|
Ta themi hapur KUSHTET E ISLAMIT NĖ KURAN DHE BIBĖL Senad Makoviq
Dhėnia e Zekatit (Lėmosha) Kushti i tretė i Islamit ėshtė zekati. Me dhėnien e zekatit detyrohet personi qė ka pasuri, qė ėshtė pronar i asaj pasurie, si nė tė holla, tė mbjella, bagėti etj., dhe qė detyrohet tua shpėrndajė tė varfėrve dhe tė nevojshmėve njė pjesė nga pasuria e tij. Allahu (xh.sh) thotė nė Kuranin Famėlartė: Allahu caktoi detyrim qė lėmosha (zekati) tju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė skanė fare), punonjėsve qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve) nė rrugėn e Allahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. Allahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet. (Teube 60) Falni namazin dhe jepni zekatin. (Bekare 43) Ai (Allahu) ėshtė qė krijoi kopshte (bimėt e tė cilave) tė ngritura lart (nė shtylla) dhe tė rrafshėta (tė shtrira nė tokė), edhe hurmat dhe drithėrat me frute (shije) tė ndryshme; (krijoi) ullinjtė dhe shegėt e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur tė piqen dhe ditėn e korrjes (tė vjeljes) sė frutave jepeni atė pjesė qė ėshtė detyrim (tė varfėrve e nevojtarėve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapėrderdhėsit. (En Am 141) O ju qė besuat, jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė ju dhamė prej tokės, e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete pos symbyllas. Dhe dijeni se Allahu nuk ka nevojė pėr ju, ngase ėshtė i Madhėruar. (Bekare 267) Kėtė sinjalizim e hasim edhe nė bibėl nė shumė vende; p.sh.: Madje kur jep lėmoshė, e majta jote tė mos dijė ē'bėn e djathta, qė lėmosha jote tė jepet fshehurazi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė haptas. (Mateu 6: 3-4) Pagesa e kėsaj lėmoshe ka qenė e pėrcaktuar nga Allahu si pėr Jehudit dhe tė Krishterėt. Edhe tek Ligji i Pėrtėrirė dhe Levetiku tregohet; citoj: Do tė zotohesh tė japėsh tė dhjetėn e asaj qė mbjell dhe qė tė prodhon ara ēdo vit. Do tė hash pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd, nė vendin qė ai ka zgjedhur si vendbanim pėr emrin e tij, tė dhjetėn e grurit tėnd, tė mushtit tėnd, tė vajit tėnd, dhe pjelljen e parė tė tufave tė bagėtive tė trasha dhe tė imta, nė mėnyrė qė ti tė mėsosh tė kesh gjithnjė frikė nga Zoti, Perėndia yt. (Ligji i pėrtėrirė 14:22-23) Ēdo e dhjetė e tokės, qoftė nga prodhimet e tokės, qoftė nga pemėt e drurėve, i takon Zotit; ėshtė njė gjė e shenjtėruar e Zotit. Nėse dikush do tė shpengojė njė pjesė tė sė dhjetės sė vet, do t'i shtojė njė tė pestėn. Dhe pėr tė dhjetėn e bagėtive tė trasha dhe tė imta, koka e dhjetė e tė gjitha kafshėve qė kalojnė nėn shufrėn do t'i shenjtėrohet Zotit. Nuk do tė bėjė dallim midis sė mirės dhe tė keqes, as do tė bėjė kėmbime; dhe po tė kėmbejė njėrėn me tjetrėn, tė dyja do tė jenė gjė e shenjtė; nuk do tė mund tė shpengohen. Kėto janė urdhėrimet qė Zoti i dha Moisiut pėr bijtė e Izraelit nė malin Sinai. (Levetiku 27: 30-34)
Agjėrimi i Ramazanit Kushti tjetėr ėshtė agjėrimi. Nė lidhje me agjėrimin Allahu (xh.sh) thotė: O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė detyrim sikurse qė ishte detyrim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Bekare 183) Gjithashtu agjėrimi ka qenė i detyruar pėr Jehudit dhe tė Krishterėt, ku vetė Jezusi i ka urdhėruar: Dhe kur tė agjėroni, mos u tregoni tė pikėlluar si hipokritėt; sepse ata shfytyrohen pėr t'u treguar njerėzve se agjėrojnė; nė tė vėrtetė ju them se ata tashmė e kanė marrė shpėrblimin e tyre. Kurse ti, kur tė agjėrosh, vajose kokėn dhe laje fytyrėn, me qėllim qė tė mos u tregosh njerėzve se ti agjėron, por Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, i cili shikon nė fshehtėsi, do ta japė shpėrblimin publikisht. (Mateu 6: 16-18) Po ashtu, edhe profetėt e tjerė kan agjėruar si: Moisiu, Davidi, Jezusi etj., e cila bibla vet e tregon ku thotė: Kėshtu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditė dhe dyzet net; nuk hėngri bukė as piu ujė. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalėt e besėlidhjes, dhjetė urdhėrimet. (Exodi 34: 28) Atėherė Davidi iu lut Perėndisė pėr fėmijėn dhe agjėroi.... (2 Samueli 12: 16) Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjėroi dyzet ditė e dyzet net, nė fund e mori uria. (Mateu 4 :1-2) Nė citatet tjera tregohet se: Atėherė ata i thanė: ''Pėrse dishepujt e Gjonit si dhe ata tė farisenjve agjėrojnė shpesh dhe luten, kurse tė tutė hanė dhe pinė?''. Aii u pėrgjigj atyre: ''A mund t'i bėni dasmorėt tė agjėrojnė, derisa dhėndri ėshtė me ta? Por do tė vijnė ditėt kur do t'ua heqin dhėndrin dhe atėherė, nė ato ditė, ata do tė agjėrojnė. (Luka 5 :33-35) Prandaj tani, thotė Zoti, kthehuni tek unė me gjithė zemrėn tuaj, me agjėrime, me lot dhe me vajtime. I bini borisė nė Sion, shpallni njė agjėrim, thėrrisni njė kuvend solemn. (Joeli 2: 12-15) Por ky lloji demoni nuk del veēse me anė tė lutjes dhe tė agjėrimit. (Mateu 17: 21) Ky lloj frymėrash nuk mund tė dėbohet ndryshe, pėrveē, se me lutje dhe agjėrim. (Marku 9: 29) Haxhi Kushti i pestė dhe i fundit ėshtė Haxhi. Haxh do tė thotė tė vizitosh shtėpinė e shenjtė, Qaben nė Mekė nė ditė tė caktuar, ku Allahu (xh.sh) thotė: Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė edhe kalorės me deve tė rraskapitura, qė vijnė prej rrugėve tė largėta. Vijnė pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin Allahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra, prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfrin. (Haxh 27-28) Aty ka shenja tė qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn nė tė, ai ėshtė i sigurt, Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (adhurimin qė e bėjnė) njerėzit. (Ali Imran 97) Emri tjetėr i Mekės ėshtė edhe Beka (Bacca), ku edhe nė Kuran pėrmendet: Shtėpia (xhamia) e parė e ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ajo nė Bekė (Mekė), e dobishme, udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzimin. (Ali Imran 96) Ndjekėsit e profetit Ibrahim, duke pėrfshirė edhe shumė profet tė tjerė, kanė bėrė shumė vjet para Muhamedit (a.s) ritualin e Haxhit gjė qė kjo ėshtė e paraqitur te profeti David nė Psalmin 84: 4-6: Lum ata qė banojnė nė shtėpinė tėnde dhe tė lėvdojnė vazhdimisht. (Sela) Lum ata qė e vėnė forcėn e tyre te ti dhe kanė nė zemėr rrugėt e tua! Kur kalojnė luginėn e Bakas, e shndėrrojnė atė nė njė vend burimesh, dhe shiu i parė e mbulon me bekime. Kėtu fjala burim e ka kuptimin e ujit Zemzem, i cili vėrshon shpejt qė nė kohėn e bebes Ismail, djalit tė Ibrahimit, paraardhėsit tė Muhamedit (a.s). Po ashtu, lexo edhe tek zanafilla 28: 18 dhe 28: 22, ku Bibla e pėrshkruan Qaben si Shtėpi e Zotit; citoj: Kėshtu Jakobi u ngrit herėt nė mėngjes, mori gurin qė kishte vėnė nėn krye tė vet, e ngriti si njė pėrmendore dhe derdhi vaj mbi majėn e saj. ...dhe ky gur qė kam ngritur si pėrmendore, do tė jetė shtėpia e Perėndisė; dhe nga tė gjitha ato qė do tė mė japėsh, unė do tė jap tė dhjetėn. Ēdo njeri me arsye e kupton lehtė se gjithėsia nuk ėshtė krijuar pa qėllim dhe se jeta nuk ėshtė lėnė nė njė rrjedhė tė vetvetishme e tė pakuptimtė. Prandaj njerėzimit i janė dėrguar vazhdimisht njoftime hyjnore nga ana e Zotit me anė tė Profetėve: O njerėz! Ja cila ėshtė rruga e drejtė ku duhet tė ecni! Kėto njoftime hyjnore, tė emėrtuara si feja e shquar dhe e sqaruar, feja qė dallon dhe e ndan tė mirėn nga e keqja ose tė emėrtuara me fjalėn qė e pėrdorim shpesh Islam, janė pa dyshim, njė favor qė, nė rrugėn pėr tė merituar orientimin e pėrhershėm, mėshirėn dhe bujarinė hyjnore, i zgjon tė gjithė njerėzit nga indiferentizmi, i shpie nga vdekshmėria nė pavdekshmėri dhe i bėn tė arrijnė lumturinė e pėrjetshme. Islami ėshtė mė e madhja ndėr dhuntitė e Zotit pėr njeriun. Pėr fund po e pėrfundoj me fjalėt e Allahut (xh.sh): Feja e pranueshme te Allahu ėshtė Islami. (Ali Imran 19) O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė, pos Allahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zot pos Allahut! E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: Dėshmoni pra, se ne jemi myslimanė (besuam njė Zot)! , O ithtarė tė librit, pėrse nuk i besoni ajetet (Kuranin) e Allahut, e duke e ditur tė vėrtetėn?, O ithtarėt e librit, pėrse, duke qenė se ju e dini tė vėrtetėn e ngatėrroni me gėnjeshtrėn dhe fshihni realitetin? (Ali Imran 64, 70, 71) Literatura e konsultuar:
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
Copyright © Revista Familja 2007