|
TA THEMI HAPUR Islami dhe ndėrveprimi tradicional Mr. Sabahudin Jashari
Historia e njerėzimit dhe faktet e nxjerra nga studime serioze dėshmojnė se Islami ėshtė feja me rritjen mė tė shpejtė nga tė gjitha fetė dhe idetė e tjera. Mund tė themi se kjo ėshtė feja mė e pranueshme mes njerėzve. Duke lėnė mėnjanė pretendimet joshkencore dhe paragjykimet qėllimliga, njė nga shkaqet kryesore tė kėsaj shtrirjeje tė shpejtė dhe tė gjerė ėshtė edhe potenciali i Islamit pėr tė krijuar njė ndėrveprim shumė tė suksesshėm me kulturat e ndryshme. Vlen tė qartėsojmė se njė ndėrveprim i tillė ėshtė funksionar jo vetėm me kulturat e tyre, por edhe me besimet, sado qė shpėrfaqin kundėrshti parimore me besimin islam. Ēfarė duhet tė shqyrtohet si mė e rėndėsishme nuk ėshtė shpejtėsia e pėrshtatjes sė konvertimeve me fenė e re, por paqėtimi i atyre qė zgjodhėn tė ruajnė besimin e mėparshėm me sistemin e ri politik. Ndėrsa tė parėt e kishin mė tė lehtė, pėr shkak tė mungesės, thuajse totale tė dallimit me sunduesit, tė dytėt kishin arsye tė dyshonin tek pastėrtia e shpalljes sė parimeve tė bashkėjetesės dhe mirėkuptimit tė ndėrsjellė nė njė shoqėri qė nuk ishte shpirtėrisht e tyre. Shpesh dhe dendur ėshtė pretenduar njė lloj viktimizimi nga ata qė mbrojnė tezėn e konvertimit me dhunė nė fenė islame, por e vėrteta ėshtė tėrėsisht tjetėr. Nė rrafshin teorik, njeriu mund tė gėzojė statusin e mėkėmbėsit tė Zotit nė tokė nė sajė tė lirisė sė zgjedhjes. Ky ėshtė njė mėsim themelor nė fenė islame; ndėrsa nė rrafshin historik, ka mjaft shembuj qė mbėshtesin atė qė dua tė them kėtu, jo pėr herė tė parė. Janė po aq tė shumtė shembujt e tė jetuarit tė besimtarėve tė feve tė tjera nė paqe mes myslimanėve, aq sa ējanė rastet e ekzistencės sė tyre tė njėkohshme nė njė shoqėri tė caktuar. Unė po sjell vetėm rastin e koptėve tė Egjiptit, tė cilėt i pati vėnė nėn thundėr Bizanti. Kėta njerėz qenė persekutuar e detyruar tė arratisen nėpėr shpellat e shkretėtirės pėr ti shpėtuar shtypjes sė egėr nga pushteti bizantin. Nėn qeverisjen e myslimanėve, ata e rigjetėn statusin e njeriut tė barabartė dhe qytetarit tė respektuar e dinjitar. Veē sa mė sipėr, tė shumta janė arsyet e fenomenit nė fjalė, por arsye tjetėr, edhe kjo jo pak e rėndėsishme, ėshtė aftėsia e Islamit pėr ti trajtuar objektivisht gjėrat, pra, pėr t'i pranuar ashtu siē janė, larg metodave shpėrfillėse tė reales. Islami erdhi qė njerėzve tju mundėsojė tė krijojnė marrėdhėnie tė natyrshme me ligjet dhe normat e Allahut dhe jo tė prodhojė "nifak" hipokrizi. Islami e ka tė qartė shumė mirė vendin qė zėnė doket dhe zakonet nė jetėn e njerėzve. Ato janė pjesė e mishėruar me jetėn e si tė tilla kurrsesi nuk mund tė qėndronin larg vėmendjes sė sistemeve tė Islamit. Nė qasjen islame ndaj tė ndryshmėve, parimi i respektimit tė njeriut, jetės, dinjitetit dhe pasurisė sė tij, zė njė vend qendror. Format e pėrēudjes sė njerėzve, metodat shpėrfillėse dhe dhunimi i lirive nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me mėsimet e Islamit. Ėshtė e qartė se kėto shtrėngime krijojnė vetėm situata tė paqarta dhe joreale nė mesin e shoqėrisė, duke instaluar fenomenet e shėmtuara tė hipokrizisė dhe mosbesimit tė ndėrsjellė. Ahned Fehmi Ebu Sunneh, nė veprėn e tij tė zėshme mbi pozitėn e traditave dhe zakoneve nė fenė islame shprehet: Konceptet dhe traditat e njė populli pėrbėjnė metodologjinė mbi tė cilėn ai ndėrton mėnyrėn e jetesės, duke gėzuar kėshtu njė vlerėsim tė madh nė zemrat e njerėzve, vlerėsim qė shfaqet nė formėn e pushtetit mbi ta. Roli i kodeve zakonore nė shoqėritė njerėzore ėshtė deri edhe i shenjtė. Prandaj pushteti shpirtėror qė kėto kode kanė mbi njerėzit ėshtė i konsiderueshėm. Psikologjia e shpjegon kėtė pushtet me faktin se zbatimi ritual i urdhėresave dhe zakoneve shkakton njė brendėsim dhe pėrshtatje, qė ėshtė e vėshtirė pėr tu cenuar. Ėshtė njėsoj si shtrati i njė pėrroi qė ēan malin, shmangia e tė cilit ėshtė thuajse i pamundur. Zakoni ėshtė natyra e dytė e njeriut. Nėse gjithkush lind me tė gjitha aftėsitė pėr tu pėrshtatur me stilin mbizotėrues tė jetesės, dhe kjo ėshtė natyra e tij e vėrtetė, pėrthithja e normave shoqėrore dhe pėrbrendėsimi i tyre nė kodin personal tė aktivitetit mund tė quhet natyra e dytė e tij. Dijetarėt kanė thėnė: Largimi i njerėzve nga traditat e tyre pėrbėn nė vetvete vėshtirėsi thuajse tė papėrballueshme. Ndodh kėshtu pėr shkak tė forcės sė madhe qė gėzojnė ato nga depėrtimi i thellė nė shpirtra.[1] Atėherė dua tė pyes: Me ēfarė mėnyre Islami i bėri pėr vete kėta popuj, qė shpesh braktisėn kodet e tyre zakonore, nėse ishin kundėrthėnėse me Islamin? Nėse ėshtė kaq e vėshtirė pėr tė ndėrruar fenė, ose pėr tė pranuar ndonjė mėsim tė fesė tjetėr, si ėshtė e mundur qė kaq shumė njerėz e pranuan dhe pjesa tjetėr jetuan nė paqe me administrimin islam tė vendeve tė tyre? Kėtė pėrgjigje, mė sė miri, mund tė na e japi Dr. Abdul-Mexhid Nexhari, njė nga dijetarėt e mėdhenj tė shkencės sė objektivave tė sheriatit dhe bazave tė jurisprudencės islame. "Meditimi nė sheriatin Islam dhe kohėn e zbritjes sė tij nxjerr nė pah se metoda qė ka Islami nė zbritjen e dispozitave nė aktualitet ėshtė jo anuluese apo zhvlerėsuese totale e aktualitetit. Pra, nuk ėshtė metodė e shpėrfilljes totale. Kjo metodė i trajton elementėt e atij aktualiteti njė e nga njė. Anulon elementin e pa vlerė, ndėrsa elementėt e vlefshėm i legjitimon. Kjo realizohet nė sajė tė llojshmėrisė sė dispozitave tė kėtij sheriati. Meditimi nė sistemet e tij nxjerr nė pah kėto lloj dispozitash. Dispozita qė pėrligjin apo pranojnė elementė qė ekzistonin edhe para Islamit, si tavafi "rrotullimi shtatė herė" rreth Qabesė apo sa'ji "pėrpjekja shtatė herė" nga kodra Saffa te Merua. Dispozita reformuese tė disa elementėve, si poligamia, qė para Islamit qe pakufi, ndėrsa nė Islam u kufizua. Dispozita anuluese tė disa elementėve, si: alkooli, bixhozi dhe kamata.
Dispozita qė pėrligjin elementė tė rinj, si: zekati qė nuk zbatohej nė atė aktualitet. Dijetarėt muxhtehidė (studiues tė pavarur) tė sheriatit e kanė zbatuar kėtė parim nė tė gjitha vendet qė hynin nėn administrimin islam. Njė pjesė e madhe e kėtyre vendeve trashėgonin njė qytetėrim shumė tė zhvilluar me vlera tė pasura dhe me larushi kulturore pėr tu marrė shembull. Ata jo vetėm nuk u injoruan, por shėrbyen si njė themel i palėkundur pėr ngritjen e shoqėrive tė zhvilluara islame. Gjithsaherė, metoda e pranimit dhe e reformimit prevaloi mbi atė tė nivelit zero.[2] Vetėm kėtu mund tė gjenden shkaqet e kėsaj shkalle tė lartė pranimi tė fesė nga njėra anė dhe tė sistemit politik islam nga ana tjetėr, sa herė qė njerėzit vendosėn tė ruajnė fenė e mėparshme. [1] Ahmed Fehmi Ebu Sunneh: Al-Urfu uel-ade fi rajji el-fukaha. Fq. 40 [2] Abdul Mexhid Nexhar: Fil menhexh et-tatbiki lil sheriah el-islamije fq. 65-66.
|
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008