|
Opinion REPUBLIKA E ASFALTIT Redi Shehu Shtresa tė vjetra asfalti dhe dheu kėlthasin nėn peshėn stėrmadhe tė rulit gjigant qė sapo ngjiste sipėr lustrėn e re fringo tė asfaltit tė nxehtė, duke ua mbyllur gojėn dhe njėkohėsisht duke fosilizuar dėshminė trishtuese tė tyre si njė e kaluar e mjeruar infrastrukturore. Trotuare nė arratisje qė kanė humbur kuptimin e tyre nga gėrmimet e njė spartakiade makinerish ngjyrė luledielli, qė kanė zhveshur koren e tokės duke nxjerrė dheun e kuq nė tė errėt, i cili u ngjitet takave tė kalimtarėve duke i shoqėruar besnikėrisht deri tek dera e shtėpisė dhe nė shumė raste, duke u bėrė mysafir i padėshiruar i njė shtėpie tė pastėr e tė rregullt. Tabela ndalim qarkullimi apo kalimi nė akse apo kryqėzime kryesore, popullojnė nė formėn e njė mitingu tė paligjshėm, sė bashku me turma makinash dhe shoferėsh tė acaruar e kalimtarėsh serbes qė shikojnė pa shpresė siluetėn e njė manekini me ngjyrė tė verdhė, qė duhej tė ishte polici i qarkullimit rrugor. Punėtorė tė infrastrukturės rrugore qė nė mes tė gėrmimit apo ndotjes fishkėllejnė orėt e punės, pėrzihen me kabllo stėrmėdha, qė si tentakula oktapodi shtrihen pa u trazuar nė mesin e njė lėvizjeje kaotike. Transport publik udhėtarėsh i bllokuar deri nė absurditet, stacione autobusi tė populluar nga njerėz, qė nga pritja e pafund u del kohė edhe tė lidhin krushqi mes vete, ngushtime rrugėsh, ndryshime drejtimesh, qethje pemėsh, asfaltizim tė rrugicave mė periferike sipas njė plani tė ēuditshėm preferencial, prishin atė status-quo ritmike tė kryeqytetit shqiptar. Asnjėri nuk shqetėsohet qė tė dijė se cila ėshtė arsyeja e kėtij kaosi tė liēensuar, sepse tė gjithė e dinė, ndėrsa pėr njė tė huaj pėrgjigja do tė ishte: Mirėsevini nė prag fushatėn elektorale shqiptare. Ky sistem punimesh, qė nė disa raste ka rezultuar tė ketė njė pėrfundim njėpėrdorimėsh tė tipit pėrdor dhe hidh, tregon se nxitimi elektoral ka parakaluar cilėsinė dhe qėllimin e tyre. E shkuara jonė na mėson se nuk janė tė pakta rrugė apo arterie tė rėndėsishme qė nė mesin e tyre kanė shtylla tė tensioneve tė larta apo tė ulėta, tė cilat si direkė anijesh me vela na kujtojnė tė gjithėve se sa fuqishėm ka fryrė era e ērregullt e politikės infrastrukturore nė Shqipėri. Me tė vėrtetė ndoshta nuk do tė ekzistojė vend tjetėr nė tė cilin bitumi apo asfalto-betoni tė marrė njė rėndėsi tė pėrmasave tė tilla sa nė Shqipėri, madje kėtu ai ndihet i llastuar sepse ka dy emra, bitum i majtė dhe bitum i djathtė, kėtu ai fare lehtė mund tė pėrcaktojė tė ardhmen politike tė miliona vetėve dhe mund tė bėhet faktor pėr rrokullisjen e ēdo force politike. Nė ndryshim me vendet me tė cilat ne aspirojmė tė ecim pėrkrah, ku punimet infrastrukturore janė procese normale dhe me zhvillueshmėri tė njėtrajtshme, pa konotacione tė krahėve politikė, tek ne, gjatė kėtyre mandateve tė fundit politikė ėshtė vėrejtur njė asfaltizim i qėllimeve politike nė funksion tė mbajtjes nė shumė raste pa meritė tė pushtetit, duke glorifikuar deri nė tepri njė proces tė natyrshėm dhe tė nevojshėm pėr njė shoqėri nė nevojė. Shirita pėrurimesh tė veprave infrastrukturore ka kohė qė na janė servirur nė atė soj forme, duke i shndėrruar ato nga njė veprim rutinė, nė sukses tė rėndėsisė sė veēantė. Tė kuptohemi, tė gjithė e dimė se nevojat tona pėr njė paraqitje mė tė mirė infrastrukturore janė mė se tė nevojshme, por ajo qė neve na ėshtė dashur mė pak se asgjė tjetėr gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit, ka qenė komercializimi me hallet dhe nevojat bazė. Kjo nuk do tė thotė se realizimi i veprave infrastrukturore dhe sidomos kur ato janė tė mėdha, nuk pėrbėn sukses pėr forcėn politike qė ndodhet nė pushtet, por, kur ato zipohen, ngjishen vetėm nė raste fushatash elektorale, duke lėnė pjesėn mė tė madhe tė mandatit politik nė njė zbrazėti infrastrukturore, formatojnė kėshtu njė precedent aspak optimist qeverisės. Pėr fatin tonė tė keq, por, ndoshta edhe pėr vetė mėnyrėn se si u konceptua zhvillimi demokratik shqiptar, asfaltizimi i fushatave dhe i politikės sonė ka qenė tipar kryesor gjatė adoleshencės sė demokracisė shqiptare. Vota e njė deputeti zone apo kryetari bashkie shpesh matej me sasinė e bitumit qė mbulonte nxitimthi gropa tė mirėkonsoliduara, tė cilat, strukeshin nėn asfaltin e ri pėrkohėsisht, duke dalė mė vonė fitimtare pas mbarimit tė garės elektorale. Pra, asfaltizimi i mandatit politik nganjėherė e kthente strategjinė politike nė katran politik, duke humbur vlerėn e pėrfaqėsimit tė interesave tė zgjedhėsve, tė cilėt vetė, duke qenė nėn presionin pėr tė zgjedhur midis asfaltit dhe personit, sigurisht qė zgjidhnin tė parin, paēka se asfalti ikte dhe personi mbetej. Shembuj nga e kaluara politike shqiptare rreth glorifikimit tė bitumit, deri nė absurditet, janė tė shumtė, kjo sepse dashur pa dashur ndikonte nė asfaltizimin e mendimit politik tė zgjedhėsve, nė ngushtimin e vizionit tė tyre pėr tė ardhmen, nė ēoroditjen parazgjedhore, por mbi tė gjitha, ndikonte nė mos fokusimin dhe analizimin e saktė tė kandidatit qė pėr njė kohė jo tė shkurtėr do tė merrte fatin e tyre nė dorė. Pra, asfaltizimi i mendimit politik tė zgjedhėsve ishte strategjia thelbėsore pėr tė mbuluar tė metat qeverisėse tė klasės politike shqiptare, por edhe paaftėsinė pėr tė prodhuar politikė tė mirėfilltė. Ajo ēka vėrehet nė qeverisjen aktuale, pėrveē shkuarjes pėr inerci me fenomenin, janė tentativat nė disa raste edhe serioze pėr tė dalė nga rrethi vicioz elektoral i bitumit, duke u fokusuar nė punime infrastrukturore tė mėdha qė kanė shtrirje kohore tė gjatė, duke mbushur kėshtu boshllėkun e investimeve gjatė njė mandati. Po ti shtojmė kėsaj edhe buxhetin shtesė, tė aprovuar nė mesin e kėtij viti, i cili i dha njė shtysė tė rėndėsishme investimeve publike, atėherė panorama bėhet akoma mė optimiste. Zgjedhjet lokale nė afrim e sipėr padyshim qė nuk i shpėtuan fenomenit tė pėrdorjes sė investimeve publike nė funksion tė zgjatjes sė mandatit politik dhe kėtu e kam fjalėn nė mėnyrė tė veēantė pėr kryeqytetin, ku kryebashkiaku Rama e shndėrroi nė art kėtė premisė, duke ndikuar nė shumė njerėz, tė cilėt matnin kapacitetin menaxhues me metrat katrorė tė asfaltit, apo me bojatisjen shpeshherė anormale tė ndėrtesave. Fenomeni i asfaltizimit tė gjykimit politik tė zgjedhėsve tė kryeqytetit bėri qė puna e kryebashkiakut gjatė kėtyre dy mandateve tė tij tė shihej si ndryshim i madh ndaj asaj se ēfarė ishte Tirana mė parė, dhe kėtu nuk ka ndonjė problem, por e keqja qėndron nė faktin se duke qenė nė pozita tė tilla, zgjedhėsit kurrė nuk mundėn tė bėnin vlerėsimin jo mė nė raport me tė shkuarėn, por nė raport me atė se si do tė duhej tė kishin njė Tiranė mė tė mirė tė mundshme. Pikėrisht, mbi kėtė perspektivė elektorati shqiptar duhet tė ndėrtojė mendimin e vet politik nė lidhje me tė zgjedhurit e vet, duke dalė nga kėrkesat dhe pretendimet utilitare, dhe tė shtrijė vizionin e vet pėrzgjedhės jo mė pėr njė zgjidhje emergjente, por pėr njė zgjidhje afatgjatė, pėr njė Shqipėri mė tė mirė tė mundshme, jashtė kafazit shpeshherė spekulativ infrastrukturor. |
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
Copyright © Revista Familja 2007