Revista Familja Online
.
Leximi i mendjes se Muslimanit

Dr. Hathouti e kupton Islamin nė thelbin e tij tė vėrtetė, ashtu siē duhet tė kuptohet. Besimi i tij nė Zot dhe nė njėqenėsinė e Tij, kėsisjoj, nuk ėshtė vetėm rrjedhojė e pranimit nga ana e autorit tė zbulimit hyjnor dhe tė mėsimeve tė Profetit, por, gjithashtu, edhe fryt i ushtrimit tė rreptė mendor ku zbatohen logjika dhe arsyetimi. Kjo pėrpjekje mendore pėrputhet me mjaft lartėsime kuranore pėr njeriun qė tė mendojė, tė pėrsiasė dhe tė shkoqisė gjithėsinė dhe gjallimin e vet brenda gjithėsisė, ngaqė kjo shton njohjen nga ana e qenies njerėzore tė Krijuesit.
Pra, kreu i parė i librit, i titulluar “Zoti”, hap njė shteg qė mund ta ēojė muslimanin tek njohja e Zotit tė tij dhe, kėsisoj, lehtėson besimin dhe pranimin e plotė. Stili i tij, bind tė riun dhe i mbush mendjen mosbesimtarit tė rritur dhe tė pjekur. Analiza e tij logjike e faktorėve qė tregojnė ekzistencėn e Zotit e ēojnė atė, nė kreun e dytė, drejt thellimit tė analizės logjike tė pasojave tė kėsaj ekzistence, siē shpalosen nė qeniet njerėzore, nė ringjalljen dhe jetėn e pėrtejshme, nė dallimin ndėrmjet njeriut dhe bishės, dhe nė tre fetė kryesore monoteiste qė kanė pikė tė pėrbashkėt burimore nė personin e patriarkut Ibrahim, domethėnė, Judaizmi, Krishtėrimi dhe Islami.
Kreu i tretė i kėtij libri ėshtė njė shpalosje tėrheqėse dhe objektive e Islamit dhe e lidhjeve tė tij me dy fetė e tjera. Lexuesi jomusliman, qė nuk e njeh fare Islamin, do tė habitet me hallkat qė lidhin Islamin me Krishtėrimin nė veēanti.
Qytetėrimi islam ka lėnė gjurmėt e tij tė qarta nė qytetėrimin Perėndimor, nė disiplina dhe arte tė ndryshme. Ai i dha botės Perėndimore themelet ku tė mund tė ndėrtonte qytetėrimin e vet, siē tregohet pėrmes pėrdorimit tė lirė tė formave tė pėrshtatura tė fjalėve arabisht ose pėrkthimeve tė tyre.
Dr. Hathouti bėn njė vėzhgim tė shkurtėr tė Sheriatit, ose tė trungut tė sė Drejtės Islame, ndarjes sė fesė nga shteti dhe demokracisė. Ai vazhdon tė trajtojė aspektin shpirtėror tė Islamit, domethėnė ēėshtjet e adhurimit dhe tė mesazhit moral qė disiplinuan muslimanėt dhe mbollėn tek ta dhembshurinė, mėshirėn dhe dashurinė pėr ēdo gjė tė mirė.
Autori ia ka dalė mbanė mė sė miri nė shpjegimin e lidhjes ndėrmjet Islamit dhe demokracisė. Qeveria islame, siē parashikohet nė Kuran dhe Sunet, nuk pėrfshin njė formė tė caktuar tė sistemit kushtetues. Ajo qė mė sė shumti bėjnė tekstet ėshtė hedhja e themeleve tė parimeve themelore ku mund tė mbėshtetet ēdo kushtetutė. Sundimtari duhet tė zgjidhet nga tė tjerėt dhe mund tė sundojė vetėm nė pėrputhje me ligjin.
Autori ka dhėnė njė shpjegim tė qartė dhe tė ngjeshur tė pesė shtyllave tė Islamit, tė cilat muslimani normalisht i mėson gjatė fėmijėrisė. Ky objekt synon t’i japė lexuesit jomusliman njė pamje tė qartė tė mėnyrės sesi muslimani lufton pėr tė shkuar drejt pėrkryerjes nė marrėdhėniet e tij me Krijuesin e vet, nė ēėshtjet e adhurimit dhe gjatė zbatimit tė urdhrave dhe ndalimeve nga ana e Zotit nė sjelljen e tij tė pėrditshme. Ėshtė kjo pjesa e dytė e jetės sė muslimanit, domethėnė, sjellja e tij ose e saj ndaj tė tjerėve, qė mė sė pari tėrheq vėmendjen e vėzhguesit. Kėtu standardi moral i vendosur nga Islami ėshtė i lartė dhe pėrshkon tė gjitha rrafshet e jetės, duke e bėrė muslimanin e vėrtetė bujar, tolerant dhe modest, duke u pėrpjekur pėr t’u bėrė mirė muslimanėve tė tjerė, po aq sa do t’i bėnte mirė farefisit tė vet. Autori citon shembuj tė shkėlqyer nga Kurani dhe Suneti, tė cilėt kanė ndikuar tek muslimanėt nė rrjedhėn e shekujve dhe janė nė gjendje t’u japin jomuslimanėve njė pamje tė gjallė tė thelbit tė Islamit.
Kreu i pestė dhe i fundit merret me ēėshtje politike dhe shoqėrore, rreth tė cilave ka shumė polemika anembanė botės. Pikėpamjet dhe zgjidhjet e propozuara tė autorit janė pasqyrim i tė kuptuarit tė tij tė thellė tė Sheriatit Islam dhe tė parimeve morale qė futi nė pėrdorim.
 

                                        

 



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2005