Revista Familja Online

Nr. 2 (84) MARS 2008

ARKIVAT

FAMILJA 2008. NR I
FAMILJA 2007. NR XII
FAMILJA 2007. NR XI
FAMILJA 2007, NR X
FAMILJA 2007, NR. IX
FAMILJA 2007, NR. VIII
FAMILJA 2007, NR. VI

FAMILJA 2007, NR. IV

FAMILJA 2007, NR. III
FAMILJA 2007, NR. II
FAMILJA 2007, NR. I
FAMILJA 2006, NR. XII

FAMILJA 2006, NR. XI

FAMILJA 2006, NR.X

                FAMILJA 2006, NR.V
                familja 2006, nr.iv
                FAMILJA 2006, NR.III
                fAMILJA 2006, NR.II
                FAMILJA 2005, nr.x
                FAMLJA 2005, NR IX
                FAMILJA 2005, Nr. V
                FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

Islami, shkenca dhe dituria

Arianita Gashi

Vertet mbi kete ceshtje deri me sot eshte folur dhe shkruar bukur shume. Kohes se fundit kjo eshte teme aktuale. Shume autore bashkohore ne veprat e tyre jane duke theksuar vendin, rendesine dhe rolin e sheknces ne Islam. Shekenca eshte pjese perberese e Islamit, sipas Islamit shkenca dhe logjika jane plotesishte sovrane ne kuader te fusheveprimit te tyre. Ne boten e dukshme fjala e saj degjohet, shkenca eshte e pakufishme ne hulumtim, zbulim dhe pushtimin e botes se dukshme dhe begative te saja. Ajo ne kete pikepamje, ne relacion me Islamin ka autorizime te plota dhe te pakufishme. Neqoftese flasim mbi qenderimin e Islamit ndaj shkences dhe progresit material, atehere duhet thene se ai qendrim eshte i caktuar qarte dhe pa dyshim eshte definuar mbi shikimin e natyrshem Islam ne bote dhe te njeriu si pjese e saj duke marre shembull praktiken e Muhamedit a.s. Ne boten e dukshme e cila paraqet nje komponente te ekzistences se qenies apsolute, sepse ekziston bota e padukshme si komponente e dyte e ekzistences, sipas Kur'anit asgje nuk ka filluar rastesishte as nuk fillon, ne shume vende theksohet se cdo gje eshte krijuar ne mase dhe plan, cdo gje dhe cdo send ne boten e dukshme e ka vendin e vet dhe i sherben qellimit te caktuar. Ne boten e dukshme njeriut i takon vendi i posacem dhe roli vecant, i eshte nenshtruar dhe i eshte vene ne dispozicion gjithcka qe ekziston ne toke dhe kosmos, shfrytezon dhe qeverise gjithcka ne boten e dukshme. Njeriu,qe mund ta kryej kete mision te madh eshte i pajisur me aftesite e nevojshme gjegjese, ai eshte qenie e logjikshme, i afte per te zbuluar dhe shfrytezuar begatite e natyres. Duke ju falenderuar logjikes, njeriu eshte ne gjendje me ane te shkences ta njohe natyren vetem ne kete menyre ai mund ta realizoje dominimin e vet mbi natyren dhe ta zbatoje misionin e mekembesit. Bota e dukshme eshte argument per njohjen e Zotit, aty ndjene prezencen e Tij, Atribuet e te cilit gjithmone jane aktive, aktiviteti i tyre shprehet permes proceseve, fenomeneve dhe ndodhive ne bote. Eshte e qarte se pa njohjen e vepres nuk mund te njihet as krijuesi i vepres, sa me thelle qe te depertojme ne fsehtesite e natyres ne ligjshmerine esaje aq me me teper na behet evidente persosmeria e cilsive te Zotit dhe me e qarte prezenca e Tij. Do te na behet plotesishte e qarte pse fjala e pare e cila i eshte shpallur Muhamedit a.s ka qene pikerishte'' Lexo ne emer te Zotit tend'' , kjo nuk ka qene e rastit kjo eshte ne harmoni te plote me koncepcionin e pergjithshem Islam, ne te cilen shkences i jepet rendesi e madhe- me kete haptaz eshte thene se njeriu pa dituri nuk mund ta kryej misionin e vet as nuk mund ta arsyetoj ekzistencen e vet. Keqperdorimi i shkences eshte perjashtuar se pari ''me te mesuarit ne emrin e Zotit tend'' dhe se dyti me udheheqjen e begative te natyres ne emer te Zotit, keto dy dispozita ndalojne rreptesishte cdo lloj te keqperdorimit qofte te ndonje zbulimi teknik apo ndonje qeshtjeje morale. Duke mare parasyshe se kuptimi shekncore mund te zhvillohet drejt vetem ne kushtet e lirise se plote te shprehjes, Islami i hapi te gjitha dyert e hulumtimeve shkencore, cdo kerkim dote shpreblehet nga Zoti xh.sh, suksesi shkencore do shpreblehet dyfish; per mund dhe per arritje. Megjitheate,logjika dhe shkenca nuk jane gjithkqa, do te ishte gabim nese nga sqarimi i me parshem te konkludojme se shkences dhe logjikes ne te gjitha i takon fjala perfundimtare, Islami e cmon logjiken po jo si te vetmin faktore, eshte e vertet se logjika ne lemin e begative materiale dhe ekzistences fizike njerezore, mund te thuhet qe eshte sovrane, ai me ane te arritjeve teknike prodhon begati materiale dhe me te krijon kushte per veprimtari materiale, ndersa njeriu nuk shfaqet vetem ne ekzistencen e tij fizike, materiale dhe trupore, ai eshte diqka me teper se materia, ai eshte edhe qenie shpirterore, ne te pos elementit material gjendet edhe ai shpirteror. Ai element nuk jeton nga materia, ai synon nga dicka me larte nga vlerat shpirterore. Ketyre dy elementeve themelore si pjese perberse esenciale e njeriut i pergjigjen dy cilesi te shpirtit njerezore; logjika dhe zemra. Ky element Hyjnor ne qenien e njeriut sinonimet e te cilit jane shpirti, zemra, ndergjegjeja eshte burim dhe bartes i te bukures, dashurise, fisnikerise, drejtesise e i tere asaj qe e quajme vlere shpirterore dhe moralo-etike, ky element eshte shum i rendesishem, ai eshte objekt-lende e edukimit, arsimimi dhe edukimi jane dy funksione te pandashme te cilat nder vete plotesohen ne formimin e personalitetit te shendoshnjerezore. Ėshtė e nevojshme qe me ekspertin te formohet edhe njeriu, me diturine te kultivohen edhe virtytet. Kur'ani mjaft zėshėm e thekson rendesine edhe rolin e ketij elementi shpirtėror, ai synon te vendos baraspeshen ne mes te logjikes dhe zemres; logjikes si burim te vlerave shpirterore. Begatite materiale kane status te mjeteve qe duhet te jene ne sherbim te vlerave te pėrgjithshme njerėzore, ato asnjehere nuk guxojne te behen qellim i defrimeve personale dhe i eksploatimit te tjerėve. Logjika dhe shkenca si produkt i saj, e kane fushen e vet te veprimit, ajo fushe ėshtė rreptėsisht e caktuar me natyren e botes se dukshme, bile as ketu logjika nuk eshte e gjithėfuqishme, duket se mbetet te njohja siperfaqesore me rastin e sqarimit dhe pėrshkrimit te dukurive duke mos hyre ne sqarime te thella esenciale. Dime manifestimin e jashtėm te dukurive, por na mbetet e pa njohur esenca e tyre,dimė se ēdo gjė dhe ēdo dukuri e ka formulėn e vet personale, por nuk dimė pergjegjjen ne pyetjen se qysh jane formulat dhe si veprojnė ato, ajo vetėm e konstaton gjendjen faktike dhe e jep pershkrimin e asaj gjendje. Shkenca mbetet ne kufijte e botes se dukshme, atje ku materia e humb dukurine, ku i humb cilesite e veta sensuale te vertetuara me pare, ne ate moment hapet nje teren shume i pasigurte per shkencen.
Ne qoftese pas dukurise se botes materiale qendron nje tjeter substance jomateriale, njohurite tona vetem mund ta parandjejne prezencen e saj,por ne esence nuk do te mund ta kuptojme. Nuk eshte e nevojshme as te permendet se Islami qendron ne ate pikepamje qe pas botes se dukshme ekziston nje esence shpirterore nga e cila eshte dale (krijuar) kjo bote. Ne esence-thelb te botes shpirterore dhe te fshehte (gajb), logjika nuk mund te depertoje, nuk eshte kjo lemi e saj, ajo nuk e mohon por nuk mund ta kuptoje, atje ku materia e humb dukshmerine ,cfardo pikpamje qofte, nderprehen mundesite e njohurive tona. Nuk eshte e drejte qe ne baze te kesaj te konkludohet se pertej atyre kufijve nuk ka ekzistence, mos njohja ose pamundesia nuk mund te jete argument per mosekzistim.
Bota e dukshme qenderon pran nesh e paprekur, pa mare parasysh te arriturat relative te medha shkencore shume pak dime madje edhe per token te cilen jetojme, shume gjera duhet zbuluar ne planetin tone dhe ne vetveten. Megjithate, edhe pse me pak dije, pretendojne per te mohuar gjithe ate qe nuk jemi ne gjendje ta kuptojme. Tepri e guximshme dhe jomodest! Dukurite e ketilla te cilat si nje lloj i diversionit qe e percjellin regullisht zhvillimin e mendimit njerezore, nuk guxojne per ti dimensionuar teper dhe dramatizuar. Nese mendimi shkencore zhvillohet drejt , devijimet duhet te tejkalohen-evitohen .
Nuk duhet te tronditemi me lajmerimin e nje numri te caktuar te autoreve te cilet ne hulumtimet e tyre shkojne aq larg sa qe mendimit Islam ia mohojne cdo kontribut ne zhvillimin e pergjithshem te mendimit shkencore njerzore. Veshtire eshte te mohohet fakti se Islami ne periudhen e dekadences-stagnimit, e cila e ka perfshi shekujt e fundit, qe nuk ka qene shkak per pohimet dhe konkludimet e permendura.
Ne flasim dhe argumentojme ate se shkenca eshte pjese perberse e Islamit, se si mendimi Islam eshte progresvie dhe krijues. Botkuptimi i deformuar dhe i coroditur per Islamin, ne vetedijen dhe praktiken e gjenereatave nga periudha e dekadences, te cilen e kan perjetu muslumanet, pa dyshim mund te sherbej si baze per pretendimet e ngjajshme. Armiku i Islamit po mundohet ta demnatoje me praktiken e tyre , cdo here duke na bere pyetje: “Ku eshte ai islam per te cilin po filtet?” Ne qoftese tanime ekziston, eshte dashur para se gjithash te jete prezent ne jeten tuaj? Islami i cili mezi shihet ne jeten e disave nuk eshte i tille ngase mbrapambeturia e gjithanshme e popujve muslimane ende eshte evidente.

 



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2008