|
Intervista Tė jesh femėr, fat Jerida KULLA Mimoza Ahmeti, njė natyrė e ndjeshme dhe shumė rebeluese pėr padrejtėsitė qė ndodhin, pėr ato qė kalojmė, mund tė them njė rebelim elegant. Nuk ka si tė ndodhė ndryshe. Eleganca e rebelimit e ka burimin te pena e saj, vjen ngaqė ajo ėshtė artiste dhe artistėt kanė format e tyre tė shprehjes sė rebelimit. Njė zė qė erdhi nė letėrsinė shqipe nė vitet 80, duke shėnuar kthesė nė mėnyrėn e formėsimit tė artit. Tė gjithė e njohim artin e saj. E ai qė di tė njohė artin, mund tė njohė natyrėn dhe shpirtin e artistit, e nė kėtė rast tė Mimozės. Familja: Mimoza njihet si poeteshė e suksesshme, por njėkohėsisht edhe pėr prozėn e saj origjinale, kėngėn e pikturėn interesante. Si fillim dėshirojmė tė dimė se si ndihet Mimoza duke ecur njėherėsh nė disa korsi edhe pse jo me tė njėjtėn shpejtėsi? Faleminderit pėr intervistėn. E kisha harruar fjalėn korsi. Nė botėn ku jetoj ndarjet nuk quhen tė tilla. Si ndihem? Mėnyra sesi ndihet njeriu ėshtė pothuajse komune. Por shpesh instinkti i diferencės apo edhe vetėdija e tė qenit njėfarkushi i jep gjallėri shqisės e qė kėtej vrapojnė inspirime, tė dobėta, qė vdesin, por kur mbijetojnė janė kuptime tė papritura, ti vrapon marrėzish qė ti zėsh. Ėshtė nė dorėn e tyre nėse i kap, ėshtė punė dashurie, njė marrėzi dashnorėsh, bėhet vepėr letrare, ngjarja ishte askund, ai qė tė frymėzoi zakonisht mbetet njeriu mė i huaj. Familja: Jeta ėshtė e larmishme, me artin e vet Mimoza, kemi parasysh fushat e pėrmendura mė lart, dėshiron tė pėrcjellė mė shumė aromė tė luleve shumėngjyrėshe apo tė shpojė e tė godasė? Nuk kam njė vetepėrceptim kaq tė sheqertė rreth gjėrave, aq mė pak rreth vetes. Jeta ėshtė e larmishme vetėm nėse ti je i larmishėm; jeta ėshtė njė rutinė mizerabėl, nėse i dorėzohesh tė zakonshmes, por edhe nėse nuk i dorėzohesh ajo ėshtė tėrė kohėn aty, tė sheh me sytė e njė qeni pa zot, qė do tė ushqehet. Ti thua me vete: Si tė bėj me kėtė krijesė tė gjorė? Ta lė tė vdesė? I jep tė haje asaj rutine, ngaqė je zemėrmirė dhe vdes pėr vete..., por shyqyr vetja ėshtė njė qen me zot, ajo kujtohet dhe pastaj fillon larmia qė mė bėn si vetja. Familja: Pėr krijuesin, ēdo prodhim i tij ėshtė i dashur, ju a mund tė veēoni ndonjė nga krijimet tuaja qė e kini mė pėr zemėr? Jo, nuk mund tė veēoj, sepse nė kėtė moment asgjė nuk mė kujtohet. Veēoj vetėm njė fustan jeshil, tė shkurtėr, qė e bleva sot dhe qė mė solli dėshirėn pėr tė kėnduar edhe njė herė. Betohem se ai fustan ėshtė arsyeja qė do tė kėndoj edhe njė herė nė skenėn shqiptare, pėrndryshe ... Familja: Nė vitet e demokracisė vihet re: botohen shumė libra artistikė, lexohet pak, ndėrsa kritika letrare pothuajse mungon fare, cili ėshtė komenti juaj pėr kėto dukuri? Komenti im ėshtė i thjeshte: njeriu bėn atė qė i do qejfi. Tani qejfit i lexohet pak, sepse ėshtė pa qejf. Kur tė behet mirė, do ti lexohet mė shumė dhe do tė ketė gjėra mė tė bukura pėr tė lexuar. Do tė ketė shumė dashuri. Nuk mund tė lexohet nė mungesė dashurie, tė paktėn vetėndijimi, ky lloj dashurie. Familja: Prurjet mė tė reja nė poezinė shqipe. Ka shumė dhe janė tė pastra. Poezia ėshtė artikulli i jetės sė gjuhės. Shqipja ėshtė gjallė nėpėrmjet artikulimit poetik. Artikujt e saj tė tjerė janė miksuar dhe e ndihmojnė shumė pak jetėn e saj mirėfilli. Familja: Sot familja ndihet mjaft e trazuar dhe kjo duket tek adoleshentėt, tė rinjtė, tė rriturit e nė moshėn e tretė, a mendoni se nė pėrpjekjet pėr tu bėrė modernė familja shqiptare po humbet disa nga vlerat e saj tė ēmuara? Nuk mendoj kėshtu. Familja ėshtė njė bashkėsi e konvertueshme nė njėsi mė tė thjeshta. E rėndėsishme ėshtė emancipimi i njėsive, jo ruajtja e strukturės. Familja: Komenti juaj pėr gjendjen dhe rolin e femrės shqiptare sot nė shoqėri. Femra ėshtė njė qenie e privilegjuar nė ēdo bashkėsi patriarkale, sado moderne. Te ajo janė fillesat e sė ardhshmes dhe rrėnjėt barkore tė sė tashmes. Femra jeton nė margjina, pėr kėtė arsye tėrėsia ėshtė brenda saj dhe ajo buzėqesh me fitoret fėminore tė burrave, duke ndier njė trishtim pothuajse amėsor pėr fatalitetin e tė luajturit Burrė tė burrave. Fati mė i madh i jetės ėshtė tė jesh femėr, ndryshe shkon kot prej kėsaj bote, pa marrė vesh gjė. Por ndoshta edhe ky ėshtė fat, nė njė farė mėnyre ... Familja: Ēfarė mund ti ofrojė sot Shqipėria njė intelektuali, po intelektuali ēfarė roli duhet tė luajė? Besoj se ėshtė mė e rėndėsishme e kundėrta. Intelektuali duhet ti ofrojė Shqipėrisė. Familja: Kohėt e fundit ka filluar tė flitet pėr rikthimin e trurit, por edhe pėr reformėn nė Akademinė e Shkencave, cili ėshtė komenti juaj pėr to? Besoj se shoqėria jonė ėshtė e re pėr tė folur me terma kaq imperativė. Janė masa tė mėdha njerėzore pėr tu emancipuar e kulturuar. Kanė mbushur hapėsirėn me shenjat e tyre, sigurisht do tė kenė akademinė e tyre, trurin e tyre. Do tė na duhet shumė tė mėsojmė pėr ti kuptuar ... Familja: Keni menduar ndonjėherė tė largoheni nga Shqipėria? Ditė e natė.
Familja: Do dėshironim tė njihnim lexuesin e revistės Familja se ēfarė ka nė duar duke punuar Mimoza, por edhe pėr mė tej? Tani jam nė njė studim masteri. Shumė pak kohė kam pėr tė krijuar. Familja: Sė fundi, cili ėshtė mesazhi juaj pėr lexuesit e revistės Familja? Familja mbetet vendi mė torturues, por ende streha mė e dashur e njeriut.
|
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008