|
Ta themi hapur Mahniten shkencėtarėt Prof.dr.Ali Iljazi
Allahu i Madhėruar nė Kuranin
famėmadh thotė: Thuaju: Ėshtė Ai qė ju ka
krijuar dhe ju ka dhėnė dėgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatė ju pak e
falėnderoni! (El Mulk: 23) Sot nė botė kemi shumė gjuhė (afro 6000). Le tė krahasojmė cilėsinė dhe teknologjinė e lartė tė paraqitjes nė vesh dhe nė tru, me teknologjinė e prodhuar nga njeriu. Ashtu si nė rastin e imazheve, janė shpenzuar dekada duke u pėrpjekur tė gjenerohen zėra tė ngjashėm me origjinalin. Rezultatet e kėtyre zbulimeve janė magnetofonėt, sisteme zanore me siguri tė lartė, sisteme tė analizimit dhe pėrpunimit tė tingujve me anė tė ndarjes sė tyre sipas frekuencave. Me gjithė kėtė teknologji tė lartė, tė mijėra ekspertėve qė punojnė, prapė nuk ėshtė mundur tė prodhohet njė pajisje e tillė qė do ta arrinte cilėsinė e perceptimit tė tingullit si veshi. Mendoni pėr sistemet e teknologjisė sė lartė Hi Fi, qė janė prodhuar nga kompanitė mė me emėr nė industrinė e muzikės. Edhe nė kėto pajisje, zėri i regjistruar humb diēka nga cilėsitė e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dėgjoni gjithmonė njė tingull tė caktuar para se tė fillojė tė dėgjohet muzika. Ėshtė e qartė se veshi dhe tė gjitha pjesėt e tjera tė trupit tė njeriut janė produkt i krijimit madhėshtor. Andaj ėshtė e qartė se pėrgjegjėsia jonė themelore e pėrdorimit tė veshit, syrit dhe trurit ėshtė pėr tė parė ekzistencėn e Allahut, fuqinė dhe dijen e Tij tė pafund. Duke u shėrbyer me begatitė e shqisave dhe aftėsitė hulumtuese tė universit tė pafund, do tė mėsojmė edhe mė shumė pėr ligjet fizike qė drejtojnė ato. Dimė se ato ligje janė fikse dhe konsistuese dhe qė vlejnė pėr ēdo pikė tė universit. Kjo shkon nė favor tė faktit qė ėshtė njė Krijues dhe sistemi i Tij ėshtė i pandryshuar, siē aludon verseti i Kuranit fisnik: Kėshtu ka qenė ligji i Allahut edhe pėr ata qė kanė qenė mė parė! Ti kurrsesi nuk do tė gjesh ndryshim nė ligjet e Allahut. (Ahzab: 62) Imazhi i fituar nė sy ėshtė kaq i mprehtė dhe i qartė, saqė as teknologjia e shekullit tonė nuk e ka arritur. Pėr shembull shikoni nė librin qė po lexoni, pastaj ngrini kokėn dhe shikoni pėrreth. A keni parė imazhe kaq tė mprehta dhe tė qarta nė njė vend tjetėr? Edhe televizioni, me ekranin mė tė avancuar nė botė, nuk mund tė sigurojė imazhe kaq tė mprehta. Pėr mė shumė se 100 vjet, mijėra inxhinierė janė munduar tė prodhojnė njė televizor tridimensional, i cili do tė mund tė arrinte cilėsinė e shikimit tė syrit. Ata kanė arritur tė shpikin njė sistem Tv tridimensional, por ai nuk mund tė shihet pa vendosur njė palė syze speciale. Pėr kėtė Allahu i madhėrishėm nė Kuranin famėmadh thotė: A nuk i kemi dhėnė Ne atij dy sy? (El Beled: 8) Tėrė syri, si organ periferik i receptorit optik, mund tė krahasohet me aparatin fotografik (por ėshtė afro 3.000 herė mė i ndjeshėm se kamera mė precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lėshon dhe i thyen rrezet e dritės, pikėrisht sikurse sistemi i thjerrėzave qė i drejton fytyrat e objektit nė film. Rrezet e dritės, si dhunti e Allahut tė madhėrishėm i ngacmojnė kunjėzat dhe thupėrzat me intensitet tė mjaftueshėm. Ky ngacmim, qė shkaktohet nga proceset biokimike, pėrcillet nėpėrmjet nervit optik deri nė pjesėt kortikale tė trurit. Me ndihmėn e kunjėzave pranohet drita e ditės (me ngjyrė) ndėrsa me ndihmėn e thupėrzave drita e muzgut (bardhė e zi). Numri i atyre arrin nė 130 milionė. Ėshtė vėrtetuar se gjatė procesit tė tė parit, d.m.th. ngacmimit tė thupėrzave, funksioni i tyre ėshtė i lidhur pėr njė materie speciale, e cila gjendet nė to dhe quhet purpuri i tė parit (rodopsinė) pėr krijimin e sė cilės nevojitet vitamina A. Kur drita bie nė thupėrza, rodopsina absorbon energjinė e dritės, duke e transformuar nė lumirodopsinė. Energjia e absorbuar nga drita i jep lumirodopsinės sasi tė madhe tė energjisė sė lirė. Nga kjo, nė pjesė tė sekondės, lumirodopsina ndahet nė metarodopsinė, i cili ėshtė i paqėndrueshėm dhe ndahet nė retinėn dhe skotopsinė. Skotopsina shkakton potencial elektrik lokal, i cili vepron direkt nė membranėn e thupėrzave, duke shkaktuar potencial receptor. Impulset pėrcillen deri te qelizat ganglionale, tė cilat transmetojnė impulset nervore ēdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet nė errėsirė tė plotė. Para tė gjitha kėtyre fenomeneve dhe mrekullive tė panumėrta tė Krijuesit tė pėrsosur, nuk na mbetet tjetėr vetėm ta lavdėrojmė dhe ta falėnderojmė nga thellėsia e zemrės, duke kujtuar versetin kuranor: E mandej, pikėn e farės e bėmė droēkė gjaku, e pastaj e bėmė copėz mishi pa formė; mandej, me atė mish bėmė eshtrat, pastaj i veshėm eshtrat me mish dhe pastaj e bėmė atė (njeriun) krijesė tjetėr (duke i futur shpirtin). Qoftė lartėsuar Allahu, Krijuesi mė i pėrsosur! (El Muminun: 14) |
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2007