|
Opinion Edhe nami, edhe syri N.K
Nė kohėn e regjimit socialist, jashtė vendit pak na njihnin edhe pse udhėheqja e asaj kohe, na thoshte se gjithė bota i mban sytė tek ne, sepse sipas saj, ishim model, etalon pėr ta, ndaj ata synonin tė na arrinin, tė bėheshin si ne. Por, ajo kohė iku. Shqiptarėt e mbyllur si nė kafaz vėrshuan si cunam nė Greqi, nė Itali e nė tėrė Evropėn. Shumė tė huaj tek ne shqiptarėt, (me ose pa tė drejtė), filluan tė shohin jo vetėm njerėz tė botes sė tretė, njerėz tė varfėr e tė pazhvilluar, por edhe njerėz tė hurit e tė litarit. Pati, dhe pėr fat tė keq vazhon tė ketė akoma, shqiptarė qė kontribojnė nė kėtė imazh, por kėsaj ane, jo pak i fryu edhe media e shkruar e ajo vizive e kėtyre vendeve. Mė mirė tė tė dalė syri se sa nami, kėshtu thotė njė fjalė e urtė e popullit.- Por, ne, - mė thoshte njė i njohur qė porsa ishte kthyer nga Itali, ku punon prej disa vitesh si emigrant,- na ka dalė edhe nami, edhe syri. Dashakeqėsia arrin deri aty sa ēdo gjė tė keqe, pa njė pa dy, vrapojnė ta prezantojnė si vepėr tė shqiptarėve. Dhe kur e vėrteta del aēik, nuk marrin mundimin tė pėrgėnjeshtrojnė atė qė vetė e kanė sajuar. Shqiptarėt kishin dėgjuar, fjala vjen, vetėm emrin mafje, drogė, trafikant, etj, si u orjentuan ata kaq shpejt nė botėn e kapitalit e na u bėnė tak-fap anėtarė apo drejtuesė tė kėtyrė organizatave famėkeqe? Imazhin e prishim jo rrallė edhe vetė. Kėshtu, ndodh qė shoqata qė merren me rehabilitimin e grave e vajzave tė trafikuara pėr prostitucion, me qėllim pėr tė pėrfituar sa mė shumė fonde, raportojnė nė organizma tė ndryshme nėrkombėtare e publikojnė nė media, shifra tė ekzagjeruara, tė pavėrteta, duke i shkaktuar njė dėm tė madh imashit tė femrės shqiptare. Kur raportohet me kaq papėrgjegjėsi nga vetė ne, ska pse skenaristė e regjizorė italianė, nė filmat e tyre, tė mos i emėrtojnė personazhet pa moral, sikur janė vajza e djem shqiptarė. Si kudo, edhe nė Shqipėri, ka tė tillė, se nuk ka pyll pa derra, por veē bota shpirtėrore e shqiptarit nuk ėshtė mė pak e pasur se e ēdo evropiani. Tė huaj, kalimtarė tė rastit nėpėr Shqipėri apo tė ardhur enkas pėr tė studiuar fusha tė ndryshme, kanė shkruar nė ditarėt e tyre, nė publiēistikė, nė veprat letrare a studimore, veē mbresave, edhe pėrfundime e vlerėsime, qė rrallė i ndesh nga studiuesit shqiptarė. Qė herėt, shqiptarin e kanė parė si njeri krenar e tė thjeshtė, trim, njeri i besės dhe i sakrificės, por edhe qė rrezikon shpejt kokėn dhe pasurinė. Ishin tė shumta arsyet qė e detyruan atė tė mbante pushkėn nė krah. Bajroni, shumė vite mė parė ka pasur shkruar: Shqiptarėt nuk janė pa virtyte, veē ti kishin mė tė arrira. Bukur, shumė bukur e ka thėnė. Me sa realizėm aq dhe me shumė dashuri. Ėshtė fakt qė tek ne ka vetėgjyqėsi, rrjedhojė e zhvillimit dhe e mungesės sė besimit tek organet e drejtėsisė. Media duket sikur i mėshon mė shumė nga sa duhet kėtij fenomeni, duke e pasqyruar thjesht, vetėm si fakt, qė mbush faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, nė vend qė tė qėndrojė mė shumė tek shkaqet dhe nė masat pėr parandalimin e tyre. Kalimi si nė paradė i vetėgjyqėsive, i grindjeve e sherreve tė tė rinjėve pėr shkaqe banale, qė pėrfundojnė mė pas nė pėrdorimin e thikave e armėve, i vrasjeve edhe brenda familjes, pėr njė pėllėmbė tokė apo pėr njė vijė uji e deri tek hakmarrjet, zakon qė vjen nga lashtėsia nė kohėt moderne, etj, ndikojnė pėr keq tek tė paformuarit dhe tek ata me moral tė deformuar, duke krijuar pėrshtypjen se kėto janė probleme tė zakonshme, qė behen pėrditė e nga kushdo, e nuk ėshtė ndonjė hata e madhe edhe nėse ai vepron nė atė mėnyrė. Nė politikė toni ngrihet dhe zėri trashet, por dhe aty veē duhet tė ketė moral. Nuk mund tė zbardhesh vetė (nėse je i zi), duke u munduar tė nxish e bėsh pis kundėrshtarin. Njerėzit qė shikojnė e dėgjojnė, nė sheshe dhe nė ekranin e vogėl tė televizorit, dinė tė mendojnė dhe tė vlerėsojnė pėr ato ēfarė thuhen nga politikanėt. Zhargonet dhe epitet e tyre fyese, mė shumė prishin imazhin e vendit dhe tė shqiptarit, se sa ngjisin pėr votė, pėr tė cilėn ata i lėshojnė. Imazhin nuk ta rregullon kush, aq mė pak tė huajtė, po nuk punove pėr ta rregulluar vetė. Mirkuptimi, toleranca, janė pasuri tė njė shoqėrie tė kulturuar, e njerėzve tė emancipuar, dhe klasa politike ska pse tė japė shėmbullin e keq, pėrkundrazi ajo duhet tė nxitė e mbėshtesė lėvizje qė portretizojnė shqiptarin njeri tė kohės, europian. Toleranca midis besimeve fetare, nga tė gjitha kategoritė e shtresat e shoqėrisė, konsiderohet vlerė e ēmuar e popullit tonė, (ndonjė mundohet ta quajė kėtė mungesė tė kulturės fetare?!), por rrallė shohim pėr tė mos thėnė fare, qė kjo vlerė e shoqėrisė sonė tė trajtohet nė gjini tė ndryshme tė letėrsisė e arteve tona tė bukura. Shėmbuj tė spikatur tė njė harmonije e bashkėjetese fetare, familjare e shoqėrore, shohim qė nga lashtėsia e akoma mė shumė nė kohėn e sotme. Me sa kėnaqėsi do shikohej, dėgjohej e lexohej njė vepėr e tillė. Sa mbresa dhe emocione krijojnė ato. Gjatė diktaturės janė bėrė filma shumė tė bukur, natyrisht ka pasur edhe me doza tė mėdha idoligjizimi. Nė vitet e demokracisė, pėr arsye tė njohura, janė prodhuar pak filma, por tė bėn pėrshtypje fakti qė shumė prej tyre, me tė veēantat e specifikat qė trajtojnė, shqiptarin e nxjerrim jo njeri tė zakonshėm. Secili nga filmat pėr tė cilėt bėhet fjalė, i parė i veēuar, pa e lidhur me tė tjerėt qėndron, (ndaj nuk duam tė zemė nė gojė ata me emėr), por duke i parė njėri-pastjetrit, sė bashku, se ata janė pak, duket se nuk po vemė vetulla, por po nxjerrim sytė, bile mė thellė nga sa na i nxjerrin dashakeqėsit e huaj. A po mos vallė kėshtu u pėlqen tė huajve me tė cilėt bashkėpunojmė? Nėse duam te respektojmė veten e tė kujdesemi pėr imazhin tonė, ato nuk mund ti gėzojmė pa qenė tė vemendshėm e tė mirkuptueshėm me gjithė shoqėrinė. Atėhere nuk ka pėr tė na dalė as nami, as syri. |
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008