė vendosa tė jetoja nė Afrikė mes grupesh arabe, berbere dhe europianėve muslimanė. Gjėja e parė qė mė tėrhoqi vėmendjen ishte qė ky grupacion nuk u pėrpoq tė njihte nacionalitetin, mendimin apo pamjen time, por thjesht mė pyetėn pėr pėrkatėsinė time fetare. Aty kuptova se tek ata, baza pėr vlerėsimin e njė personi ndryshonte nė varėsi tė fesė. M’u kujtuan leximet qė kisha bėrė pėr Islamin. Ato thoshin qė Islami eleminon tėrė dallimet me bazė rrace e materiale qė sundojnė sot nė botė. E pėlqeva Marokun mė shumė se tė tjerėt dhe ndjeva qė unė po kėrkoja njė formė tė re jete, qė mund tė ishte plotėsisht e ndryshme nga ajo qė isha rritur. Po kėrkoja njė ekuilibėr mes shpirtit dhe trupit, njė lidhje qė nuk ndan mes natyrės njerėzore dhe detyrave fetare, qė nuk bie nė kundėrshtim me lirinė. Me fjalė tė tjera, nuk e ndan fenė nga dija dhe jeta.

Sa mė shumė njihesha me Islamin, aq mė shumė e ndieja bukurinė e tij. Kjo ishte edhe ideja pėr tė cilėn fliste njė prej dijetarėve tė perėndimit, duke thėnė pėr Kuranin dhe dispozitat e tij: “Sado qė ne tė pėrparojmė nė sistemet tona mėsimore, nė mėnyrėn e tė menduarit e tė tė folurit, do tė mbetemi tė dobėt pėr t’i kapėrcyer ato, apo tė dalim me mėsime tė tjera mė tė mira se to.

Unė e pranova Islamin, pasi e kuptova thellė kėtė fe shembullore.

Ndėrsa pėr realizimin filmik tė udhėtimit  tė tij tė Haxhit, thotė: “Duke qenė qė unė jam shumė i apasionuar pas udhėtimeve, sezoni mė i rėndėsishėm i udhėtimit tim, pas pranimit tė Islamit, ishte vizita e Mekės sė nderuar. Ajo u planifikua nė muajin e Ramazanit, tė cilin nuk e ndan nga Haxhi veēse dy muaj. U pėrgatita pėr xhirimin e Haxhit dhe shfaqjen e tij nėpėrmjet kanaleve mė tė shquara satelitore, qė ajo t’i arrinte botės perėndimore dhe jomuslimanėve.”

Pėr filmin e fundit dokumentar rreth jetės sė Profetit (a.s), Wolfi thotė: “Kjo ėshtė puna pėr tė cilėn ka ėndėrruar e ėndėrron ēdo rregjisor. Ne kemi paraqitur nė kėtė dokumentar historinė mė tė rėndėsishme tė jetės sė njė personi. Por unė nė realitet ia drejtoj kėtė histori popullit amerikan, jomuslimanėve, tė cilėve nuk u ėshtė dhėnė rasti ta dėgjojnė saktė atė. Dėshiroja qė t’ia prezantoja shoqėrisė sime fenė time tė vėrtetė. Dėshiroj akoma qė personaliteti im tė shkrihet plotėsisht me kėtė fe. U jap pėrgjigje tė gjithė atyre qė sulmojnė ndryshimin tim nė fenė islame: Unė nuk kam bėrė tregti me identitetin tim amerikan. Kėrkova kuptimin e jetės dhe e gjeta atė nė Islam, kėshtu qė e pėrkrah atė me  besim e bindje.

Mersila Vodha



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2004