|
Editorial Shoqėria jonė skiē Redi Shehu Virtyti ėshtė fshehur si pasojė e arrogancės sė njeriut, paaftėsisė sė tij pėr ta formatuar vetveten nė versionin e tė qenit pozitiv. E mira sot ka mė shumė se kurrė veti avulluese, zhduket menjėherė nga kujtesa e njeriut, e cila pushtohet patundshėm nga mosmirėnjohja dhe egoizmi. Zhveshja e shpirtit dhe e trupit nga petku i sė moralshmes, sot pėrbėn njė rutinė, ndėrkohė qė fisnikėria qėndron e trembur prej faktit e tė qenit njė gjė e rrallė. Respekti dhe dashuria nė emigrim e sipėr kundrojnė shoqėrinė tonė si tė ishte njė rrėnojė lufte me viktima qė ecin. Njė konkurrencė e pamatė dhe e pakufi nė garėn pėr tė dalė i pari nė njė botė ku shiriti i saj pėrbėn fillimin e fundit tė secilit. Njė botė, ku pasuria shkėlqen sipėrfaqshėm duke mbuluar me vezullime verbuese honet e pafund qė fshihen nėn tė. Njė dyzim i pėrditshėm pėrshkon njeriun pamėshirshėm, duke e ndarė ndėrgjegjen e tij mes racionales dhe epshit, ku ky i fundit ka kohė qė del fitues nė kėtė duel qė zgjat sa vetė mosha e tij. Nė kėtė situatė, ku shpesh kėrkon tė nxjerrė krye natyrshmėria e pastėr e individit, duke sfiduar realitetin meskin, paaftėsia pėr tė gjetur zgjidhje ėshtė pėrditshmėri. Tė zhytur thellė nė anormalitet jemi mė shumė tė bindur mbi normalitetin tonė fals dhe shikojmė zvetėnimin e shpresės. Parime qė braktisen ethshėm nė kėmbim tė imediates, tė cekėtės dhe kalimtares. Uniformitet nė tė pasuarit tė sė keqes, shoqėruar me mosbindje civile ndaj ēdo gjėje qė evokon virtyt. Unitet i konsoliduar pėr tė luftuar, pėrēmuar, pėrbuzur, sharė e kėputur ēdo filiz tė freskėt mirėsie nė cepin e trungut tė zgavruar tė shoqėrisė sonė. Me njė rendje tė shfrenuar ndaj sė resė, maskuar me petkun e tė qenit avangardė, nė thelb na rikthen nė instinktet tona kafshėrore, duke na larguar nga thelbi. Njė shoqėri zemrash tė vdekura qė qėndron gjallė vetėm nga inercia, ku ēdo tentativė pėrmirėsimi nė rrugė tė gabuar, vetėm se e pėrkeqėson atė. Nė dukje e pashpresė, por, nė thelb potencialisht e rikuperueshme, shoqėria jonė endet kaheve tė civilizimeve, duke i ngjarė njė foshnjeje nė djepin e gabuar. E pėrbėrė nga njė tėrėsi kopjimesh tė keqvendosura, shoqėria jonė shėmbėllen me njė makinė me elemente tė marra hua. Me njė trendy, pėr tė mbuluar injorancėn me gjoja sjellje apo mėnyra komunikimi tėrheqėse, me njė imazh tė depiluar, ne largohemi pėrditė e mė tepėr nga ajo qė pėrbėn traditė, duke u endur ne shtigje apo sokaqe theqafėse pa tabela dhe udhėrrėfyes. Njė prirje drejt grarizimit tė burrave dhe mustaqezimit tė grave ka pėrmbysur ekuilibrat e shoqėrisė. Njė OJQ-zim i klasės intelektuale e ka tkurrur kapacitetin pėrmirėsues tė kombit. Nuk dua te mendoj se llamba e shpresės ėshtė fikur. Shpresoj qė e gjithė kjo tė jetė njė periudhė, le tė themi, hakmarrjeje ndaj ndrydhjes gjysmė shekullore, ku pėr inerci duhej provuar gjithēka. Njė shoqėri pa thelbin e vet tė vlerave shpirtėrore ėshtė e destinuar nė hallakatje dhe humbje, njė rikthim tek shpirtėrorja e bėn atė mė tė aftė pėr tė pėrballuar dhe zgjidhur sfidat. |
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008