Revista Familja Online
.  Koncepti i ZOTIT ne Bibel e Kuran

Duke ditur nevojėn pėr fe dhe pėr besimin nė Perėndinė, njeriu do tė shtronte pyetjen se si mes njė jete tė stėrngarkuar tė ketė aq pak kohė tė lirė pėr tė bėrė njė studim tė hollėsishėm pėr tė zgjedhur religjionin mė tė besuar nė mesin e njė numri religjionesh konkurues, ku secili prej tyre pretendon se ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė. Pėrgjigjja nuk ėshtė e vėshtirė tė jepet, ashtu siē duket nė tė parė e as qė kėrkon ndonjė studim shkencor.
I Madhi Zot (xh.sh) kėrkoi nga njeriu qė tė besojė nė Zotin Njė, kėrkoi nga ai qė tė mos i shoqėrojnė Atij asgjė. Kjo thirrje pėr besim nė Zotin Njė i ėshtė bėrė edhe njeriut tė parė dhe pejgamberit tė parė, Ademit (a.s), si dhe pejgamberėve tė tjerė dhe njerėzve nė pėrgjithėsi.
Popuj tė ndryshėm, gjatė historisė njerėzore, u pėrpoqėn ta besojnė Zotin, duke e personifikuar Atė, duke e identifikuar me shumė gjėra, si pėr shembull: me gurė, dru, duke e pėrshkruar Zotin me veti tė njeriut, duke e pėrshkruar edhe si njė gjallesė tė jashtėzakonshme, etj. Feja islame, libri i fundit, Kurani, na porosit qė tė besohet Zoti Njė, Krijues i kėsaj gjithėsie, Zotit qė i nėnshtrohet ēdo gjė nė gjithėsi, duam apo s’duam ne. Cilėsitė e Tij janė tė pėrhershme, pa fillim, janė tė pazhdukshme dhe nuk dobėsohen kurrė nė tė ardhmen, kurse cilėsitė e njerėzve janė tė krijuara si edhe vetė ata. Zoti nuk i pėrngjet askujt dhe askush nuk i pėrngjet Atij.
Cilėsi mė e rėndėsishme e Allahut (xh.sh) ėshtė ekzistenca, Kurani verifikon kėtė ekzistencė me mijėra argumente, pėr shembull: “Allahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato.” (Err-Rrad 2) “Ai jep jetėn dhe vdekjen dhe vetėm Ai bėn ndryshimin e natės e tė ditės; si nuk e kuptoni?” (El-Muminun 80)
Po ashtu, Kurani flet se Pafillėmsia dhe Pėrhershmėria janė dy veti tė Allahut (xh.sh): “Ai ėshtė i pari dhe i fundit.” (Hadid 3) “ …ēdo gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė zhdukur. E do tė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar e i nderuar!” (Err-Rrahman 26-27)
Kurani tregon se Zoti i Madhėruar nuk i ngjan askujt: “…Askush nuk ėshtė si Ai, Ai dėgjon dhe i sheh tė gjitha.” (Esh-Shura 11)
Allahu i Lartėmadhėruar nuk varet nga krijesat e Veta e as qė i janė tė nevojshme. Ai nga vetvetja ekziston, ku thotė: “O ju njerėz, ju keni nevojė pėr Allahun e Allahu nuk ka nevojė pėr ju; Ai ėshtė i falėnderuari. Po tė dojė Ai, juve ju zhduk e sjell krijesė tė re. E pėr Allahun ajo nuk ėshtė e vėshtirė.” (El-Fatir 15-17)
Po ashtu, Kurani thotė se Allahu (xh.sh) ėshtė Njė i Vetėm dhe nė Kuran thotė: “Mos adhuroni dy tė adhuruar, sepse Ai ėshtė vetėm njė Zot, pra, vetėm Mua ma kini frikėn.” (Nahl 51)
Flet pėr gjithmundėsinė e Allahut dhe tregon se kjo ēka sheh nė gjithėsi ėshtė veprimtari e gjithmundshme krijuese. “Allahu krijoi secilėn gjallesė prej uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqitas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. Allahu krijon ēka tė dojė, pse vėrtet Allahu ka mundėsi pėr ēdo gjė.” (Nur 45)
Nga Kurani Famėlartė dimė se dituria e Allahut ngėrthen tė gjitha gjėrat: “Ai e di ēka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse Allahu di edhe atė qė mbajnė zemrat.” (Tegabun 4)
Kėto ishin disa nga cilėsitė e pėrkryera, tė pėrhershme tė Allahut.
Fjalėt qė flasin pėr vetitė e Allahut tė Madhėruar tėrėsisht dallohen nga kuptimi i fjalėve qė i pėrdorim pėr ndonjė veti tė qenieve tė gjalla.
Disa nga fetė qiellore, misioni i tė cilave ishte i pėrkohshėm, janė mbėrthyer nga teprimet, tejkalimet, pėrdhosja e deri tek degjenerimet e asaj qė ėshtė thelbi i tyre, domethėnė, i janė shmangur thelbėsores dhe kuptimit tė sė vėrtetės. Vetitė e Zotit nė Bibėl, nė realitet janė pasqyrim i ėndjeve, cilėsive dhe dėshirave tė ideologjive njerėzore, Zoti cilėsohet me tė gjitha vetitė qė ata cilėsohen.
Koncepti Biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kuranit. Le tė hedhim njė shikim disa citateve.

A pushon, a ēlodhet Zoti?
Sipas Biblės, tregohet se Zoti pas krijimit tė qiellit dhe tokės u ul dhe pushoi: “… sepse nė gjashtė ditė Zoti bėri qiellin dhe tokėn dhe ditėn e shtatė pushoi dhe u ēlodh.” (Exodi 3: 17) “sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to dhe ditėn e shtunė ai pushoi” (Exodi 20:11) “Ndėrkaq ditėn e shtatė Perėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte kryer.” (Zanafilla 2: 2)
Kėtė veti tė Zotit Kurani e hedh poshtė, duke e argumentuar: “Ne krijuam qiejt e tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditėsh dhe Ne nuk ndiemė lodhje.” (Kaf 38)

A harron Zoti?
Bibla thotė: “Deri kur do tė mė harrosh, o Zot?” (Psalmi 13:1) “Pse do tė na harrojė pėr jetė…?” (Vajtimet 5: 20)
Kurani thotė: “Zoti im nuk gabon e as nuk harron.” (Ta Ha 52)

Fuqia e Zotit
Nė Bibėl thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: “Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit dhe ke fituar.” (Zanafilla 32: 28)
Kurani thotė: “Ata nuk madhėruan Allahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė qė meriton, Allahu ėshtė i fuqishėm, ngadhėnjyes.” (El-Haxh 74)

A fle Zoti?
Bibla thotė: “Zgjohu! Pse fle, o Zot?” (Psalmi 44: 23) “Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si njė trim qė bėrtet nėn ndikimin e verės.” (Psalmi 78: 65) “Zgjohu dhe ēohu, pėr tė mė siguruar drejtėsi dhe pėr tė mbrojtur ēėshtjen time, o Perėndi dhe Zoti im.” (Psalmi 35: 23)
Kurani thotė: “Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pėrvec Atij… Atė nuk e kap kotje as gjumi.” (Bekare 255)

Zoti nuk dėgjon?!
Bibla thotė: “Deri kur, o Zot, do tė bėrtas dhe ti nuk do tė mė dėgjosh?” (Habakuku 1: 2)
Kurani thotė: “Vėrtet, Zoi im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes.” (Ibrahim 39)

Mos pėrgjigja e Zotit?!
Bibla thotė: “O Zot, dėgjo lutjen time dhe vėri veshin britmės sime; mos u trego i shurdhėr ndaj lotėve tė mi.” (Psalm 39: 12) “Pse e fsheh fytyrėn tėnde dhe harron pikėllimin dhe shtypjen tonė?” (Psalm 44: 24)
Kurani thotė: “E kur robėt e Mi tė tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr; i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra, pėr tė qenė ata drejt e tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen dhe le tė mė besojnė Mua.” (Bekare 186) “Ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos Allahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni.”( Neml 62)

Zoti ėshtė i pamėshirshėm
Bibla e quan Zotin tė Pamėshirshėm, citoj: “A do tė mė hedhė poshtė pėr gjithnjė Zoti? E nuk do tė mė pėlqejė mė kurrė? Dhe mirėsia e tij ka marrė fund pėr gjithnjė dhe falja e tij ka munguar pėr brezat e ardhshme? Vallė, Perėndia e ka harruar mėshirėn dhe nė zemėrimin e tij u ka dhėnė fund dhembshurive tė tij?” (Psalm 77: 7-9)
Kurani thotė: “O robėrit e Mi, qė e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai fal shumė dhe ėshtė mėshirues!” (Zumer 53)

Dituria e mangėt e Zotit?!
Tek Zanafilla 3: 8 tregohet se Zoti ecėn nė kopsht dhe pėr ta gjetur njeriun qė fshihet prej Tij Zotit i duhet ta kėrkojė, po ashtu tregon edhe njė pjesė tė paditurisė sė Zotit, siē tregohet nė Bibėl: “Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit. Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je? Ai u pėrgjigj: “Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht dhe pata frikė, sepse isha lakuriq dhe u fsheha.” Dhe Perėndia i tha: “Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?”
Pėrsėri Kurani hedh poshtė kėtė mangėsi tė Zotit, kėtė shpifje qė i bėhet Atij, ku thotė: “Tė Allahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe perėndimi dhe kahdo qė tė ktheheni aty ėshtė anė e Allahut. Vėrtet, Allahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm.”( Bekare 115) “Ai ėshtė Allahu (qė adhurohet e madhėrohet prej ēka ka nė tokė; Ai i di fshehtėsitė dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atė qė bėni.” (Enam 3)
Pėrshkrimi i Zotit!
Kėtu Bibla e pėrshkruan Zotin si njė gjallesė tė jashtėzakonshme dhe si njė Zot qė kalėron mbi njė Kerubin: “Atėherė toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lėkundėn dhe u shkundėn, sepse ai ishte tėrė zemėrim. Njė tym ngjitej nga fejzat e hundės sė tij dhe njė zjarr pėrvėlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thėngjij…Ai rrinte kaluar mbi njė kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erės.” (2 Samueli 22: 8-11)
Kurani i hedh poshtė kėto trillime: “E kush ėshtė mė gabimtar i madh se sa ai qė trillon rrenė ndaj Zotit, ose thotė: “Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: “Do tė thur diēka tė ngjashme me atė qė e ka zbritur Allahu.”” ( El-Enam 93) “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.”(Esh-Shura 11) “Pra, mos i pėrshkruani Allahut shembuj! Allahu i di tė gjitha e ju nuk dini.”
( En-Nahl 74)

Zoti pėrshkruhet nė formėn njerėzore
Bibla thotė: “Pastaj Perėndia tha: “Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne.” (Zanafilla 1: 26)
“Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij.”( Zanafilla 9: 6)
Kurani thotė: “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! Allahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As s’ka lindur kėnd, as nuk ėshtė i lindur. Me tė askush nuk ėshtė i barabartė.” (El-Ihlas 1-4) “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.” (Shura 11)

A mund tė shikohet Zoti?
Bibla thotė: “Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: “E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal.” ( Zanafilla 32: 30) “Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn dhe panė Perėndinė e Izraelit.”
( Exodi 24: 9-10)
Kurani thotė: “Shikimi (i njerėzve) nuk mund ta pėrfshijė Atė, e Ai i pėrfshin tė pamurit. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur.” (El-Enam 103)

A ka familje Zoti?
Bibla thotė: “Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im.” (Exodi 4: 22) “Por Zoti e pa kėtė dhe i hodhi poshtė pėr shkak tė provokimit tė bijve tė tij dhe tė bijave tė tij.” (Ligji i Perterire 32: 19) “Kėshtu i thotė Zoti i Jeruzalemit: … Kur linde ti, ditėn qė dole nė kėtė botė, nuk t’u pre kėrthiza,…Tė bėra tė rritesh si morri, si filizat e arave; dhe ti u rrite, u bėre e madhe dhe u bėre shumė e bukur. Gjiri t’u formua, flokėt t’u rritėn shumė, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.Unė tė kalova afėr dhe tė shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisė. Kėshtu shtriva cepin e rrobave tė mia mbi ty dhe mbulova lakuriqėsinė tėnde; tė bėra njė betim, lidha njė besėlidhje me ty dhe ti u bėre imja”, thotė Zoti, Zoti… Por ti vure besim nė bukurinė tėnde dhe u kurvėrove pėr shkak tė namit tėnd dhe ia falje kurvėrimet e tua ēdo kalimtari qė i pranonte...”Pėrveē kėsaj, more bijtė e tu e bijat e tua qė mė kishe lindur dhe i sakrifikove ata qė tė gėlltitėn. Mos vallė ishin pak gjė kurvėrimet e tua, qė ti tė therje bijtė e mi dhe t’ua ofroje atyre duke i kaluar nėpėr zjarr?...
Nė krye tė ēdo rruge ke ndėrtuar njė vend tė lartė, e ke bėrė tė neveritshme bukurinė tėnde dhe ia ke hapur kėmbėt e tua ēdo kalimatari, duke i shumuar kurvėrimet e tua.Ti gjithashtu je kurvėruar me egjiptasit, fqinjėt e tu trupmėdhenj dhe i ke shumuar kurvėrimet e tua pėr tė provokuar zemėrimin tim… Sa e shthurur ėshtė zemra jote”, thotė Zoti.” (Ezekieli 16: 3-32)

A mundet tė ketė Zoti familje?!
A mundet qė Zoti tė jetė i martuar dhe gruaja e Tij tė kthehet nė prostitutė?! (I Pastėr qoftė Zoti nga ata qė ia mveshin).
Kurani i demaskon kėto shpifje duke thėnė: “Pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen atyre qė thanė se Allahu ka fėmijė. Dhe pėr atė (fėmijė), as ata, e as tė parėt e tyre nuk kanė kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė fjala qė del nga goja e tyre, e ata nuk thonė tjetėr vetėm se gėnjeshtėr. A thua ti, do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)?”
(El-Kehf 4-6)
“Jehuditėt dhe tė krishterėt thanė: “Ne jemi bijtė e Allahut dhe tė dashurit e Tij. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dėnon me mėkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerėz qė Ai ju krijoi. Ai i fal atij qė do dhe dėnon atė qė do. Sundimi i qiejve, i tokės dhe i gjithė ēka ka nė mes tyre ėshtė vetėm e Allahut dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja.” (El-Maide 18)
“Ata (ithtarėt e librit) thanė: “Allahu ka fėmijė” I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: “Bėhu!” e nė atė moment bėhet.” (Bekare 116-117)

Mosvėmendja e Zotit!
Bibla thotė: “Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko!”
(2 Mbreterve 19:16)
Kurani thotė: “S’ka dyshim se Allahu e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės, Allahu sheh atė qė punoni ju.” (El-Huxhurat 18)

Zoti dhe fėmijėt e Tij!
Bibla thotė: “Ti je im bir, sot ti mė linde.” (Hebrenjve 5: 5) “Do tė shpall dekretin e Zotit. Ai mė ka thėnė: “Ti je biri im, sot mė linde.” (Psalm 2: 7)
Kurani thotė: “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! Allahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As ka lindur kėnd, as nuk ėshtė i lindur. Me tė askush nuk ėshtė i barabartė.” (Ihlas 1-4)
“Allahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmije (as engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin?! I lartė, i pastėr ėshtė Allahu nga ato qė i pėrshkruajnė.” (Muminun 91)
“Ata thanė: “I Gjithėfuqishmi ka fėmijė.” Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruat fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė.” (Merjem 88-92) 

Padrejtėsia e Zotit?!
Bibla thotė: “…mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij. Ja, unė bėrtas: “Dhunė!”, por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!” (Jobi 19:6-7)
Kurani thotė: “Allahu nuk u bėn asgjė tė padrejtė njerėzve, por ata i bėjnė tė padrejtė vetes sė tyre.” (Junus 44) “S’ka dyshim se Allahu nuk bėn padrejtėsi as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh.” (Nisa 40)
“E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata, pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur).” (Ibrahim 42)

Pse ka nevojė Zoti pėr udhėheqjen e njeriut?!
Bibla tregon se zoti nga mosdija e Tij, urdhėron njeriun qė nė disa shtėpi tė vendosė nga njė shenjė, qė kur tė kalojė Zoti atypari dhe kur ta shohė shenjėn nė atė shtėpi, Ai nuk do ta zhdukė, siē tregohet tek Exodi 12:13 “Dhe gjaku do tė jetė pėr ju njė shenjė mbi shtėpitė ku ndodheni; kur unė tė shoh gjakun do tė kaloj tutje dhe nuk do tė ketė plagė mbi ju pėr t’ju zhdukur, kur tė godas vendin e Egjiptit.”
Kurani thotė: “…ēelėsat e fshehtėsive janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s’ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s’ka tė njomė dhe s’ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (LehviMahfud).” (En-Am 59)
Thuaj: “Atė e shpall Ai, qė e di tė fshehtėn nė qiej e nė tokė, ėshtė Ai qė fal shumė, qė ėshtė mėshirues.”  (Furkan 6)

Zoti kėrkon tė bėjė diēka, por e ndryshon mendimin dhe e ndėrron vullnetin e Tij
Bibla thotė: “Kėshtu Zoti ndryshoi mendim lidhur me tė keqen qė do t’i bėnte popullit tė tij.” (Exodi 32: 9-(14))
Kurani thotė: “Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: “Bėhu!” e nė atė moment bėhet.” (Bekare 117)
“Ja, kėshtu, Allahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet.” (Ali-Imran 47)

Njė Zot qė e prish premtimin-Besėlidhjen?!    
Bibla thotė: “…dhe tė prish besėlidhjen time qė kam lidhur me ta; unė jam Zoti, Perėndia i tyre.” (Levetiku 26:44)
Kurani thotė: “Premtimi i Allahut ėshtė (ky), Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerėzve nuk po di.” (Rrum 6) 
Zoti urdhėron tė shėmtuarėn (tė keqen)?!
Bibla thotė: “… por ēdo grua do t’i kėrkojė fqinjės sė saj dhe gruas qė banon nė shtėpinė e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t’ua vini nė shtat bijve dhe bijave tuaja; kėshtu do t’i zhvishni egjipianėt.” (Ekzodi 3: 22)
Kurani thotė: “Allahu nuk urdhėron tė shėmtuarėn, a thoni pėr Allahun ēka nuk dini?”  (A’raf 28)

Zoti dėnon njeriun pėr shkak tė fajit tė etėrve tė tyre?!
Bibla thotė: “Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre.” (Isaia 14: 21)
Kurani thotė: Thuaj: “A tė kėrkoj Zot pos Allahut? Ai ėshtė Zot i ēdo sendi (ekzistues) dhe dėmi i secilit person ėshtė kundėr vetes. Askush nuk do tė bartė barrėn e tjetrit. Mandej, kthimi juaj ėshtė te Allahu; e Ai ju njofton pėr atė qė pėrēaheshit.” (En-Am 164)  

A pendohet Zoti?
Kėtu Bibla tregon se Zoti pendohet qė ka krijuar njeriun nė sipėrfaqen e tokės: “Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet. Kėshtu Zoti tha: “Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar.” (Zanafilla 6: 6-7)

A duartroket Zoti?!
Bibla thotė: “Por ja, unė rrah duart pėr fitimin e pandershėm qė ke nxjerrė dhe pėr gjakun e derdhur qė ėshtė nė mes teje.” (Ezekieli 22: 13)
Pra, me kėto citate qė cekėm, vetvetiu lind pyetja: A mund tė jetė njė i tillė Zot, me cilėsitė qė pėrshkruhen nė Bibėl? Pėrshkrime tė tilla jo vetėm qė nuk gjenden nė Kuran, por konsiderohen si kufėr ndaj madhėrisė sė Allahut (xh.sh). Po ashtu, duke bėrė krahasimin mes dy teksteve, mes Biblės dhe Kuranit rreth konceptit tė Zotit, hedh poshtė tezėn se Kurani ka huazuar nga Bibla apo Kurani ėshtė kopje e Biblės.
Po e pėrfundoj me fjalėn e Allahut tė Madhėruar, qė thuhet nė Kuranin Famėlartė: “I Lartėsuar ėshtė Zoti yt, Zot i fuqisė nga ajo qė ia pėrshkruajnė.” 
(Saffat 180)
 

 


Nė KėTė NUMėR

- Editoriali

- Hipokrizia pėrkundrejt ...

- Besnikėria bashkėshortore,...

- Domosdoshmėria e mos...

- Pėrse disa persona janė

- Epidemia e zilisė

- E= mc²

- Pa tabu
- Gjuhėn shqipe, ta flasim siē...
- Karakteri zemėrak, pjesė...
- Ēfarė thuhet nė Kuran ėshtė...

- dituri

- Kuriozitete

- Koncepti i Zotit nė Bibėl dhe...

- Takim i qyteterimit Indus me at..
- gatuaj dhe shijo
- Lidh dhe ngjyros
- Libra te rinj
- Abonimi

- Editoriali (English)


English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Milenium i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2005