|
ARKIVAT |
|
FAMILJA 2005, NR. X |
|
FAMILJA 2005, Nr.
V |
|
FAMILJA 2005, Nr.
IV |
|
FAMILJA 2005, Nr.
III |
|
FAMILJA 2005, Nr.
II |
|
FAMILJA 2005, Nr. I |
|
FAMILJA 2004, Nr. XII |
|
FAMILJA 2004, Nr. XI |
|
FAMILJA 2004, Nr. x |
|
FAMILJA 2004, Nr.
ix |
|
FAMILJA 2004, Nr. VIII |
|
FAMILJA 2004, Nr. VII |
|
FAMILJA 2004, Nr. VI |
|
FAMILJA 2004, Nr. V |
|
|
|
. |
Bazime astronomike pėr ritet dhe festat islame
Punime tė Dr. Ibrahim Gashit
Pėrveē shkrimit tė shumė artikujve metodikė e shkencorė pėr lėndėt
matematikė e astronomi, ka botuar kėto libra:
-Probleme tė zgjidhura astronomike, Tiranė 1972;
-Nga qielli ynė, Lubjanė 1995;
-Ditėnata dhe disa kuptime qė lidhen me tė, Tiranė 2002;
-Kalendari dhe kronologjia nė botė dhe tek shqiptarėt, Tiranė, 2000;
-Kalendari dhe hixhri hėnor dhe lidhja e tij me kalendarėt Julian e
Gregorian dhe me periodėn Juliane, Tiranė, 2003;
-Kalendari MALI RUMI dhe lidhja e tij me Kalendarin Gregorian dhe me
periodėn Juliane, Tiranė, 2003;
-Bazime astronomike nė ritet dhe festat fetare islame, Tiranė 2005.
Ka gati pėr botim edhe tre libra tė tjerė, dy prej tė cilėve lidhen me
Kronologjinė Shqiptare dhe njėri me ēėshtje tė Ballkanit tė trazuar pas
vitit 1993, kur punoi si sekretar ambasade i Republikės sė Shqipėrisė nė
Slloveni.
Dr. Ramiz Zekaj
Njohja e mirė e astronomisė, nė veēanti e fushės sė kalendarėve dhe tė
kronologjisė nga ana e autorit, bėri qė ai tė na paraqesė lėndėn e trajtuar
jo vetėm si njė studim shkencor me bazimin pėrkatės teorik, por edhe si njė
pasqyrim tė kulturės islame nė disa prej dimensioneve tė saj nė kėtė fushė.
Nė libėr shtrohen para lexuesit tri ēėshtje themelore lidhur me ritet dhe
festat fetare islame:
E para, pėrcaktimi kohor i riteve dhe festave fetare islame vjetore, tė
cilat kanė lidhje me pėrcaktimin e datės njė tė muajve tė kalendarit Hixhri
Hėnor, pėrkatėsisht me dukjen pėr herė tė parė tė draprit tė Hėnės sė re pas
perėndimit tė Diellit.
E dyta, pėrcaktimi kohor i pesė faljeve ditore, pėr tė cilat bėhen edhe
kalendarėt-takvimė, ėshtė trajtuar nga autori nė tė gjitha aspektet e tij,
pasi janė dhėnė njohuri tė plota astronomike, lidhur me kohėn e lindjes, tė
perėndimit dhe tė kulmimit tė Diellit, tė fillimit e tė mbarimit tė muzgjeve,
ēaste kohore kėto qė pėrcaktojnė edhe intervalet kohore kur mund tė kryhen
faljet.
E treta, pėrcaktimi i drejtimit tė Kiblės (Mekės), domosdoshmėri kjo pėr ēdo
musliman qė kryen faljet, ėshtė trajtuar nė mėnyrė teorike, si dhe janė
pėrcaktuar drejtimet e shumė qyteteve shqiptare dhe tė huaja. Kėtu mendoj se
lind nevoja e njė studimi pėr drejtimin qė kanė xhamitė e ndėrtuara mė parė
apo xhamitė qė po ndėrtohen nė kohėt e sotme.
Prof. Dr. sc. Musa Gashi
Prof. Dr. sc. Ejup Hamiti
...Tė hartuarit e kėtij studimi-projekt paraqet, pikėsėpari, njė vepėr
shkencore pioniere tek ne, nė tė cilėn autori, si njohės i mirė i
matematikės dhe astronomisė, kėtė rrafsh tė njohurive shkencore e fetare e
shtron me plot sukses, duke iu drejtuar opinionit tė gjerė tė Shqipėrisė dhe
arealit shqipfolės nė Ballkan, sidomos tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi
dhe Ēamėrisė. Nė kėtė kontekst, lind pashmangshėm edhe sugjerimi ynė pėr
organet kompetente tė Bashkėsive fetare muslimane tė Shqipėrisė dhe zonave
tė tjera tė cekura mė sipėr, qė me seriozitetin e duhur ta studiojnė kėtė
vepėr shkencore dhe tė mbajnė qėndrim pozitiv, lidhur me sendėrtimin e ideve
qė shtrohen atje.
Shprehim bindjen se libri Bazime astronomike pėr ritet dhe festat fetare
islame i autorit Dr.Ibrahim Gashi, do tė ngjallė tek lexuesi interes njohės
pėr ēėshtjet e trajtuara, e njėkohėsisht do tė nxisė studiuesit e rinj pėr
hulumtime tė mėtejshme astronomike nė kėtė fushė, e cila akoma nuk ėshtė
lėvruar sa duhet nga studiuesit dhe njohėsit e saj tek ne.
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Shtypshkronja Milenium
i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699 |