Revista Familja Online

Nr. 2 (84) MARS 2008

ARKIVAT

FAMILJA 2008. NR I
FAMILJA 2007. NR XII
FAMILJA 2007. NR XI
FAMILJA 2007, NR X
FAMILJA 2007, NR. IX
FAMILJA 2007, NR. VIII
FAMILJA 2007, NR. VI

FAMILJA 2007, NR. IV

FAMILJA 2007, NR. III
FAMILJA 2007, NR. II
FAMILJA 2007, NR. I
FAMILJA 2006, NR. XII

FAMILJA 2006, NR. XI

FAMILJA 2006, NR.X

                FAMILJA 2006, NR.V
                familja 2006, nr.iv
                FAMILJA 2006, NR.III
                fAMILJA 2006, NR.II
                FAMILJA 2005, nr.x
                FAMLJA 2005, NR IX
                FAMILJA 2005, Nr. V
                FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

Ta themi hapur

Kurani burim i udhėzimit

Hasan BAFTIJARI



“Kur fillova ta dėgjoj Kuranin, thashė: “Sa fjalė e bukur dhe bujare qenka kjo.” Zemra m'u zbut e sytė mė rridhnin rrėke. Kjo mė shtyu ta pranoj Islamin.”     Omer ibnul Hatab (r.a)

Allahu nuk i ka krijuar njerėzit shkel e shko, e as i ka lėnė mbi tokė tė pa udhėzuar.
I menēur ėshtė ai qė e kupton urtėsinė e ekzistencės sė vet, e vazhdon dhe zhvillon jetėn me mendjehollėsi, e lė kėtė botė pas vete, pa u nėnshtruar e pėrbuzur. Qysh herėt nė histori, njerėzit i kanė munduar kėto pyetje: Nga kemi ardhur? Si jetojmė? Ku do tė shkojmė?

Kurani ėshtė zėri i sė vėrtetės, me tė cilin janė ndėrtuar toka e qiejt. Kuptimet e tij janė rreze nė tė cilat reflektohen kuptimet e Shpalljes sė lartė hyjnore. Mė kėtė Shpallje u ballafaquan tė parėt dhe tė fundit. Pėrmes kėtyre kuptimeve, tė gjithė ata qė deshėn tė dinė tė vėrtetėn, arritėn tė kuptojnė se prej nga erdhėn, si jetojnė dhe ku do tė shkojnė. Kurani ėshtė Libri gjithėpėrfshirės i legjislacionit mė tė madh Hyjnor, pėr zbatuesin e tė cilit, Zbritėsi i tij, ka garantuar lumturi nė tė dyja jetėt, ndėrsa atij qė i kthen shpinėn i ėshtė kėrcėnuar me mjerim nė tė dyja botėt. Ai ėshtė Libri i vetėm, pėr tė cilin Allahu ka garantuar paprekshmėrinė, ruajtjen nga shtimi apo pakėsimi i tij, ndryshimin apo shtrembėrimin dhe mbetjen e tij nė tokė deri sa ta ngrejė atė nė fund tė jetės nė kėtė botė. Kurani, mrekullia e pėrhershme e Zotit tė Plotfuqishėm, i ka zbritur Pejgamberit tė nderuar tė Islamit nė periudha dhe kohė tė ndryshme, sipas nevojės sė njerėzimit.

Ajetet e Kuranit, ashtu siē tėrhiqnin zemrat drejt vetes, e pastronin pluhurin e paditurisė (injorancės) dhe i njihnin njerėzit me mėshirėn dhe tė mirėn. Shumica dėshirojnė tė njihen me shkaqet e shpalljes sė ajeteve kuranore dhe tė informohen me ngjarjet qė u bėnė shkak i shpalljes se ajeteve nė sfera tė ndryshme. Kurani pėrmban shkenca tė ndryshme brenda tij, megjithėse njeriut qė iu shpall ishte analfabet, nuk dinte shkrim e lexim, nuk kishte shkuar ndonjėherė te ndonjė mėsues apo shkollė. Nė Kuran gjejmė shkencat: astronomi, mjekėsi, histori, gjeografi, drejtėsi, politikė dhe strategji luftarake etj. Ky ėshtė argument i fortė, se ai ėshtė Fjalė e Allahut tė Lartėsuar dhe shpallje nga Ai, pasi ėshtė absurde qė tė gjitha kėto shkenca tė burojnė nga njė njeri analfabet.

Sot mediat nė botė, me propagandat e tyre tė shumta, pėrpiqen tė prishin pamjen e Islamit dhe ta paraqesin Kuranin si njė libėr tė vjetėr. Fuqitė e mėdha, duke pėrdorur mjetet mė moderne, pėrpiqen tė dobėsojnė myslimanėt dhe tė ulin ndikimin dhe pėrhapjen e Islamit nė botė. Nė kėtė mes ne shikojmė se Kurani i shenjtė, duke qenė njė dritė e madhe e Zotit tė Vetėm, nė mėnyrė shumė tė qartė paraqet tė vėrtetėn e tij. Kurani tėrheq pas vetes mendjet dhe kjo ėshtė vetėm njė nga veēoritė e tij. Ėshtė njė udhėzues qė tė fton pėr tek e vėrteta, njė Libėr lutje e pėrmendje tė shpeshta tė Krijuesit, emrit tė Zotit. Ai ka karakter konstruktiv, sepse ndikon mbi botėn ndiesore tė njeriut. Kurani ndėrron dhe rregullon vlerėsimin e gabuar tė njerėzimit tė zhytur nė errėsirėn e mohimit dhe herezisė mbi gjithėsinė, jetėn dhe njeriun, duke realizuar kėshtu transformimin mė tė madh. Kurani i magjepsi arabėt qė nga ēasti i parė, pa marrė parasysh a ishin prej atyre qė Allahu ua zgjeroi gjokset pėr Islamin apo nė zemrat e tyre vuri perde. Nėse e lėmė anash grupin e vogėl, nė fillim tė paraqitjes sė kėsaj feje, te tė cilėt shkak i besimit tė tyre ishte vetė personaliteti i Muhamedit (a.s), si bashkėshortja, Hatixheja, shoku i tij Ebu Bekri, djali i axhės Aliu, shėrbėtori i tij Zejdi e tė ngjashmit me ta, do tė shohim se Kurani ėshtė faktori vendimtar ose njėri prej faktorėve vendimtarė pėr pranimin e besimit tė atyre qė besuan nė ditėt e para tė thirrjes islame, atėherė kur Muhamedi (a.s) nuk kishte krah, as pozitė, kurse Islami nuk kishte pushtet e as aleatė.

Disa vite mė parė, nė Toronto, tregohej historia e njė njeriu, i cili punonte nė marinėn tregtare pėr tė siguruar jetesėn. Njė mysliman i dha atij njė kopje tė pėrkthimit tė Kuranit pėr ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgjė pėr Islamin, megjithatė ishte shumė i interesuar nė leximin e Kuranit. Kur ai e mbaroi atė sė lexuari, ia ktheu librin myslimanit dhe e pyeti: “A ishte Muhamedi detar?” Ai kishte ngelur i mahnitur nga mėnyra se si Kurani pėrshkruante njė shtrėngatė nė mes tė detit. Kur atij iu tha: “Jo, nė fakt Muhamedi ka jetuar vetėm nė shkretėtirė.”, kjo ishte mė se e mjaftueshme pėr tė. Ai e pranoi Islamin menjėherė. Ky njeri ishte mahnitur me pėrshkrimin e shtrėngatės nė Kuran, sepse vetė e kishte provuar diēka tė tillė. Ai e dinte se pėrshkrimi “... njė dallgė, mbi tė njė tjetėr dallgė dhe mbi tė retė nė qiell.” (En-Nur: 40) nuk mund tė vijė nga njė person qė vetėm do tė kishte imagjinuar stuhinė nė det; kjo patjetėr ishte shkruar nga dikush qė e dinte se ē’do tė thotė njė stuhi nė det. Ky ėshtė vetėm njė shembull qė tregon se Kurani, nė fakt, nuk ėshtė i lidhur me njė vend apo kohė tė caktuar. Pa dyshim, idetė shkencore tė shprehura nė tė, gjithashtu, nuk e kanė origjinėn nga shkretėtirat e 14 shekujve mė parė. Kurani nuk ėshtė quajtur i mrekullueshėm vetėm nga myslimanėt, tė cilėt e vlerėsojnė, e besojnė dhe janė tė kėnaqur me tė, por ėshtė quajtur i habitshėm edhe nga jomyslimanėt. Ēudia mė e madhe pėr ata jomyslimanė, qė e kanė parė Kuranin me njė sy kritik, ka qenė se Kurani nuk ka qenė kurrė ashtu sikurse ata kanė menduar. Ata mendojnė se Kurani ėshtė njė libėr i vjetėr, i cili e ka origjinėn rreth 14 shekuj mė parė nga shkretėtirat arabe; kėshtu qė ata presin qė libri tė ketė njė pamje tė tillė, njė libėr i vjetėr nga shkretėtirat. Mė vonė zbulojnė qė libri nuk i ngjan aspak atij qė ata kishin pritur. Pėr mė tepėr, nga mendimet e para qė kanė disa njerėz ėshtė qė, pėrderisa ai ėshtė njė libėr i vjetėr, qė vjen nga shkretėtira, ai duhet tė flasė vetėm pėr shkretėtirat. Nė fakt, ėshtė e vėrtetė qė Kurani flet edhe pėr shkretėtirat, imagjinata e tij pėrshkruan edhe shkretėtirat, por ai gjithashtu flet edhe pėr detin apo ē’do tė thotė tė jesh nė njė shtrėngatė nė mes tė detit. Hulumtuesi anglez, Kenet Grejk, metodėn e lehtė tė kuptuarit tė ajeteve tė Kuranit e cilėson si shkakun kryesor tė depėrtimit tė tij nė zemra dhe thotė: “Nė qoftė se Pejgamberi i Islamit do tė ishte njė filozof sikur Hegeli dhe pėr pėrhapjen e fesė islame, nė vend tė rregullave tė thjeshta dhe tė buta, tė parashtronte nė Kuran teori filozofike, si ato tė Hegelit, do tė ishte e pamundur qė Islami nė botėn e para 14 shekujve tė krijojė rrėnjė dhe tė pėrhapet kaq shumė nėpėr botė.”

Por, ja, natyra e butė e Kuranit bėn qė edhe Velid bin Mugire, mohues i Muhamedit (a.s) dhe i Kuranit, tė detyrohet ta shfaqė dashurinė e tij, ku thotė: “Pasha Allahun, fjala e tij ka ėmbėlsi, nė tė qėndron njė mrekulli, s'ka bukuri mbi tė, afėr tij ēdo fjalė shkrihet, andaj edhe s'ka fjalė mė tė lartė dhe asgjė nuk mund t'ia kalojė.” Ky Kuran pėrshkruan pėrshtypjen qė e lė nė shpirtrat e atyre qė i besojnė dhe nė shpirtrat e atyre qė u erdhi mė parė dituria (Libri i shenjtė) dhe se atyre:

“Thuaj: “Besoni nė tė (Kuranin) apo nuk besoni, ata qė u ėshtė dhėnė dijenia para (shpalljes sė) tij, bien nė sexhde me fytyrat pėrtokė, kur ai u lexohet dhe thonė: “Qoftė i lavdėruar Zoti ynė! Me tė vėrtetė, premtimi i Zotit ėshtė plotėsuar!”  Ata bien me fytyrė pėrtokė, duke qarė dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit pėruljen.””  (Isra: 107 - 109) 

Kurani i siguroi Rilindjes Islame elemente tė ekzistencės dhe kompletimit, nė atė mėnyrė qė nuk do arrinin ta formonin njėmijė ministri tė propagandės qė do tė rreshtoheshin pėr tė ushqyer ndjenjat e emocionet dhe mendimet me mijėra filma dhe oratorė vigjilentė tė rangut tė lartė. Ky Kuran ishte pėr Lėvizjen Islame gazetė, radio, libėr dhe oratori e saj. Nga ajetet e tij u lėkundėn e u drodhėn breza e breza tė shtangur, mė ndihmėn e tij u thyen prangat e injorancės dhe u ndėrtua njė renesancė tė re, e cila u karakterizua mė tė vėrtetat e veta. Kjo rilindje dhe ky rizgjim nuk u nis dhe u ngrit vetėm nga njė njeri, nė mėnyrė qė tė vdesė bashkė me tė, por buron nga thellėsitė e shpirtrave, tė cilėt besuan fuqimisht dhe me bindje. Kurani arriti tė ketė kėtė ndikim tek miqtė dhe armiqtė pėrmes sekreteve e mrekullive, tė cilat i prezantuan dijetarėt nga Libri i Zotit dhe sekreteve tė amshueshmėrisė, tė cilėn ia dha Zoti ajeteve tė tij. Adhuruesit e mrekullive materiale nuk i pėlqenin kėto konsekuenca tė ndikimit tė tij. Ata thoshin duke shpresuar: “(Idhujtarėt e Mekės thonė:) Sikur tė kishte njė Kuran, me tė cilin tė lėviznin malet ose tė coptohej toka, ose tė flisnin tė vdekurit (qė tė besojmė Muhamedin)? Jo, e gjithė ēėshtja[1] i takon (vetėm) Allahut. Vallė, a nuk e dinė ata qė besojnė se sikur tė donte Allahu, do t’i kishte udhėzuar tė gjithė njerėzit (nė besim)?! Kurse, jobesimtarėt (e Mekės), pėr atė qė kanė bėrė, vazhdon t’i godasė shkatėrrimi apo tė bjerė pranė shtėpive tė tyre, derisa tė kryhet premtimi i Allahut[2]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.” (Er-Rra'd: 31)

Por, atyre u themi: “Jo!”. Me kėtė Kuran ecin burrat (njerėzit), me tė rregullohet toka, me tė flasin tė gjallėt. Ky Libėr riformon jetėn nė modele tė reja; shpirtrave ua kthen shikimin e shėndoshė; njerėzit i mbron nga e keqja e djajve, ndyrėsitė e tė marrėve dhe traditat e injorantėve dhe mohuesve. Ky ėshtė Libri i ekzistencės, atė e njeh kush njeh vetveten dhe kush di qėllimin e jetės sė vet, qė nga fillimi e deri nė mbarim. Mohuesit do ta kuptojnė tė vėrtetėn nesėr, nėse nuk e kuptojnė sot.

Kurani ėshtė burim i dritės, mėshirės dhe behar i zemrave. Kjo mrekulli e madhe e Profetit ėshtė fjala e shpalljes Hyjnore, e cila me ligjet humane dhe tė plota e ēon njeriun drejt sė vėrtetės. Kurani ėshtė i ngjashėm me drurin Tuba (njė dru nė Xhenet), i cili origjinėn dhe rrėnjėt i ka nė Xhenet, ndėrsa degėt i ka tė lėshuara nė gjithėsi. Pra, njeriu qė arrin tė kapet nė njėrėn prej degėve tė kėtij druri, vetė do tė bėhet njė lulishte me dritė dhe gėzim, si dhe nė trupin e tij mėshira dhe dashuria do tė lėshojnė rrėnjė. Ajetet e Kuranit janė degėt e drurit Tuba, kurse njė nga kėto degė thotė: “Me njerėzit flisni me tė mirė Kurani ėshtė si njė lumė qė rrjedh nėpėr kohė dhe ēdokush qė e shfrytėzon atė fiton jetė dhe lumturi. Kur lexohet Kurani, nga qielli bie shiu i mėshirės dhe bereqeti Hyjnor mbi shpirtin e njeriut. Leximi i Kuranit duhet tė jetė me ide dhe logjikė, sepse Kurani ėshtė recitali mė i bukur i jetės dhe pėrjetėsisė. Sado qė tė pėrparojė dija dhe shkenca e njerėzimit, njeriut i paraqiten pamje dhe recitale tė reja nga ky dokument qiellor.
Secili nė Kuran do tė gjejė aq sa vlen ai nė tė vėrtetė.


 

[1] D.m.th. besimi apo mosbesimi i idhujtarėve.

[2] Ēlirimi i Mekės.



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2008