Revista Familja Online

Nr. 5 (86) MAJ 2008

ARKIVAT

FAMILJA 2008 NR.III
FAMILJA 2008 NR.II
FAMILJA 2008. NR I
FAMILJA 2007. NR XII
FAMILJA 2007. NR XI
FAMILJA 2007, NR X
FAMILJA 2007, NR. IX
FAMILJA 2007, NR. VIII
FAMILJA 2007, NR. VI

FAMILJA 2007, NR. IV

FAMILJA 2007, NR. III
FAMILJA 2007, NR. II
FAMILJA 2007, NR. I
FAMILJA 2006, NR. XII

FAMILJA 2006, NR. XI

FAMILJA 2006, NR.X

                FAMILJA 2006, NR.V
                familja 2006, nr.iv
                FAMILJA 2006, NR.III
                fAMILJA 2006, NR.II
                FAMILJA 2005, nr.x
                FAMLJA 2005, NR IX
                FAMILJA 2005, Nr. V
                FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

Brenda familjes

NĖ PRITJE TĖ BEBIT

Iris HOXHA

 

Ardhja e bebit nė jetė ėshtė njė kėnaqėsi, si pėr prindėrit, ashtu edhe pėr pjesėtarėt e tjerė tė familjes. Por mund tė ndodhė qė jo gjithmonė kjo kėnaqėsi tė shfaqet. Ajo mund tė mbahet brenda shpirtit, duke u shtypur nga frika se a do jetė njė nėnė e mirė dhe a do t’i shėrbejė si duhet bebit tė vogėl. Studimet e psikologjisė sė paralindjes theksojnė se nėntė muajt e shtatzėnisė janė thelbėsore pėr raportin nėnė - fėmijė, i cili do tė pasqyrojė gjallėrinė dhe bukurinė e lidhjes sė krijuar gjatė shtatzėnisė.

Pėr kėtė arsye ėshtė e domosdoshme qė t’i kushtohet vėmendje fėmijės, para se ta keni nė krahėt tuaj. Pra, tė krijoni njė dialog tė plotė me tė, tė pėrbėrė nga emocione dhe ndjenja. Ēdo ēast nė shtatzėninė e gruas ka rėndėsinė e tij. Njė nėnė e ardhshme gjithmonė pėrballet me pyetje tė tilla, si: Me ēfarė tė ushqehet? Me ēfarė tė vishet? Ēfarė medikamentesh mund tė pėrdorė? Sa kohė mund tė punojė? Sa kohė i duhet tė pushojė? Sa kohė tė merret me sport? Si tė pėrgatitet pėr lindjen e bebit? Pyetje tė tilla mbysin e torturojnė njė grua shtatzėnė dhe pėrgjigjet vijnė nga tė gjithė burimet e mundshme tė kėshillave, si: botime tė specializuara, revista, mikesha, tė afėrm, etj. Por duhet pasur kujdes, pasi jo tė gjitha kėshillat janė tė vlefshme pėr tė gjitha gratė shtatzėna, pasi ēdo shtatzėni ėshtė histori mė vete dhe e veēantė, pasi tė qenit nėnė ėshtė njė pėrvojė e papėrsėritshme. Nuk ka rregulla tė pėrgjithshme qė tė gjejnė zbatim, por ka zgjedhje qė bėhen tė specifikuara rast pas rasti, rregullat janė thjesht referuese. Mė e rėndėsishme pėr njė mama ėshtė raporti i brendshėm, njė lidhje e brendshme thellėsisht shpirtėrore mes nėnės dhe bebit deri nė thellėsinė mė tė vėrtetė tė shpirtit. Ndodh shpesh qė njė nėnė shtatzėnė tė zbatojė rregulla tė forta nė lidhje me veshjen, ushqyerjen, etj, qė kanė tė bėjnė me shėndetin fizik tė saj, duke i krijuar njė ndjenjė pakėnaqėsie e papėrshtatshmėrie me veten. Ndoshta duke iu referuar rregullave dhe duke ndjekur “instiktin e nėnės”, njė nėnė arrin tė gjejė mesataren e artė, atė qė ėshtė mė e mira pėr tė dhe fėmijėn e saj nė ēdo moment. Duhet tė mėsosh tė dėgjosh vetveten, pasi shtatzėnia ėshtė njė moment intim e thellėsisht personal dhe mė shumė se ēdo pėrvojė tjetėr tė jep mundėsinė tė hysh nė kontakt me thellėsinė e vetvetes. Jo rrallė herė na takon tė dėgjojmė pėr ndjeshmėrinė e njė gruaje shtatzėnė, pėr dėshirėn e saj, pėr tė qėndruar vetėm e pėr tė gjetur vetveten, ky ėshtė konfirmim i nevojės sė padiskutueshme qė ka njė nėnė: “Pėr tė humbur nė vetvete, me qėllim qė tė gjejė pėrgjigje pėr pyetjet dhe dyshimet e veta”. Nė nėntė muajt e shtatzėnisė duhet qė ēdo nėnė tė pasqyrojė feminilitet, duke i kushtuar njė rėndėsi tė madhe ēdo elementi tė jetės sė saj, duke filluar me flokėt, veshjen, tė folurin apo sjelljen. Gjatė 9 muajve tė shtatzėnisė lirshmėria e rrobave ėshtė njė kėrkesė shumė e rėndėsishme pėr nėnat.

 

Pėrgatitja e valixhes pėr nė spital   

Pėr tė porsalindurin

Nė rast se kemi tė bėjmė me njė lindje normale, qėndrimi nė spital shkon tri ditė dhe nė kėto tri dite nėna duhet tė kėtė pėrgatitur mė parė:

- 3 komplete tė veēanta veshjeje pėr bebin;

- 3 bluza ose badi intim pambuku pėr nė verė dhe bluza apo badi prej leshi pėr dimėr;

- 3 kėmisha me kopsa prapa;

- 3 palė ēorape tė buta;

- 3 palė tuta;

- 3 palė mbathje;

- garza pėr tė pastruar herė pas here kėrthizėn;

- pampers;

-1 mbulesė pambuku, kur ėshtė verė dhe prej leshi kur ėshtė nė dimėr;

- vaj, pomadė pėr tė lyer bebin, nėse ai ka ndonjė skuqje;

- kapuē;

- dhe njė arush pėr bebin.

Pėr nėnėn:

- Njė kartelė, e cila pėrmban tė gjitha analizat e bėra gjatė periudhės sė shtatzėnisė;

- dokumentet personale;

- 3 kėmisha nate tė hapura pėrpara;

- 1 rrobdishan pambuku ose leshi, nėse ėshtė dimėr;

- 1palė shapka tė rehatshme;

- 1 golf tė hapur;

- 2 palė recipeta apostafat pėr nėnat me gji;

- 1 pako me facoleta tė dezinfektuara pėr tė pastruar gjirin para dhe pas ēdo pirje tė bebit;

- 1 palė korse;

- 1 qese pėr rrobat e palara;

- 2 palė ēorape pambuku;

- 1 detergjent intim;

- aparat fotografik ose kamera.

 

Shtatzėnia tė bėn mė tė bukur

Komplimentet qė marrin nėnat e ardhshme nė harkun kohor tė 9 muajve janė tė shumta. Njė grua, e cila ėshtė nė muajt e shtatzėnisė, ėshtė mė e freskėt, shkėlqen mė shumė fytyra dhe sytė e saj. Kjo ndodh, sepse fytyra bėhet mė e butė dhe mė e ēlodhur, rrudhat fillojnė tė mos duken mė, pasi  pesha e trupit tė gruas rritet. Gjatė kėtyre muajve edhe flokėt bėhen mė tė shkėlqyeshėm dhe mė tė butė. Zemra e njė gruaje shtatzėnė pompon mė shumė gjak dhe kjo pėrmirėson qarkullimin e gjakut nėpėr damarėt, prandaj edhe nė fytyrėn e tyre shfaqet njė shkėlqim i veēantė.

Por, nuk duhet tė harroni se gėzimi i njė gruaje tė re, qė ėshtė nė pritje tė bėhet nėnė ėshtė trajtimi mė i mirė kozmetik qė ėshtė shpikur.

 

Kujdesi qė i bėhet bebit pėrpara se ai tė vijė nė jetė

Nga studimet thuhet se aparati i dėgjimit tė fėmijės fillon tė krijohet qėkur ai ėshtė 8 javėsh, ndaj ėshtė e kėshillueshme qė nėnat t’i vėnė nė sfond njė muzikė tė lehtė me tonalitet dhe volum tė ulėt. Kjo gjė i dhuron fėmijės momente qetėsie. Kjo ėshtė gjithashtu e nevojshme qė fėmijėn ta zėrė gjumi, pasi ai tė ketė lindur. Por mė shumė se muzika, e rėndėsishme ėshtė zėri i nėnės, i cili arrin nė fetus 3 herė mė shpejt se tė gjithė tingujt e tjerė. Flitini fėmijės suaj, duke filluar ta thėrrisni nė emėr n.q.s ia keni gjetur dhe nėse jo thėrriteni me fjalė tė ėmbla. Kjo gjė do tė bėjė qė bebi tė njohė zėrin tuaj dhe menjėherė sa ai tė lindi do t’ju njohė menjėherė nga zėri, duke e dalluar nėnėn e tij nga tė gjithė tė tjerėt qė mund tė gjenden nė atė sallė.

Por jo mė pak e rėndėsishme janė edhe pėrkėdheljet. Nėna duhet ta pėrkėdhel bebin e saj, duke ledhatuar (fėrkuar) barkun e saj. Kjo formon njė lidhje tė drejtpėrdrejt midis tyre dhe kur bebi tė jetė 7 muajsh, ai do ta ndiejė kėtė pėrkėdhelje.



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2008