|
Intervista Ēdo minutė ėshtė e vlefshme pėr Kosovėn Jerida KULLA
Prof. Dr.Beqir Ismaili ka njė pjesėmarrje tė gjerė dhe aktive nė njė sėrė veprimtarish kombėtare dhe ndėrkombėtare nė Egjipt dhe nė krejt rajonin e Lindjes sė Mesme, si: nė konferenca, simpoziume, panaire, kongrese, mbledhje solemne, ku ka paraqitur kumtesa, referate dhe punime tė tjera shkencore dhe kulturore vetjake. Gjithashtu, pjesė e kėsaj veprimtarie, janė dhe takimet e shpeshta dy dhe shumėpalėshe nė institucionet e rėndėsishme diplomatike vendase dhe arabe, lidhur me informimin pėr problemet e Kosovės dhe zhvillimet demokratike tė saj. Arsimin tetėvjeēar e ka kryer nė Prishtinė (Kosovė), ndėrsa tė mesmin nė Damask (Siri). Ėshtė diplomuar pėr Gjuhė dhe Letėrsi Arabe nė Fakultetin e Gjuhės Arabe pranė Universitetit tė Al Azharit, nė Kairo (Egjipt). Ka kryer Magjistraturėn nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Arabe nė Universitetin e Hapur Amerikan nė Kajro duke mbrojtur temėn: Ndikimi i gjuhės arabe nė gjuhėn shqipe. Mbrojtės i titullit Doktor i Shkencave nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Arabe nė Universitetin e Hapur Amerikan nė Kajro, me temėn: Pėrhapja e gjuhės dhe e letėrsisė arabe nė Kosovė. Laureat i titullit Prof. Doktor i Shkencave nė Kajro, mė 2004. Studimet pasuniversitare i kreu nė Institutin e Lartė pėr Studime Islame nė Kajro, duke marrė njė Diplomė pėr studimet e larta. Studimet pasuniversitare nė Akademinė Diplomatike Shqiptare Tiranė, pėr mbrojtjen e diplomės paraqiti temėn: Politika ndėrkombėtare e Muhamed Ali Pashės - Kėndvėshtrim kritik pėr politikėn e jashtme. Qėndrimi i fqinjėve dhe shteteve tė mėdha tė Evropės ndaj Shqipėrisė dhe trojeve tė saj ndėr vite? Shqiptarėt, pasardhėsit e Ilirėve, janė njė nga popujt mė tė lashtė tė Evropės, por, asnjėherė, historia nuk i ka parė ata si agresorė apo pushtues tė ndonjė populli a vendi tjetėr. Ai gjithmonė ka qenė paqedashės dhe ngaherė ėshtė pėrpjekur t'i zgjidhė problemet qė i kanė shkaktuar tė tjerėt nė mėnyrė paqėsore dhe vetėmbrojtėse. Historikisht, qė nga koha e dyndjes sllave nė Ballkan, shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė tė qetė pėr shkak tė agresionit dhe invazionit sllav, nė tokat shqiptare. Jo vetėm kaq, por edhe fuqitė e huaja kanė mbajtur shpesh njė qėndrim kundėr interesave tė shqiptarėve. Vendimet e padrejta tė Traktatit tė Shėn Stefanit dhe sidomos ato tė Kongresit tė Berlinit (1878), janė dėshmia mė e mirė sesi varfėrohet dhe copėtohet territori i njė populli autokton. Po kėshtu, mė 1913, Ambasadorėt e gjashtė Fuqive tė Mėdha u mblodhėn pėr tė copėtuar trojet etnike shqiptare nė dobi tė grabitqarėve ballkanikė. Traktati i fshehtė i Londrės, mė 1915, i cungoi akoma dhe mė shumė trojet shqiptare. Shqiptarėt morėn pjesė me armė nė dorė nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe patėn premtimin e aleatėve se ēėshtja e territoreve shqiptare do tė zgjidhej drejtėsisht njė herė e pėrgjithmonė. Mirėpo, si gjithherė, populli shqiptar u tradhtua. Sėrish ai u gjend nėn thundrėn serbo - sllave dhe maqedono - malazeze. Pas ēlirimit tė Kosovės, mė 1998, po luhen lojėra tė tjera. Serbia, e pėrkrahur nga forca ndėrkombėtare, vazhdon avazin e vjetėr, pėr tė mbajtur Kosovėn nėn kthetrat e saj. Historikisht, shqiptarėt gjithmonė kanė qenė faktor pozitiv nė rajon dhe mė gjerė, atėherė si shpjegohet ky qėndrim i serbėve ndaj Kosovės dhe shqiptarėve tė saj?
Arsyet kryesore janė, pikė sė pari, interesat strategjike serbe nė Kosovė dhe mbi popullatėn shqiptare. Kėtu ka pėrplasje mes dy kombėsive, asaj shqiptare dhe serbe. Pėrplasjet janė kombėtare, fetare, ekonomike, strategjike dhe koncepti e dėshira serbe pėr Serbinė e Madhe. Serbėt gjithnjė e kanė parė dhe shohin ēėshtjen e Kosovės si njė ēėshtje qė lidhet me mitet dhe predikimet kishtare ortodokse. Serbia e ka shpallur Kosovėn djep tė sebizmit dhe zemrėn e Serbisė. Nėn kėtė maskė fshihet oreksi i pashuar i shfrytėzimit tė pasurive tė mėdha nėn e mbitokėsore qė ka Kosova. Ky ėshtė ēelėsi i tė gjithave. Toka e Kosovės ėshtė e pasur me plumb, argjend, ar, bismut, pirit, zink etj. Fushat pjellore, kushtet e mrekullueshme pėr zhvillimin e blegtorisė dhe kultivimin e pemėtarisė janė mjaft optimale. Pozita strategjike, udhėkryqet e lidhjeve rrugore aziatiko - evropiane, e bėn mjaft tė qartė faktin se ku qėndrojnė interesat tinėzake dhe djallėzore tė Serbisė. Sė fundi, ajo qė kėrkon Serbia ėshtė toka shqiptare pa shqiptarė nė tė. Shqiptarėt e Kosovės, ata tė shtetit amė e kudo qė ndodhen, jo vetėm kanė ėndėrruar e shpresuar, por edhe kanė sakrifikuar pėr pavarėsinė e Kosovės; tani qė jemi kaq pranė, nė javėt apo ditėt e fundit tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, cili ėshtė mendimi juaj se si duhet tė pėrcillet nga qytetarėt dhe institucionet e shtetit tė Kosovės? Ēdo qytetar i thjeshtė dhe drejtues shqiptar duhet tė dijė, kuptojė dhe vlerėsojė drejt detyrimet e veta historike me besnikėri, sinqeritet dhe pėrgjegjėsi. Kjo ėshtė koha e punės e jo e tė qenit pasiv, janė momentet pėr tė derdhur tė gjithė energjinė qė kemi grumbulluar me durim, se durimi ėshtė dritė. Tashmė pavarėsia e Kosovės ėshtė nė udhė, paēka se ndonjėherė kjo udhė mund tė mbetet nė errėsirė prej ndėrprerjes sė dritave, ajo do tė ndriēohet nga drita e gjakut tė martirėve tė udhės pėr liri dhe e vendosmėrisė sė popullit tė saj. Ėshtė momenti t'i tregojmė botės se ne shqiptarėt jemi mė tė bashkuar e mė tė vendosur se kurrė, pėr tė fituar mė sė fundi atė tė drejtė qė na takon dhe qė nuk e lypim si lėmoshė e as kėrkojmė t'ia grabisim dikujt, me tė padrejtė. Mendoj se mė nė fund, popujt e qytetėruar qė e duan dhe e kanė nė zemėr demokracinė, do tė solidarizohen me popullin liridashės tė Kosovės, duke i dhėnė pėrkrahjen e duhur pėr njohjen e pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. Duke i dhėnė Kosovės pavarėsinė e mbikėqyrur, mendoni se janė hapat e parė pozitivė tė ndėrkombėtarėve pas padrejtėsive tė bėra me copėtimin e trojeve shqiptare afro 100 vjet mė parė? Ndoshta edhe mund tė quhen hapat e parė, por janė me shumė vonesė e tepėr tė ngadalshėm. Nė vend qė tė na hapen dyert pėr njė pavarėsi tė menjėhershme, sipas tė drejtės sė ēdo kombi pėr vetėvendosje e pėr krijimin e shtetit tė tij tė pavarur, akoma hezitohet me negociata e konsultime, edhe pse Kosova posedon tė gjitha kompetencat themelore, tė cilat i duhen njė shteti, si: territorin, popullin dhe sovranitetin, me anė tė tė cilit autoritetet qeverisin vendin. Shumica e ndėrkombėtarėve, pas padrejtėsive tė bėra shqiptarėve nė shekuj dhe pas masakrave tė fundit nė Kosovė, filluan tė pėrmirėsojnė gabimet dhe t'i ndihmojnė popullit shqiptar tė Kosovės tė shohė dritėn e lirisė nė truallin e vet. Ata e kuptuan se shqiptarėt janė njė popull besnik dhe tolerant, popull qė gėzon njė cilėsi tė rrallė, Besėn. Shpresoj qė edhe ata qė qėndrojnė si pengesė nė rrugėn e pavarėsisė sė Kosovės, tė ndėrgjegjėsohen dhe tė kuptojnė se si qėndron e vėrteta. Populli shqiptar i Kosovės, i ėshtė falėnderues tė gjithė atyre qė e kanė ndihmuar dhe qėndruar nė krah pėr realizimin e qėllimit tė tij final, pavarėsinė e plotė dhe pa kushte. Vendet arabe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet midis popujve, cili ėshtė sot qėndrimi i tyre ndaj pavarėsisė sė Kosovės? Po, ėshtė e vėrtetė qė vendet arabe luajnė njė rol tė madh nė marrėdhėniet ndėrmjet popujve, por pėr hir tė sė vėrtetės, duhet theksuar se deri tani atyre ju ėshtė ofruar vetėm Rezoluta 1244, me tė cilėn veprojnė ende. Kjo ka ardhur si pasojė e mungesės sė dėrgimit tė delegacioneve tė mjaftueshme zyrtare nga Kosova, nė kėto shtete. Janė bėrė pėrpjekje tė pazėvendėsueshme individuale me peshė pėr informim e opinionit publik nė kėto vende, siē ėshtė kontributi i pamohueshėm i agjencisė sė informacionit Alba-Press me qendėr nė Kajro, e cila ka shėrbyer pėr tė informuar jo vetėm opinionin politik dhe publik egjiptian, por dhe mė gjerė, nė tė gjithė rajonin e Lindjes sė Mesme, por kėto pėrpjekje nuk kanė pasur mbėshtetjen e duhur zyrtare nga Kosova. Edhe pse kohėt e fundit kėto vende kanė probleme tė mėdha nė rajonin e tyre, nuk duhet tė harrojmė faktin se qeveria egjiptiane dhe pas saj e gjithė bota arabe dhe islame, rreth 50 vende, kanė qenė pėr votimin pro tė pavarėsisė sė Kosovės dhe mbėshtetjen e saj nė Institucionet Ndėrkombėtare, si: OKB, etj. Nisur nga ky objektiv, lindi nevoja e bashkėpunimi dypalėsh midis Egjiptit dhe Kosovės. Marrėveshjet e lidhura midis dy vendeve, kryesisht nė fushat e kulturės, arsimit e sporteve, pėrbėjnė hapat e parė drejt njė bashkėpunimi frytdhėnės nė tė ardhmen, por akoma jo aq tė mjaftueshėm. Kėto marrėveshje tregojnė qartė se Egjipti, nė krye tė vendeve arabe, ėshtė pro pavarėsisė sė Kosovės, por nuk duhet tė harrojmė kėtu faktin se sa ėshtė e interesuar qeveria e Kosovės pėr t'i dhėnė vėmendjen dhe vlerėsimin maksimal realizimit tė kėtyre marrėveshjeve, pėr tė pasur mundėsi pėr tė kėrkuar kėshtu pėrkrahjen e mėtejshme. Njė tjetėr faktor pozitiv nė drejtimin e mbėshtetjes institucionale qe dhe vizita zyrtare nė Egjipt e kryeministrit shqiptar prof. dr. Sali Berisha. Edhe pse mbase me shumė vonesė, ajo la njė ndikim tė madh tek institucionet arabe tė Egjiptit nė mbėshtetje tė ēėshtjes sė Kosovės. Nė anėn tjetėr, serbėt dhe tė gjithė ata qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, po punojnė tė kenė ndikimin mbi votėn e Egjiptit dhe vendeve arabe nė pėrgjithėsi, ndikim, i cili mund tė jetė me pasoja mjaft tė rėnda pėr realizimin final tė statusit tė Kosovės. Ka ardhur koha tė ndėrgjegjėsohemi dhe tė kuptojmė se politika duhet tė ketė marrėdhėnie pozitive me tė gjithė ata qė japin pėrkrahjen e tyre. Tėrheqja e njė numri kaq tė konsiderueshėm vendesh, nga votimi pro Kosovės, mund tė ndikojė negativisht nė vendimin pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo mė ka nxitur qė tė ndėrmarr njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė ndryshėm zyrtarė, pėr tė ndikuar sadopak nė vendimin e tyre. Ēdo minutė ėshtė i vlefshėm pėr Kosovėn dhe po qe se nuk e shfrytėzojmė, atėherė Kosova do tė vuajė pasojat e neglizhencės sė largpamėsisė politike dhe punės sė pamjaftueshme informuese, pėr t'i treguar opinionit ndėrkombėtar tė vėrtetėn e saj. Ju jeni nismėtar dhe financues nė hapjen e shkollės sė parė shqipe nė Kajro, mė 2004, ēfarė mund tė na thoni diēka pėr kėtė projekt? Si pasojė e lėvizjeve tė vazhdueshme tė popullsisė nė vende tė ndryshme tė botės edhe komuniteti shqiptar nė Egjipt po shkon gjithnjė e nė rritje. Si shqiptar, e shoh si obligim kombėtar, ruajtjen e vlerave tė gjuhės dhe traditave shqiptare dhe trashėgimin e tyre tek brezat e rinj. Gjatė njėrės prej vizitave tė mia nė Kosovė, pata njė takim nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, ku kėrkova ndihmėn dhe pėrkrahjen e tyre pėr hapjen e shkollės shqipe nė Egjipt. Nė ministri e mirėpritėn propozimin tim dhe mė dhanė mbėshtetjen e tyre, duke mė ofruar programin e gjuhės sė miratuar nga ministria dhe 2 kopje tė librave falas. Sapo u ktheva nė Kajro, menjėherė realizova njė takim me komunitetin shqiptar dhe, pas diskutimeve dhe sqarimeve tė rastit, vendosėm hapjen e shkollės shqipe, e cila fillimisht do tė kishte njė klasė dhe mėsimi do tė realizohej nė ambientet e zyrės sė Alba Press nė Kajro, derisa tė gjenim mundėsinė pėr njė vend mė tė pėrshtatshėm. Nė program kemi dhe hapjen, sė shpejti, tė njė kursi pėr mėsimin e gjuhės shqipe pėr moshat e rritura, pasi kėtu nė Egjipt jeton dhe punon njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh, tė cilėt nuk e flasin gjuhėn e tyre. Herė pas here zhvillohen debate pėr marrėdhėniet midis brezave, cili ėshtė komenti juaj Profesor pėr kėtė ēėshtje sot? Psikologjikisht ėshtė e ditur se paraardhėsit lenė gjurmėt e tyre tek pasardhėsit, siē dihet se njeriu ėshtė i prirur pėr t'u pėrballur me kėtė ndikim. Ky fenomen sjell dhe lindjen e dialogut tė domosdoshėm midis brezave, pėr mbrojtjen e mendimit tek i cili anon ēdo brez. Kjo vjen si domosdoshmėri e natyrshme, nė mėnyrė qė njeriu tė mos jetė hapėsirė pėr ndikimet e jashtme, tė cilat janė nė kundėrshtim me cilėsitė e pastra morale dhe shijet e larta, tė njeriut fisnik. Meqenėse ēdo energji, nė ēdo formė qė paraqitet, ka ndikimin e saj, lind dhe nevoja pėr debat ndėrmjet brezave. Kur ky debat ėshtė konstruktiv, atėherė ai ėshtė ēelėsi i zemrave dhe rruga pėr pėrfitime dhe arritjen e rezultateve tė shumta. Ndoshta problemi kryesor nė marrėdhėniet ndėrmjet brezave ėshtė problemi i botėkuptimit. Koha krijon hapėsirat e saj dhe njė botėkuptim tė ndryshėm, i cili paraqitet nė forma tė ndryshme. Bota e secilit brez ėshtė pak e ēuditshme dhe deri diku e pa kuptueshme pėr brezin tjetėr, veēanėrisht kur hapėsira kohore ėshtė e konsiderueshme. Shpesh dialogu ngec dhe hallkat shkėputen. Mendimi juaj, si mund tė pėrmirėsohen marrėdhėniet midis brezave? Ėshtė e qartė se, pėrmirėsimi i marrėdhėnieve, problemeve dhe mosmarrėveshjeve ndėrmjet brezave duhet tė trajtohet me vėmendje dhe kujdes. Pėr tė pasur rezultat pozitiv nė kėtė drejtim, nuk duhet tė ndjekim vetėm njė rrugė por, duhet tė bėhen pėrpjekje maksimale nėpėrmjet rrugėve tė shumta. Njė prej kėtyre rrugėve ėshtė pikėrisht debati konstruktiv dhe mirėkuptimi. Nėse problemet janė gjithmonė nė rritje dhe bėhen sėmundje kronike qė shqetėsojnė dhe dėmtojnė shoqėrinė, atėherė ky debat luan rolin e katalizatorit, apo tė ilaēit qė shėron sėmundjen. Ai kontribuon nė zgjerimin e mendimit dhe thellimin e perceptimit, gjė qė nuk mund ta arrijė njė komunikim i thatė dhe pa kėmbim mendimesh apo idesh. Ai, qė mbyll dyert e debatit dhe largohet prej tij, e mbyt shpirtin e mendimit tė dobishėm, nė vetvete. Shoqėria me vlera pozitive udhėzon drejt dialogut tė qetė dhe tė vlefshėm. Po pėr rolin qė luan sot besimi dhe morali nė shoqėri dhe nė familje, ēfarė mendimi kini Profesor? Besimi ėshtė nevojė e domosdoshme nė ruajtjen e ekuilibrit njerėzor dhe tė vlerave tė moralit, i cili e ndihmon njeriun pėr vazhdimėsinė e parashikimit dhe tė menduarit nė ekzistencė dhe nė krijesat dhe ti konsiderojė vlerėsimet dhe rrugėt nė arritjen e pėrsosmėrisė qė ia ka caktuar Zoti. Besimi nė vetvete ndėrton personalitetin e njeriut. Po ashtu, ai kontribuon efektivisht nė ndėrtimin e shoqėrisė dhe familjes. I parė nė tė gjitha prizmat, besimi nė Zot, ėshtė baza e ekzistencės dhe veprave tė njeriut. Shoqėria, e cila ka si parim tė sajin sjelljen, veprimin dhe edukimin e brezave mbi bazat e besimit nė Zot dhe plotėsimin e urdhrave tė Tij, atėherė kjo shoqėri ėshtė e shėndoshė dhe e suksesshme. Edhe familja, si themeli i shoqėrisė, qė i edukon individėt e saj me parimet e shėndosha morale tė besimit tek Zoti, ėshtė njė familje e shėndoshė, qė jeton nė qetėsi dhe harmoni. Qė kėtu del qartė domosdoshmėria e besimit dhe ndikimi qė ka ai, nė krijimin e njė familjeje dhe tė njė shoqėrie tė suksesshme.
Sė fundi,
dėshirojmė tė njohim lexuesit tanė jo vetėm se ēfarė kini nė duar tani duke
punuar, por edhe pėr mė tej? Pjesėn mė tė
madhe tė kohės ia kam kushtuar dhe vazhdoj t'ia kushtoj ēėshtjes sė Kosovės,
duke kryer takime tė ndryshme nė institucionet qė kanė ndikim nė arenėn
ndėrkombėtare, me qėllim njohjen e pavarėsisė sė saj, publikime pėr kėtė
ēėshtje, etj.
Prof. dr. Beqir Ismaili shqiptari i parė nė Lindjen e Mesme qė mbrojti titullin Prof. Dr. Prof. dr. Beqir Ismaili mendimtari i njohur kosovar dhe veprimtaritė e tij shkencore Universiteti i Kajros nderon me SIMBOLIN e Universitetit prof. dr. Beqir ISMAILIN Kajro, Dhjetor 2007 |
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008