Revista Familja Online

Nr. 7 (88) KORRIK 2008

ARKIVAT

FAMILJA 2008 NR.VI
FAMILJA 2008 NR.V
FAMILJA 2008 NR.III
FAMILJA 2008 NR.II
FAMILJA 2008. NR I
FAMILJA 2007. NR XII
FAMILJA 2007. NR XI
FAMILJA 2007, NR X
FAMILJA 2007, NR. IX
FAMILJA 2007, NR. VIII
FAMILJA 2007, NR. VI

FAMILJA 2007, NR. IV

FAMILJA 2007, NR. III
FAMILJA 2007, NR. II
FAMILJA 2007, NR. I
FAMILJA 2006, NR. XII

FAMILJA 2006, NR. XI

FAMILJA 2006, NR.X

                FAMILJA 2006, NR.V
                familja 2006, nr.iv
                FAMILJA 2006, NR.III
                fAMILJA 2006, NR.II
                FAMILJA 2005, nr.x
                FAMLJA 2005, NR IX
                FAMILJA 2005, Nr. V
                FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

Intervista

Njė medrese pėr t’u pasur zili

Jerida KULLA

Mbarimi i vitit akademik 2007-2008 medresenė e Tiranės, “Mahmud Dashi”, e gjeti me shumė trofe dhe ēmime, si kombėtare, ashtu edhe ndėrkombėtare. Pėr t’u njohur mė mirė me arritjet e kėsaj medreseje, kemi intervistuar drejtorin e saj, zotin Sami Koēak, si dhe disa prej nxėnėsve fitues.

A mund tė na pėrshkruani disa nga arritjet e kėtij viti mėsimor nė medresenė e Tiranės?

Sami Koēak – Para se tė flas pėr arritjet e kėtij viti mėsimor, dėshiroj tė them disa fjalė pėr sistemin arsimor medrese. Kur dėgjojmė emrin Medreseja e Tiranės, emocionohemi. Shekullin e fundit, medreseja e Tiranės, ka qenė qendra mė e mirė arsimtare fetare, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Ballkan. Pėr mua ėshtė njė nder i madh qė punoj si mėsues nė kėtė medrese, aq mė tepėr qė jam dhe drejtues i kėtij institucioni arsimor. Medreseja e Tiranės, ka njė mision, nuk ėshtė thjesht njė shkollė e mesme, por diēka mė shumė. E veēanta ėshtė se krahas tyre ata marrin dhe edukatėn fetare, vlerat fetare islame, qė fisnikėrojnė dhe nderojnė njeriun.

Medresist ėshtė ai qė dijen dhe shkencėn e ka pėrqafuar nė kokė dhe zemrėn e ka tė mbushur me besim dhe me dashuri. Ky ėshtė misioni ynė.

Ėndrra ime, lutja qė bėj ēdo ditė, ėshtė qė nxėnėsit e medresesė tė edukohen dhe tė arsimohen shumė mirė. Nė ambientet ku jetojnė tė dallohen nga gjithė tė tjerėt me qėndrimin, me edukatėn  dhe tė folurėn e tyre.

Kėtu lėndėt shkencore zhvillohen nė gjuhėn angleze, kėshtu qė anglishtja ėshtė gjuha e parė. Mėsojnė anglisht e flasin si anglezė. Mėsojnė arabisht, lexojnė Kuranin shumė bukur. Flasin dhe turqisht. Nxėnėsit mėsojnė tri gjuhė tė huaja, e nuk kanė ndonjė dallim nga vetė vendasit qė i flasin kėto gjuhė. Kemi marrė pjesė nė olimpiada tė ndryshme tė organizuara, si kombėtare, ashtu edhe ndėrkombėtare. Rezultatet e arritura tė nxėnėsve nė kėto olimpiada na mbushin me shpresė qė medreseja jonė tė jetė njė ndėr dy - tri shkollat mė tė mira tė Shqipėrisė. 

Pak kohė mė parė, nė Turqi, u zhvillua Olimpiada e 6 Botėrore e vendeve qė flasin turqisht. A mund tė na flisnin diēka rreth kėsaj olimpiade?

Nxėnėsit e shkollės sonė kanė marrė pjesė nė olimpiada tė ndryshme tė organizuara nė Turqi. Olimpiada pėr projektin e biologjisė dhe mjedisin, projekti nė fushėn fizike. Kanė dalė me rezultate shumė tė mira, duke marrė dhe medalje.

Olimpiada e tretė ishte olimpiada e turqishtfoljes, ku morėn pjesė nxėnės nga 115 vende tė ndryshme tė botės. Afėrsisht 10000 nxėnės kanė mėsuar sivjet turqisht.

Nxėnėsit tanė, nė kėtė olimpiadė, morėn pjesė nė fusha tė ndryshme, nė ilahi, nxėnėsja Fatjona zuri vendin e tretė; nė recitim tė poezisė turke, nxėnėsja Adela, zuri vendin e parė, nė fushėn e gramatikės sė turqishtes, nxėnėsja Ardita zuri vendin e parė.

Kjo olimpiadė nė Turqi vlerėsohet shumė. Mbėshtetet edhe nga qeveria. Media, si ajo e shkruar dhe e folur, pėr dy javė folėn pėr kėtė aktivitet.

U kėnaqėm qė nxėnėset tona pėrfaqėsuan Shqipėrinė, duke marrė dhe ēmime.

Ju pėrfaqėsuat Shqipėrinė nė vendlindjen tuaj. Cilat ishin emocionet?

Ne, mėsuesit, emocionet i kemi shumė tė larta, emocionohemi shumė shpejt. Sytė tanė shumė shpejt lotojnė. Ishte njė kėnaqėsi e veēantė. Prej 7 vjetėsh unė jetoj nė Shqipėri. Nuk jam ndier asnjėherė i huaj. Shteti im ėshtė si shtėpia ime. Ky nxėnės gjatė dy vjetėve ka studiuar nga dora ime. Edhe si shqiptar, edhe si turk u ndjeva shumė mirė. Kemi pėrjetuar sė bashku emocionet, edhe kemi qarė. 

Si e keni ndier veten nė kėtė konkurrim?

Adela Selimaj – Unė konkurrova nė recitim dhe mora ēmimin e parė ndėr 115 vendeve tė ndryshme nga bota.

Frika dhe emocioni bashkoheshin bashkė me ndjenjėn e krenarisė, pasi isha e privilegjuar, jo tė gjithėve u jepet rasti pėr tė pėrfaqėsuar kėtė vend. Emocioni i parė ka qenė kur kam parė stemėn e olimpiadės. Pasi mbaroi konkurrimi, po shpėrndaheshin ēmimet. Kishte shumė konkurrentė dhe unė prisja ēmimin e tretė. Kur u nda ēmimi i tretė, nuk isha. Prisja me ankth emrin e fituesit tė ēmimit tė dytė. Nuk ishte. Lotėt ishin nė cepat e syve. Kur mė thirrėn emrin pėr ēmimin e parė, nuk po u besoja veshėve.  Tashmė dolėn lot gėzimi.

Ardita Hasmadhi - Kam konkurruar pėr tė folur nė gjuhėn turke dhe kam dalė e para. Gjithmonė mė ka shoqėruar ndjenja e krenarisė dhe fakti qė unė pėrfaqėsoj Shqipėrinė. Ēdo ēast kishte bukurinė e tij. Juria ishte e pėrbėrė nga 10 veta. Tė gjithė bėnin pyetje tė ndryshme. Mundohesha tė flisja sa mė rrjedhshėm e sa mė mirė. Mė pas ndarja e ēmimit. Emocion qė fjalėt nuk mund ta shprehin. 

Fajtona Balliu - Konkurrova nė muzikė, ilahi. Mora ēmimin e paraqitjes skenike me medalje bronxi. Nuk ka aktivitet pa emocion, por edhe kėnaqėsi. Unė kam qenė njė ndėr vajzat qė sillja ēmimet kur ndaheshin. Para se shoqja ime tė fillonte recitimin, i thashė: “Tė jesh e sigurt qė njė medalje ari do ta ruaj pėr ty.”  Shoqja ime ishte shumė pesimiste. Nė momentin kur u thirr emri i Shqipėrisė, thashė: “U realizua ajo qė thashė.” Kėnaqėsia mė e madhe ishte kur shikoja flamurin shqiptar tė valėvitej nė krah tė tė flamurėve tė tjerė.

Tė lexosh njė poezi ėshtė e thjeshtė, po ta interpretosh atė ėshtė e vėshtirė, aq mė shumė kur poezia ėshtė nė gjuhė tė huaj. Si arritėt t’i pėrcillnit emocionet nė gjuhėn turke?

Adela - Ėshtė e vėrtetė ajo qė thatė ju. Vėshtirėsia mė e madhe ishte te shkronja -ė-, pasi nė turqisht ka dy shkronja tė tilla, njė e fortė dhe njė e lehtė. Me punė e arrita kėtė.

Nuk e merrja parasysh faktin qė vjersha ishte nė gjuhė tė huaj. Vjersha ishte pėr Profetin (a.s), i dija vuajtjet qė kishte hequr, mirėsitė qė ka bėrė. E duke kujtuar kėtė, vėshtirėsitė largoheshin.

Ardita – Ėshtė fakt, ne prej dy vjetėsh bėjmė mėsim nė turqisht e kjo dha rezultat, qė vėshtirėsitė e konkurrimit tė largoheshin sa mė shpejt. Turqishtja na ėshtė bėrė si gjuha shqipe.

Fajtona – Po tė ishim nė Shqipėri e tė shpreheshim nė turqisht, do tė ishte mė e vėshtirė. Sapo u futėm nė Turqi, i vumė vetes kusht, se kėtu edhe duhet tė mendojmė, edhe duhet tė flasim si turq.

Kujt ia dedikoni kėtė ēmim?

Adela – Kėtė ēmim, nė radhė tė parė, ia dedikoj Zotit. E kam ndier shumė praninė e tij. Dy strofa tė poezisė i mora me vonesė dhe koha e mėsimit ishte e shkurtėr. U mbėshteta vetėm tė Zoti. Kur pashė se ato strofa nuk i ngatėrrova, e ndjeva shumė afėr atė. Mė pas merita i takon edhe mėsuesve, tė cilėt nė ēdo moment na qėndrojnė pranė duke na kėshilluar e na mėsuar. Janė si shokė e shoqe pėr ne. Edhe familja ka pjesėn e saj, qė nė ēdo moment mė ka mbėshtetur e mė ka nxitur pėr ta bėrė. 

Ardita dhe Fatjona – Falėnderimi i parė i takon Allahut, mėsuesve dhe familjes. Dhe mė pas klasės sė 10 A qė na ka bėrė njė pritje madhėshtore kur erdhėm nė aeroport.

A mund tė na pėrshkruani momentin kur morėt nė duar medaljet dhe ēmimet?

Adela - Kur mora ēmimin nė dorė, pėr njė moment, m’u duk se kishte ardhur vetė profeti Muhamed (a.s) e po mė dėgjonte.

Mė pas sollėn flamurin. E kam puthur flamurin se kisha shumė mall pėr Shqipėrinė.

Ardita – Faktin qė ke medaljen e arit nė qafė tė bėn tė jesh krenare pėr veten, tė kuptosh se ēfarė forcash dhe vlerash ke.

Fatjona - Nuk e prisja fare. U ēudita shumė kur mė dhanė ēmimin pėr paraqitjen mė tė mirė, pasi jam njė tip i ndrojtur dhe emocionohem shumė shpejt.

Nėpėrmjet kėtij aktivet, pavarėsisht se shpalosnim tė folurėn dhe kulturėn turke, nė ēdo moment u munduam tė transmetonim vlerat dhe kulturėn tonė kombėtare.

Gjatė kohės qė kemi qėndruar nė Turqi njerėzit kanė qenė tė interesuar tė dinin se si ėshtė Shqipėria. Kur u flisnim pėr qytetet bregdetare apo pėr qytetet me vlerė historike, bėheshin mė shumė kureshtarė. Pyesnin pėr historinė, simbolet dhe natyrshėm shpreheshin se sė shpejti do ta vizitojmė Shqipėrinė.

Me dijet tona jemi pėrpjekur tė bėjmė tė pamundurėn qė Shqipėria tė hapej para syve tė tyre.

Te turqit ekziston shprehja: “Inati dhe shqiptarėt janė vėllezėr.” Me fjalėt dhe me veprimet tona mundoheshim qė t’ua largonim kėtė mendim, qė tė kuptonin natyrėn e vėrtetė tė shqiptarit, pasi e gjithė kjo mund tė ketė ardhur nga mosnjohja e karakterit tė shqiptarit, apo nga keqinterpretimi i figurės sė tij. Ėshtė e kundėrta, shqiptarėt janė shumė tė dashur dhe dinė tė durojnė. (shoqero foton e stendes se Shqiperise)

Arjan - Ēfarė ndjetė kur morėt vesh se ishit fitues tė ēmimit tė parė nė poezi pėr moshat e reja?

Para disa muajsh mora pjesė nė konkursin “Ēmimet AIITC 2007”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimit Islam. Kam shkruar edhe mė parė. Tė tjerėt mė kanė thėnė qė shkruaj bukur, po nuk e dija qė mund tė merrja njė ēmim.

Ishte njė surprizė, njė gjė shumė e bukur, mbresėlėnėse, shumė emocionuese.

Alban, jeni fitues i ēmimit tė parė pėr Fik. Nė kėtė realitet qė jetojmė sot, jo pak tė rinj janė dhėnė pas dukurive tė ndryshme negative: drogės, alkoolit, bixhozit, etj. A mund tė pėrshkruash emocionet qė keni ndier kur keni marrė ēmimin?

Shkolla jonė nuk ėshtė si tė gjitha gjimnazet e tjera, ku merr vetėm dijen shkencore, po dhe atė fetare, e cila ėshtė shumė e domosdoshme pėr ne. Emocionet ishin tė mėdha, pasi ishte hera e parė qė konkurroja nė njė olimpiadė kombėtare. Konkurrentėt ishin shumė tė fortė dhe nuk e prisja qė unė mund tė isha fituesi.

Jeni duke shikuar nga e ardhmja, si e mendoni atė?

Medreseja na ka dhėnė bazat e asaj qė ne do tė vazhdojmė mė pas. Kemi hedhur njė hap drejt sė ardhmes sonė. Shpresoj se nuk do ta kemi shumė tė vėshtirė nė hedhjen e hapave tė tjerė. Them se do tė jenė tė sigurt dhe tė fortė, nė mėnyrė qė jeta jonė tė jetė e bukur.

Do tė dimė tė pėrshtatemi shumė mirė, pse jo dhe tė mbizotėrojmė mbi tė tjerėt, pasi udhėhiqemi nga fjalėt e Kuranit dhe tė profetit Muhamed (a.s). 

Cili ėshtė mesazhi qė do t’i jepnit bashkėmoshatarėve tuaj?

Adela - Mundėsia qė na u dha ne pėr tė konkurruar nė olimpiadėn e turqishtes, mund t’i jepej ēdokujt. Mesazhi im ėshtė, qė nė ēdo moment tė pėrfaqėsojmė veten dhe vendin me sa mė shumė dinjitet.

Fajtona – Tani qė olimpiada mbaroi, kemi shumė mall pėr gjithēka. Nėse ju jepen mundėsi tė tilla, shfrytėzoni ēdo moment, pasi kėto takime shėrbejnė jo vetėm pėr rritjen  kulturore, por edhe pėr tė krijuar lidhje dhe miqėsi tė reja.

Ardita - Tė pėrpiqemi shumė qė tė ngremė lart nderin e kėtij vendi dhe gjithmonė tė ecim nė rrugėt e jetės me besim te Zoti.

Arjani - Pėrballja me sfidat e jetės do tė jetė e vėshtirė, po tė mundohemi qė tė zgjedhim dhe tė bėjmė mė tė mirėn. Tė kėrkojmė mė shumė nga vetja, sepse ēdokush e ka brumin e tij, por po nuk u punua mirė, ai nuk jep produktin qė dėshirohet. Tė bėjnė tė mira, se e mira veē tė mira sjell.

Albani - Sfidat nė jetė janė tė mėdha. Ato ėshtė vėshtirė tė kalohen, po me besimin nė Zot ēdo gjė duket mė e lehtė. Tė forcojnė besimin e tyre, pasi kėshtu jeta e tyre do tė jetė mė e bukur.

Ēdo punė shfaq vėshtirėsi, pėrveē arritjeve. A mund tė na thoni se cilat kanė qenė disa nga  vėshtirėsitė?

Sami- Kur qėllimi ėshtė i mirė, vėshtirėsi nuk ndien. Kur shikon se rezultatet e punės janė tė larta, lodhja harrohet. Ne besojmė se, nė arsim, aktori kryesor ėshtė mėsuesi. Kur mėsuesi ėshtė i pėrgatitur, punon me vullnet, ka synime hyjnore, kombėtare, fetare. Them se kemi arritur tė ndėrtojmė njė skuadėr tė mirė, mėsues, nxėnės, bazė materiale. E mira nuk ka fund, kėshtu qė kėrkojmė mė shumė nga vetja, duke u bėrė mė tė mirėt. Pėr fat tė keq, profesioni i mėsuesit sot nuk vlerėsohet. Shto edhe mungesėn e bazės materiale. 

Prej 7 vjetėsh ju banoni nė Shqipėri. Pak mė parė thatė, qė nuk ndiheni i huaj, ndiheni si shqiptar. A mund tė na thoni se sa shqiptar ndiheni?

Sami- Faleminderit pėr vlerėsimin dhe pėr pyetjen. Ėshtė njė fakt qė shqiptarėt dhe turqit janė banorė tė Ballkanit. Karakteret tona janė tė ngjashme me njėri – tjetrin. Kemi jetuar 500 vjet bashkė, kemi ndėrtuar Perandorinė Osmane bashkė dhe kemi drejtuar bashkė. Shumė udhėheqės tė kėsaj perandorie kanė qenė me origjinė shqiptare. Midis turqve dhe shqiptarėve ekziston njė besim i jashtėzakonshėm.

Familja ėshtė e shenjtė edhe te turqit edhe te shqiptarėt, ėshtė e mbledhur fort, si shkolla e parė pėr njeriun, si bėrthamė e shoqėrisė, si baza e edukatės. Mė vjen mirė qė te tė dy popujt familja ėshtė e fortė.

Unė i vlerėsoj shumė shqiptarėt, se pavarėsisht nga kėto qė thashė mė lart, ju na i keni kaluar pak ne, p.sh: keni pak azile, nė krahasim me ne dhe nė to ka pak njerėz. Ju i mbani vetė pleqtė. Gjyshi, gjyshja rrinė nė shtėpi, kanė njė vend tė nderuar nė shtėpi, fillon ai bukėn, pastaj fillojnė tė tjerėt. Tė respektosh mė tė vjetrit, ėshtė njė pasuri e madhe.

Mikpritje kemi dhe ne, po shqiptarėt na e kanė kaluar. Duhen tė mbahen kėto vlera kombėtare. Them se vlerat tuaja pėrputhen me vlerat islame. Kėto vlera, duke u gėrshetuar me njėra –tjetrėn, e nderojnė njeriun.

Kam kėnaqėsi qė nė ēdo moment tė jetoj me gjėrat qė prodhon vetė vendi. Nuk mė vjen mirė kur shoh disa shqiptarė, qė pėr t’u dukur tė zhvilluar porositin apo marrin prodhime tė huaja.

Tė njėjtėn gjė mundohem t’ua injektoj edhe nxėnėsve. Nxėnėsit duhen tė krenohen me kulturėn kombėtare, me emrin e kombit, me fenė e tij, me identitetin e tij.

Nuk them dot qė jam shqiptar. Ndihem i tillė, pasi kam njė periudhė tė gjatė qė jetoj kėtu. Rruga e Kėrrabės ėshtė shumė e dashur pėr mua. Keni njė natyrė tė mrekullueshme, qė ndoshta vendet mė tė zhvilluara do ta kishin zili.

Duke jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri keni parė e dėgjuar shumė, pra, e njihni  mirė atė.  Ēfarė mendoni se mund tė ndryshojnė shqiptarėt qė tė jenė mė mirė?

Sami- E mira nuk ka fund. Ne themi njė fjalė: “Miku tė thotė tė metat”.

Meqė vetė jam arsimtar, do ta nis nga arsimi. Duhet tė ketė mė shumė kėrkesė llogarie. Respekti ndaj mėsuesve ka rėnė. Mė parė mėsuesi shikohej si idhull dhe respektohej shumė. Respekti ndaj mėsuesve dhe disiplina do ta ngjitin arsimin shqiptar nė shkallė shumė tė lartė. Nėse nuk ka respekt pėr mėsuesin, ai do tė jetė vetėm njė riprodhues i asaj qė thonė librat.

Djemtė ju i pėrkėdhelni shumė. Ata mbahen si princa. Kur u duhet tė pėrballohen me gjėra tė tjera jashtė shtėpisė, e kanė shumė tė vėshtirė tė pėrshtaten.

Historia i njeh shqiptarėt si prodhues, punėtorė. Kėto vitet e fundit ka ndodhur krejt e kundėrta. Shumė tė rinj kanė lėnė shtėpitė e tyre, tokat e kanė shkuar tė punojnė nė vende tė ndryshme. Sikur kėtė punė qė e bėjnė atje, ta bėnin nė vendin e tyre, jo vetėm ata, por dhe Shqipėria do tė jetė shumė herė mė mirė. E ardhmja ekonomike e Shqipėrisė do tė jetė te bujqėsia dhe turizmi.

Familja -Faleminderit pėr intervistėn dhe ju urojmė qė fitore triumfe si kėto tė shtohen sa mė shumė nga nxėnėsit e medresesė, duke u bėrė shembull nė formimin e brezit qė i takon e ardhmja.



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2008