Revista Familja Online

Nr. 7 (88) KORRIK 2008

ARKIVAT

FAMILJA 2008 NR.VI
FAMILJA 2008 NR.V
FAMILJA 2008 NR.III
FAMILJA 2008 NR.II
FAMILJA 2008. NR I
FAMILJA 2007. NR XII
FAMILJA 2007. NR XI
FAMILJA 2007, NR X
FAMILJA 2007, NR. IX
FAMILJA 2007, NR. VIII
FAMILJA 2007, NR. VI
FAMILJA 2007, NR. IV
FAMILJA 2007, NR. II
FAMILJA 2007, NR. I
FAMILJA 2006, NR. XII
FAMILJA 2006, NR. XI
FAMILJA 2006. NR.X
FAMILJA 2006, NR.V
familja 2006, nr.iv
FAMILJA 2006, NR.III
fAMILJA 2006, NR.II
FAMILJA 2005, nr.x
FAMLJA 2005, NR IX
FAMILJA 2005, Nr. V
FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

 
 


rreth nesh

 Revista “Familja” është botim i shoqatës kulturore “Gruaja”. Botimi i kësaj reviste filloi në vitin 2000 dhe që atëherë ajo vazhdon të botohet dhe të jetë e kërkuar nga lexuesit. Kjo revistë, duke u nisur dhe nga emri që mban, trajton të gjitha temat dhe problemet, me të cilat përballet familja dhe njëkohësisht dhe anëtarët e saj, duke filluar me gruan, fëmijët etj. Zhvillimi dhe integrimi i gruas, marrëdhëniet bashkëshortore, edukimi i fëmijëve e tema të tjera trajtohen me një kujdes të veçantë nga stafi i kësaj reviste. Përveç kësaj, në faqet e kësaj reviste nuk mungojnë kuriozitetet, idetë krijuese të gatimit, lojra shpërblyese etj.

disa nga editorialet tona online  

NEVOJA E NJË REVISTE TË SPECIALIZUAR PËR ÇËSHTJEN E FAMILJES

 “Podiumi, prej ku mundë të predikojnë të gjithë femrat muslimane

Familja është institucioni më i lartë i një shoqërie, që e ka hyjnizuar vetë Zoti. Baza e familjes është gruaja, nga e cila varet ecuria, jo vetëm e familjes së saj ku ajo jeton, por i tërë kombi. Gjysma e botës është femra dhe e gjithë bota edukohet nga femra.

Edhe historia e popullit tonë ruan në faqet e saj shumë kujtime e ngjarje që tregojnë për rolin që gruaja shqiptare luajti për ruajtjen e nderit dhe emrit të kombit. Por unë pyes veten: Cila është gruaja shqiptare sot? Cili është imazhi që përcjellë femra shqiptare në brezin e saj si nënë dhe edukatore e kombit? Kush e solli atë në këtë gjendje? Po për të ardhmen, çfarë do t’i ofrojë shoqërisë sonë gruaja shqiptare? Çfarë përpjekjesh janë bërë për t’u ballafaquar me zhvillimet e reja që ndeshin gratë në botë. Çfarë dimë rreth rolit të rëndësishëm që mundë të luajë besimi në Zotin për një të ardhme të sigurtë familjare? Çfarë perspektive ka sot gruaja në përgjithësi dhe cilat janë zgjidhjet që ofron Islami? Sa i realizon ajo qëllimet e saj momentalisht në vendet ku banojnë shqiptarët? Çfarë të dhënash kemi ne rreth problemeve që ndesh gruaja në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri dhe në vende të tjera të diasporës shqiptare? Cilat janë shqetësimet dhe preokupimet që shqetësojnë vajzat që dëshirojnë të praktikojnë mësimet e fesë islame? Në çfarë niveli ndikojnë mjetet e informacionit dhe kushtet ekonomike në edukimin e vajzës dhe në zhvillimin e saj kulturor, shpirtëror dhe shoqëror? Po rreth botës së fëmijëve dhe projekteve që diskutohen tani në zbatim të rekomandimeve të paraqitura nga konferencat ndërkombëtare si për të hequr kujdestarinë e prindërve ndaj fëmijës, për shkak të dhunës që ndeshin fëmijën në vendet perëndimore. Sa është niveli i kësaj rrezikshmërie në vendin tonë? Sa e gjerë është përshtatshmëria e këtyre ligjeve në destinacionet legjislative?

Këto pyetje dhe shumë të tjera kërkojnë faqe të tëra, për shkak të listës së tyre dhe penetrimit në çdo detaj të çështjeve. Por, përgjigjen e tyre nuk e gjejmë brenda një artikulli të shkruar në një nga revistat që sot mbulojnë reklamat e kioskave e librarive, ku shitet shtypi i përditshëm, as përmes një konference a tryeze për të realizuar të drejtat feministe “që i mungokan gruas sot”, por me një revistë të specializuar për çështjen e familjes, ku duke trajtuar në kohë e hapësirë, në mënyrë profesionale temat që flasin rreth familjes, fëmijërisë, amësisë dhe për gruan në përgjithësi, do të ndihmojë për të krijuar një elitë intelektualesh që, pasi kanë argumentuar shkaqet dhe pasojat, do të japin edhe zgjidhjet e duhura të cilat janë konform ligjeve që Zoti ka përcaktuar për ne.

Sipas rubrikave që do të ketë kjo revistë, do të tregojë qartë se ajo ka marrë përsipër të kryejë rolin e një udhërrëfyesi si për nënat, motrat ashtu edhe për të gjithë brezin që po vjen. Aty të gjithë do të mësojnë më së miri se si duhet të ndërtohet FAMILJA dhe e ardhmja 
 



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2008