Revista Familja Online
.
Liri e shprehjes apo diktature e "lirise se shprehjes"?

 As vet karikaturisti nuk e imagjinonte, ndėrkohė qė lapsi i tij rrėshqiste nė letrėn e bardhė, se kjo vepėr qė po realizonte, jashtė naivitetit, do ta ngrinte nė njė shkallė apo nivel mė tė lartė dashurinė e muslimanėve pėr profetin e tyre, si dhe kureshtjen e mijėrave tė tjerėve pėr tė ditur rreth kėtij njeriu tė madh.
Mė parė, shumė pak e njihin gazetėn “Jylland Posten”, e cila, po ashtu, nuk e kishte imagjinuar, se njė bum i tillė gazetaresk, do tė kthehej nė njė torturė tė vėrtetė mediatike.
Ėshtė i ēuditēshėm fakti se si pėrzgjidhet blasfemia pėr tė matur shkallėn e lirisė sė shprehjes nė disa vende tė caktuara. Blasfemia ėshtė blasfemi dhe liria e shprehjes ėshtė liri e shprehjes. Kėto janė gjėra tė ndara. Pėrqeshja, tallja, poshtėrimi nuk janė kritere pėr tė vlerėsuar arritjet e lirisė sė tė shprehurit, pėrkundrazi, vėrtetojnė degradimin e saj.
Liria e shprehjes ėshtė ajo kategori e sė drejtės, e cila futet nė liritė relative. Liria e mendimit ėshtė ajo kategori e sė drejtės qė futet nė liritė absolute, si liri personale e ēdo individi pėr t’iu afruar botės qė e rrethon. Ndėrsa, liria e shprehjes nuk mundet asesi tė jetė absolute, sepse kushtėzohet nga faktorė moralė e shoqėrorė dhe e bėn atė relative nė sajė tė kushteve dhe konjukturave tė realitetit. Kėshtu, ēdonjėri nga ne ka mendime tė ndryshme pėr persona tė ndryshėm, por, tė shprehurit ndaj tyre varet nga marrėdhėniet shoqėrore dhe kriteret etiko-morale, duke bėrė kėshtu qė shpeshherė nė mes tė menduarit tė tij dhe tė shprehurit tė ketė diferenca tė mėdha.
Tani shohim se me rastin e karikaturave apo blasfemive tė tjera tė ēdo ane qofshin, duan qė lirinė e shprehjes, nga njė liri relative ta kthejnė nė njė liri absolute dhe lirinė e mendimit nga njė liri absolute dhe e pakufizuar nė njė liri relative, sipas tekave tė grupimeve tė caktuara, duke prishur kėshtu natyrshmėrinė e pėrbėrjes sė njeriut dhe tė marrėdhėnieve shoqėrore.
Liria e shprehjes ėshtė njė nga shtyllat e demokracisė, po ashtu siē ėshtė edhe liria e besimit. Pėr sa kohė qė tė dyja mendohej se shkonin paralel askush nuk shqetėsohej pėr vijueshmėrinė e tyre, tani qė me kėtė rast kėto tė dyja nga keqimpostimi i tyre u pėrplasėn, lindi pyetja, liri e shprehjes apo liri e besimit?
Ato janė tė pandara nga njėra-tjetra brenda njė konteksti tė caktuar. Ndarja mekanike e lirisė sė shprehjes nga besimi (tė paktėn ai islam) dhe absolutizimi i tij, ēon nė dogmatizim tė kėsaj tė fundit dhe ēdo dogmatizim ka premisa pėr t’u kthyer nė diktat. Kėshtu, mund tė themi se, nėse vazhdohet me absolutizim tė pakufi tė lirisė sė shprehjes, duke mos pėrcaktuar limite njerėzore, rrezikojmė ta kthejmė lirinė e shprehjes nga shtylla e demokracisė nė godinėn e diktatit, tė njė diktati “ tė lirisė sė shprehjes”.
Natyrisht, secili nga ne, edhe pse nė disa raste nuk duam ta pranojnė e dimė qė nė marrėdhėniet shoqėrore ka kufij tė mirėpėrcaktuar, ka njė kuadėr etiko-moral, i cili respektohet pikėrisht pėr tė ruajtur thurjen sociale nė rastin mė tė keq, dhe pėr tė pėrmirėsuar dhe ngritur nė njė nivel mė tė lartė shoqėrinė, nė rastin mė tė mirė. Ndaj edhe karikatura tė tilla absolutisht nuk tregojnė ndonjė fitore tė demokracisė nė kontekstin e lirisė sė tė shprehurit, por vetėm na kujtojnė tė gjithėve ne, se kufiri pėr tė cilin folėm mė lart, ėshtė cėnuar. Dhe kur kufijtė cėnohen e kemi shumė tė vėshtirė tė parashikojmė pasojat. Prandaj, nė pėrgjithėsi, morali i gjithė kėsaj qė ndodhi na kujtoi se shoqėria njerėzore dhe bota muslimane nė veēanti e ka kufirin e vet tė mirėpėrcaktuar dhe se liria e e shprehjes mbi tė gjitha duhet tė jetė bashkudhėtare me pėrgjegjshmėrinė.
Pasojat tė gjithė ne i pamė. Pjesa mė e madhe e besimtarėve muslimanė nuk mund tė pajtohen me aktet e dhunshme tė bėrė nga disa grupime tė caktuara nė disa zona tė nxehta tė vendeve muslimane, tė cilat tymin e luftės e transformuan pėr pak ditė nė tymin e djegies sė pėrfaqėsive diplomatike skandinave. Duke i dhėnė material kamerave “tė uritura” nė kėrkim tė hijeve tė fondamentalizmit. Bota muslimane ka patur reagime shumė mė diplomatike dhe shumė mė tė efektshme se ato qė na servirėn monopolistėt e lajmit nė botė. Me muaj tė tėrė, njė lėvizje e fuqishme diplomatike u shoqėrua edhe me njė lėvizje tė fuqishme tė titullarėve tė fesė pėr tė shpjeguar nė mbarė botėn realitetin rreth figurės sė profetit Muhamed dhe se fitilat e bombat janė pajisje ushtarake dhe nuk kanė gjė tė pėrbashkėt me mėsimet e fesė.
Paralelizma tė tipit “muslimanė barbarė”, tė bėrė nga ndonjė gazetar nė Shqipėri, i tipit Babaramo, qė mundohet qė tė kuptojė botėn vetėm me 5 pyetje, janė patetike dhe tregojnė se mllefi vazhdimisht i bėn striptizė injorancės sė thekur qė vegjeton nė kokėn e tij pėr ēėshtje tė tilla. Ndaj edhe pėrgjegjshmėria ėshtė kriter bazė qė kėrkohet nga gazetarėt dhe opinionistėt jo vetėm nė raste tė tilla, por gjatė gjithė punės sė tyre normale.
Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur deklarata e kryeministrit danez Rasmussen nė lidhje me karikaturat, e lėshuar para njė muaji, ku ndėr tė tjera thuhej: “…Nė njė deklaratė pėr shtyp mbrėmė “Jylland Posten” i kėrkoi falje botės muslimane…. Me anė tė kėsaj deklarate dua tė theksoj mendimin tim personal se unė respektoj ndjenjat fetare tė njerėzve tė tjerė. Si rrjedhim, unė pėr veten time nuk do tė zgjidhja kurrė tė pėrshkruaja simbolet fetare nė kėtė mėnyrė… Dua tė theksoj se qeveria daneze dėnon ēdo lloj shprehjeje, veprim apo shenjė si pėrpjekje pėr tė demonizuar grupet e njerėzve mbi bazėn e besimit tė tyre fetar apo prejardhjes etnike. Ėshtė njė lloj gjėje qė nuk i takon njė shoqėrie, e cila ėshtė e bazuar mbi respektin pėr qeniet njerėzore individuale…”(31 Janar 2006).
Liria e shprehjes dėmtohet nė pėrmasa shumė tė mėdha nėse flamurin e mbrojtjes sė saj e merr fanatizmi kulturor, i cili nga ana e vet prodhon efektin e kundėrt me lirinė e shprehjes.
Po ashtu, ėshtė gabim pėr ata qė mendojnė se liria e shprehjes dhe demokracia duhet tė merren herė pas here nė provim, duke futur si tezė provimi blasfeminė apo poshtėrimin ndaj kolosėve tė njerėzimit. Kjo mė tepėr ngjan me njė eksperiment pervers pėr tė testuar, se sa me lirinė e shprehjes, duke sjellė rėnien e lirė tė shoqėrisė njerėzore drejt humbjeve tė vlerave. Provimin e vet demokracia e kalon duke garantuar liritė themelore tė njeriut, ku e drejta pėr pacėnueshmėrinė dhe integritetin moral tė tij ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e saj dhe treguesi kryesor i limiteve tė pashkelshme.A

                                        

 



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2005