|
Bardhė e zi PARAFABRIKATI BIG BROTHER Redi Shehu Kur komercializohet gjithēka, e virtytshmja gjendet midis kurrkundit dhe asgjėsė. U dha vendimi. Tri muaj burgim pėr 14 pjesėmarrės tė bandės Big Brother. Burgosja e tyre u caktua nė burgun me pesė yje tė sigurisė sė lartė nė Vorė. Dėnimi do tė ekzekutohet nė kėtė birucė prej mė shumė se njė mijė metrash katrorė dhe do tė jenė nėn vėzhgimin e rreptė tė kamerave, si dhe tė miliona syve. Pas eksperiencės me Kafazin e Artė, njė soj imitimi i kopshtit zoologjik, u dha haberi nė media se njė kafaz tjetėr, vėllai i vogėl i Big Brother, po zbarkonte nė limanin e njėrės prej mediave tona, qė ia kishte mbushur top mendjen vetes se do tė integronte Shqipėrinė nė Evropė mė shpejt se politika. Pas lajmeve tė gėzuara pėr pavarėsinė e Kosovės, fillimit tė reformave nė drejtėsi dhe atė zgjedhore, deklaratave plot insinuata tė politikanėve tanė se anėtarėsimin nė Nato e kishim nė xhep, sekondat publicitare nuk reshtnin sė gėrthituri se mė nė fund u integrua edhe Shqipėria nė organizatėn e tė dėshpėruarve pėr famė, e quajtur Big Brother. Ashtu siē pritej, turma tė mėdha rinie, qė varionin nga adoleshentėt, deri tek tė zhgėnjyerit me rininė e tyre, mbushėn sallat e audicionit pėr tė konkurruar me shpresėn qė tė renditeshin nė 14-shen fatlume, e cila do tė shpaloste intimitetin e jetės private nė njė tė ashtuquajtur reality show, pėrballė miliona syve tė teleshikuesve qė depėrtonin nė shtėpinė - burg tė pėrbashkėt, pėrmes njė numri tė pafund kamerash dhe pajisjesh transmetimi. Rinisė shqiptare, por edhe tė gjitha kategorive tė teleshikuesve, po i ofrohej njė mėnyrė zbavitjeje, e cila nuk ndryshonte aspak nga programacioni televiziv, i cili ofronte njė shkapėrderdhje meditimi, ēoroditje intelektuale dhe dėshtim nė gjetjen, qoftė sadopak, e njė rrezeje morali dhe mirėsie, kjo vetėm me ndryshimin se do tė paraqiste live atė qė tė tjerėt e programonin. Me njė fjalė, asnjė vlerė e re. Njė vazhdimėsi e trajtimit tė shoqėrisė dhe rinisė sonė gjithmonė tė parė me syze tė modernizmit dhe globalizimit tė stilit tė jetesės, qė nė tė vėrtetė, brenda vetė llojit tė vet, ka kontradikta, papėrputhshmėri dhe jo njė strukturė dhe destinacion tė qartė. Mjafton tė shikohet nė prototipat fitues tė14-shes sė Big Brother- Albania . Secili apo secila, nė vija tė pėrgjithshme, janė tė njė formati pėrsa i pėrket botėkuptimit, paraqitjes sė jashtme dhe vlerave qė mbartin. Meqenėse kėta pėrfaqėsues, u ofrohen teleshikuesve si pėrzgjedhje jo e tyre, por si njė produkt i pėrzgjedhur nga botėkuptimi kulturor i njė jurie, nė njė farė mėnyre, u ngarkon shikuesve vlera jo gjithėpėrfshirėse. Nėse kėsaj i shtojmė edhe faktin se, pėr adoleshentėt tanė, shumė prej tyre kthehen nė modele pėr tu ndjekur, atėherė mund tė themi se po parafabrikojmė njė brez tė ri tė tipit Big Brother. Mundėsisht, konkurrentėt duhet tė jenė fotokopje e formatit Brig Brother International, pėr ti dhėnė njė ngjyrim mė oksidental mediave tona, pėr tė treguar se jemi tė aftė tė prodhojmė kopje tė mira, por pa provuar akoma se jemi nė gjendje tė promovojmė vlerat tona, traditėn dhe botėkuptimin tonė, i cili, jo pak i pasur, qėndron i trembur pėrballė uraganit globalizues, qė nė vetvete ėshtė njė mėnyrė komode dhe e lehtė zbatimi tė njė stili jete tashmė tė gatshėm dhe shabllon. Njė pėrpjekje pėr tė treguar se, nė shoqėrinė tonė individualiste dhe qė po largohet gjithnjė e mė shumė nga bashkėjetesa familjare, ėshtė e mundur, jo dy, tre apo katėr, por 14 veta mund tė bashkėjetojnė nė harmoni. Tė ndjekur nga kamerat, secili mundohet tė shpalosė veten nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, duke tradhtuar idealin e njė reality show, ku gjithēka do tė duhej tė ishte origjinale, duke u shfaqur nė tė gjitha formatet, por jo vetvetja. Prandaj nuk ėshtė pėr tu habitur kur sheh djem me pircing qė lajnė enėt apo edhe hekurosin rrobat dhe e gjithė kjo nėn moton pėr tė fituar 50.000 euro. Sigurisht, qė kur komercializohet gjithēka, e virtytshmja gjendet midis kurrkundit dhe asgjėsė. Sidoqoftė, tė burgosurit tanė te Big Brother janė kontingjenti i parė i shumė tė burgosurve tė tjerė qė do tė kyēen atje nė tė ardhmen, duke formuar njė brez tė dėnuarish pėr famė, tė cilėt nuk do tė marrin mėsim nga vuajtja e tyre, por do tu japin mėsim teleshikuesve tė pambarim, se si mund tė ngrihet kulti apo modeli i njė tė riu, i cili endet i hutuar midis shumė modeleve parafabrikate, qė sjell pak ose aspak vlera apo virtyte nė shoqėri. |
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008