rreth nesh
Revista “Familja” është
botim i shoqatës kulturore “Gruaja”. Botimi i kësaj reviste filloi në vitin
2000 dhe që atëherë ajo vazhdon të botohet dhe të jetë e kërkuar nga
lexuesit. Kjo revistë, duke u nisur dhe nga emri që mban, trajton të gjitha
temat dhe problemet, me të cilat përballet familja dhe njëkohësisht dhe
anëtarët e saj, duke filluar me gruan, fëmijët etj. Zhvillimi dhe integrimi
i gruas, marrëdhëniet bashkëshortore, edukimi i fëmijëve e tema të tjera
trajtohen me një kujdes të veçantë nga stafi i kësaj reviste. Përveç kësaj,
në faqet e kësaj reviste nuk mungojnë kuriozitetet, idetë krijuese të
gatimit, lojra shpërblyese etj.
disa nga
editorialet tona online
NEVOJA E NJË REVISTE TË
SPECIALIZUAR PËR ÇËSHTJEN E FAMILJES
“Podiumi, prej ku mundë të
predikojnë të gjithë femrat muslimane”
Familja është institucioni më i lartë i një shoqërie, që e ka
hyjnizuar vetë Zoti. Baza e familjes është gruaja, nga e cila varet ecuria,
jo vetëm e familjes së saj ku ajo jeton, por i tërë kombi. Gjysma e botës
është femra dhe e gjithë bota edukohet nga femra.
Edhe historia e popullit tonë ruan në faqet e saj shumë
kujtime e ngjarje që tregojnë për rolin që gruaja shqiptare luajti për
ruajtjen e nderit dhe emrit të kombit. Por unë pyes veten: Cila është gruaja
shqiptare sot? Cili është imazhi që përcjellë femra shqiptare në brezin e
saj si nënë dhe edukatore e kombit? Kush e solli atë në këtë gjendje? Po për të ardhmen, çfarë do t’i ofrojë
shoqërisë sonë gruaja shqiptare? Çfarë përpjekjesh janë bërë për t’u
ballafaquar me zhvillimet e reja që ndeshin gratë në botë. Çfarë dimë rreth
rolit të rëndësishëm që mundë të luajë besimi në Zotin për një të ardhme të
sigurtë familjare? Çfarë perspektive ka sot gruaja në përgjithësi dhe cilat
janë zgjidhjet që ofron Islami? Sa i realizon ajo qëllimet e saj
momentalisht në vendet ku banojnë shqiptarët? Çfarë të dhënash kemi ne rreth
problemeve që ndesh gruaja në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi,
Preshevë, Çamëri dhe në vende të tjera të diasporës shqiptare? Cilat janë
shqetësimet dhe preokupimet që shqetësojnë vajzat që dëshirojnë të
praktikojnë mësimet e fesë islame? Në çfarë niveli ndikojnë mjetet e
informacionit dhe kushtet ekonomike në edukimin e vajzës dhe në zhvillimin e
saj kulturor, shpirtëror dhe shoqëror? Po rreth botës së fëmijëve dhe
projekteve që diskutohen tani në zbatim të rekomandimeve të paraqitura nga
konferencat ndërkombëtare si për të hequr kujdestarinë e prindërve ndaj
fëmijës, për shkak të dhunës që ndeshin fëmijën në vendet perëndimore. Sa
është niveli i kësaj rrezikshmërie në vendin tonë? Sa e gjerë është
përshtatshmëria e këtyre ligjeve në destinacionet legjislative?
Këto pyetje dhe shumë të tjera kërkojnë faqe të tëra, për
shkak të listës së tyre dhe penetrimit në çdo detaj të çështjeve. Por,
përgjigjen e tyre nuk e gjejmë brenda një artikulli të shkruar në një nga
revistat që sot mbulojnë reklamat e kioskave e librarive, ku shitet shtypi i
përditshëm, as përmes një konference a tryeze për të realizuar të drejtat
feministe “që i mungokan gruas sot”, por me një revistë të specializuar për
çështjen e familjes, ku duke trajtuar në kohë e hapësirë, në mënyrë
profesionale temat që flasin rreth familjes, fëmijërisë, amësisë dhe për
gruan në përgjithësi, do të ndihmojë për të krijuar një elitë intelektualesh
që, pasi kanë argumentuar shkaqet dhe pasojat, do të japin edhe zgjidhjet e
duhura të cilat janë konform ligjeve që Zoti ka përcaktuar për ne.
Sipas rubrikave që do të ketë kjo revistë, do të tregojë
qartë se ajo ka marrë përsipër të kryejë rolin e një udhërrëfyesi si për
nënat, motrat ashtu edhe për të gjithë brezin që po vjen. Aty të gjithë do
të mësojnë më së miri se si duhet të ndërtohet FAMILJA dhe e ardhmja
|