Revista Familja Online

Plotėsuese

Pėrsosmėria e njeriut

A jemi diēka mė shumė se “kafshė” inteligjente?

Nė lidhje me veprimet dhe pėrpjekjet trupore, nuk jemi mė shumė se “kafshė” tė dobėta dhe krijesa tė pambrojtura. Mbretėria nė dispozicionin tonė ėshtė kaq e kufizuar, saqė gishtat tanė mund tė prekin perimetrin e saj. Dobėsia, pafuqia dhe mefshtėsia jonė janė kaq tė mėdha, saqė edhe kafshėt e zbutura ndikohen nga to. Nėse ndonjė kafshė e zbutur krahasohet me homologen e saj tė pazbutur, do tė vihen re ndryshime tė mėdha.

Por, si qenie tė nėnshtruara kemi nevojė tė lutemi dhe tė kėrkojnė. Jemi udhėtarė tė nderuar,   qė na kanė lejuar tė qėndrojmė pėr pak kohė nė shtėpinė e mysafirėve tė kėsaj bote. Ne jemi mysafirė tė Bujarit, i Cili i ka vėnė thesaret e mėshirės sė Tij tė pafundme nė dispozicionin tonė, na i ka nėnshtruar veprat e pashoqe tė fuqisė sė Tij krijuese dhe shėrbyesit e Tij specialė. Gjithashtu, Ai ka pėrgatitur pėr nevojat dhe kėnaqėsitė tona njė hapėsirė kaq tė gjerė, saqė rrezja e saj e madhe zor se mund tė pėrfshihet nga syri apo imagjinata.

Nėse mbėshtetemi nė aftėsitė tona fizike dhe tė lindura, duke e konsideruar jetėn e kėsaj bote si qėllimin tonė kryesor dhe duke u pėrqendruar nė kėnaqėsitė e saj, do tė mbytemi brenda njė rrethi shumė tė ngushtė. Pėrveē kėsaj, pjesėt e trupit tonė, ndjesitė dhe zotėsitė do tė jenė paditėsit dhe kundėrshtarėt tanė nė jetėn e pėrtejme. Por, nėse e dimė se jemi mysafirė dhe si rrjedhojė, e kalojmė jetėn brenda kufijve tė miratuar nga Mikpritėsi Bujar, do tė ēojmė njė jetė tė lumtur e paqėsore dhe do tė arrijmė nivelet mė tė larta. Do tė shpėrblehemi me njė jetė tė pėrhershme e tė hareshme nė botėn e pėrtejme. Tė gjitha pjesėt e trupit tonė dhe zotėsitė do tė dėshmojnė nė favorin tonė.

Aftėsitė tona tė mrekullueshme nuk na janė dhėnė vetėm pėr t’i pėrdorur nė jetėn e parėndėsishme tė kėsaj bote, por na janė dhėnė pėr jetėn tonė tė pėrhershme. Ne kemi mė shumė aftėsi dhe ndjenja sesa kafshėt, por kėnaqėsia qė na buron nga jeta jonė fizike ėshtė mė e vogėl nga ajo ēka pėrfton njė kafshė. Ēdo kėnaqėsi nė kėtė botė mbart gjurmė dhembjeje, prishet nga brengat e sė shkuarės, frika e sė ardhmes dhe zhdukja e kėnaqėsisė sė pėrfunduar. Nga ana tjetėr, kafshėt ndiejnė kėnaqėsi pa dhembje, gėzim pa ankth dhe nuk kanė asnjė brengė tė sė shkuarės apo ankth pėr tė ardhmen. Ato shijojnė jetė tė rehatshme dhe lavdėrojnė Krijuesin e tyre.

Ne jemi krijuar nė formėn mė tė mirė. Nėse pėrqendrohemi vetėm nė jetėn e kėsaj bote, zbresim mė poshtė se njė trumcak, edhe pse kemi aftėsi shumė mė tė zhvilluara se njė kafshė.  Po e shpjegoj kėtė fakt nė formė alegorie: Njė njeri i jep shėrbyesit tė tij 10 monedha tė arta dhe i thotė t’i blejė njė veshje. Ai i jep njė shėrbyesi tjetėr 1000 monedha tė arta dhe e dėrgon atė nė treg me njė listė pėr tė blerė. I pari ble njė veshje prej njė pėlhure tė cilėsisė sė  lartė. I dyti vepron pa mend. Ai nuk vė re se sa para i janė dhėnė dhe nuk  e lexon listėn e gjėrave qė duhet tė blejė. Duke u nisur nga mendimi pėr tė imituar shokun, ai shkon nė dyqan dhe kėrkon njė veshje. Shitėsi, jo i ndershėm, i jep atij njė veshje tė cilėsisė sė keqe. Shėrbyesi i pafat kthehet tek pronari duke marrė njė qortim dhe ndėshkim tė ashpėr. Ēdokush mund tė shohė se 1000 monedhat e arta nuk iu dhanė pėr njė rrobė, por pėr njė marrėveshje tė rėndėsishme. Nė tė njėjtėn mėnyrė, aftėsitė tona shpirtėrore, ndjenjat dhe ndjesitė janė mė tė zhvilluara se ato tė kafshėve. Pėr shembull, ne mund t’i vėshtrojmė tė gjitha shkallėt e bukurisė, tė shijojmė tė gjitha shijet e veēanta tė ushqimeve, tė depėrtojmė nė detaje tė shumta tė realitetit, tė kemi etje pėr tė gjitha gradat e pėrsosmėrisė, e kėshtu me radhė. Nga ana tjetėr, kafshėt, me pėrjashtim tė ndonjė aftėsie tė veēantė, mund tė perceptojnė vetėm njė ngjarje tė vogėl, nėse munden. Arsyeja dhe ndjenjat, tė cilat janė zhvilluar shumė falė mendjes dhe intelektit tonė, kėrkojnė qė ne tė kemi shumė aftėsi. Nevojat tona tė shumta na kanė nxitur tė zhvillojmė ndjenja tė ndryshme dhe tė bėhemi tė ndjeshėm ndaj shumė gjėrave. Gjithashtu, pėr shkak tė natyrės sonė komplekse, na janė dhėnė dėshira tė shndėrruara nė qėllime dhe objektiva tė caktuara. Ndjenjat dhe aftėsitė tona janė tė zhvilluara tej mase pėr shkak tė larmisė sė detyrave tona thelbėsore. Pėrveē kėsaj, meqenėse jemi tė prirur dhe tė aftė tė adhurojmė, kemi mundėsi tė mėdha pėr tė kuptuar tė gjitha llojet e pėrsosmėrisė.

Siē shihet qartė, aftėsi dhe mundėsi tė tilla tė panumėrta nuk mund tė na jenė dhėnė pėr njė jetė tė parėndėsishme dhe tė pėrkohshme tė kėsaj bote. Ato na janė dhėnė, sepse pėrgjegjėsia jonė parėsore ėshtė tė perceptojmė detyrimet tona, tė cilat i drejtohen qėllimeve tė pafundme; tė pranojmė pafuqinė, varfėrinė dhe pamjaftueshmėrinė tonė nėpėrmjet adhurimit; tė shqyrtojmė me anėn e kėndvėshtrimit tonė tė gjerė dhe tė depėrtojmė nė procesin e tė kuptuarit; tė bėhemi dėshmitarė nė bukurinė e krijimit tė Zotit; tė dallojmė dhe tė jemi mirėnjohės ndaj tė gjitha tė mirave qė i Gjithėmėshirshmi na i ka dėrguar si dhurata; tė vėshtrojmė ngultas, tė reflektojmė mbi to dhe tė ndėrgjegjėsohemi prej mrekullive tė fuqisė sė Tij, tė manifestuara nė krijim.

Njė adhurues i kėsaj bote ėshtė i magjepsur nga jeta nė tė dhe i paditur pėr kuptimin e ekzistencės sė tij, si forma mė e mirė e krijimit. Dikur pashė natyrėn e vėrtetė tė kėsaj jete nė ėndėrr: Isha nė njė udhėtim shumė tė gjatė. Zoti mė dha gradualisht disa nga 60 monedhat e arta qė kishte caktuar pėr mua. Kjo gjė vazhdoi pėr pak kohė. Pas pak, mbėrrita nė njė han qė ofronte disa zbavitje. Nė njė natė argėtimi dhe mendjelehtėsie lashė nė bixhoz 10 monedha tė arta. Kur u bė mėngjes, nuk kisha asnjė para rezervė tė nevojshme pėr udhėtimin tim. Ajo ēka kisha lėnė ishte dhembje, pikėllim dhe pendim pėr atė qė kisha bėrė.

Nė kėtė gjendje tė mjeruar, njė njeri mė tha: “Ke humbur gjithēka, prandaj meriton tė ndėshkohesh. Pėrveē kėsaj, do ta vazhdosh udhėtimin pa para. Por, nėse pėrdor mendjen, dera e pendimit ėshtė e hapur. Kur tė marrėsh pjesėn tjetėr tė parave, gjysmėn mbaje rezervė dhe pėrdore pėr tė blerė gjėrat e nevojshme pėr udhėtim.”

Vetvetja nuk ishte dakort, kėshtu qė njeriu tha: “Atėherė ruaj njė tė tretėn.” Pėrsėri, vetvetja kundėrshtoi. Njeriu kėmbėnguli: “Atėherė, ēerekun.” Kuptova se vetvetja ishte e paaftė t’i braktiste veset. Njeriu u largua disi i zemėruar dhe u zhduk.

Pikėrisht, nė kėtė ēast, e gjeta veten nė njė tren qė udhėtonte me shpejtėsi tė madhe brenda njė tuneli. Isha i llahtarisur, por nuk kisha asnjė rrugėdalje. Pėr ēudinė time, pėrgjatė trasesė, pashė lule shumė tė bukura dhe fruta tė shijshme, qė vareshin nė anėt e tunelit. U pėrpoqa mė kot tė mblidhja disa prej tyre, por rreth tyre kishte ferra, qė m’i gėrvishtėn dhe m’i pėrgjakėn duart, sepse treni kishte shpejtėsi tė madhe. Ajo ēka munda tė mblidhja mė rrėshqiti nga duart. Papritur, m’u afrua njė shoqėrues dhe mė tha: “Mė jep 5 monedha dhe, nė shkėmbim, do tė tė jap lule dhe fruta sa tė dėshirosh. Pėrndryshe, me duart e tua tė copėtuara, nė vend tė 5 monedhave do tė humbasėsh 100. Pėrveē kėsaj, do tė kesh njė ndėshkim pėr mbledhjen e tyre pa marrė leje. I pikėlluar, vėshtrova nga dritarja pėr tė parė se kur do tė mbaronte tuneli.  Fundi i tij nuk dukej. Muret e tunelit kishin shumė tė ēara dhe nga to po hidheshin pasagjerėt. Papritur sytė mė zunė njė tė ēarė, me njė gur varri anash. Kur e pashė mė mirė, dallova emrin tim, Said, qė ishte shkruar me shkronja tė mėdha mbi gurin e varrit. Shpėrtheva nė lotė nga pendesa dhe tronditja. Papritur, dėgjova zėrin e burrit qė mė kėshilloi kur ishim tek hani: “A erdhe nė vete?”

Unė u pėrgjigja: “Po, por jam i dėshpėruar dhe nuk mund tė bėj asgjė.”

Ai mė kėshilloi tė pendohesha dhe tė besoja nė Zot dhe unė iu pėrgjigja qė do ta bėja.

Mė pas u zgjova dhe e pashė veten tė transformuar nė Saidin e ri, Saidi i vjetėr ishte zhdukur. Tani do tė interpretoj disa aspekte tė kėsaj ėndrre: Udhėtimi ėshtė jeta, njė udhėtim qė kalon nga bota e amshueshme shpirtėrore pėrmes stadeve tė tilla si: jeta nė barkun e nėnės, rinia, pleqėria, jeta e varrit, bota e ndėrmjetme, ringjallja dhe Ura e Siratit. 60 monedhat e arta janė 60 vitet e njė jetėgjatėsie mesatare. Unė isha 45 vjeē kur e pashė kėtė ėndėrr, por vetėm Zoti e di se kur do tė vdes. Njė student i sinqertė i Kuranit mė tregoi rrugėn e drejtė e kėshtu unė, tė paktėn, mund t’i shpenzoj kėto 15 vite qė mė kanė mbetur pėr botėn tjetėr. Hani, me aq sa arrita tė kuptoja, ishte Stambolli. Treni pėrfaqėson kohėn dhe secili vagon, njė vit. Tuneli ėshtė jeta e kėsaj bote. Lulet dhe frutat me gjemba janė kėnaqėsitė e palejueshme dhe argėtimet e ndaluara, tė cilat e bėjnė zemrėn tė rrjedhė gjak, me mendimin e ndarjes nė ēastin kur i arrin ato. Zhdukja e kėnaqėsisė rrit brengėn dhe, pėrveē kėsaj, tė qenurit i “paligjshėm” shkakton vuajtjen e ndėshkimit. Shoqėruesi nė tren mė kishte thėnė: “Mė jep 5 monedha dhe nė shkėmbim, do tė tė jap shumė lule dhe fruta, sa tė dėshirosh.” Kjo do tė thotė se shijet e lejueshme, tė pėrftuara nė mėnyrė tė ligjshme, janė tė mjaftueshme pėr kėnaqėsinė e njeriut.

Pėrktheu Irida Draēi



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2004