Revista Familja Online

Nr. 13, (58) JANAR-SHKURT 2007

ARKIVAT

FAMILJA 2006, NR. XII

FAMILJA 2006, NR. XI

FAMILJA 2006, NR.X

                FAMILJA 2006, NR.V
                familja 2006, nr.iv
                FAMILJA 2006, NR.III
                fAMILJA 2006, NR.II
                FAMILJA 2005, nr.x
                FAMLJA 2005, NR IX
                FAMILJA 2005, Nr. V
                FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

 

Pa tabu

Flutura AĒKA

 

Hipokrizia

 

Kthehesh majtas, jep dorėn,

djathtas uron

puth kė s’di,

kė s’di pėrqafon.

 

Pi kafe, flet pėr ndershmėri,

morali,

etalon nė njėsinė e matjes

sė shpejti do tė hyjė.

 

Buzėqesh,

trishtohesh,

mes tė qeshura idiotėsh

dhe pėrkėdhel,

me dorėn pėr shuplakė

prej kohėsh.

 

Mes dashurisė

e fyerjes

luan me nervat

tona

njė maskė hibride.

O Zot, ndihmomė

mos vdes hipokrite!

 

Etje e pasosur

 

Me puthje

ndėrtuam

kėshtjellė –dashurinė.

 

I murosėm fjalėt,

brinjėt,

lotėt,

tė gjitha marrėzitė.

 

Frikur,

muret mos binin,

jashtė pa nxjerrė lamė

njėrin gji.

 

Sillemi rrotull gurėve,

eshtrave,

syve,

buzėve, rrotull

etjen

ku ta shuajmė

s’dimė.

 

Pa titull

Nga kafka e hapur

nė mesnatė,

vlojnė tė fundmen mbeturina

tė mendimit.

 

Nga lodhja

dhe dėshira tė fle,

pa titull e lashė

poezinė e vlimit.

 

Ndoshta do tė gjendet

diēka,

pėr ta mbushur kafkėn

pas zgjimit...

 

Ritual i vjetėr

 

Nėn zė flasin,

flasin,

flasin,

flasin.

Ata.

 

Dykėmbėsha,

njėkokėsh.

Nėn zė,

pa zė.

Ata.

 

Njė,

njėqind,

njėmijė, si ta.

Unė eci bri tyre,

indiferente,

nė ritualin tim tė vjetėr,

pa ditur

ē’tu bėj tjetėr.

 

Zbrazur

E heshtur kjo dhomė e zbrazur,

si varr vdes-ikur.

Zgavrės fėshfėrijnė

fasha kujtimesh, varur pabesisht

nė prag tė njė feste,

qė s’dihet kur do tė vijė.

Braktisja,

hartė nė mur

po ronitet

nga frėngjitė dritare.

Dita e kryqėzuar shembet

nė boshllėk,

rrėshqet

I vdekur pluhuri nga vitet,

prehur gėzimthi nė shtratin e vet.

Asnjė gjurmė

jetės nuk i mbetet,

nė kėtė gojė memece,

qė s’di tė rrėfehet.

 

Hapėsira e plakur lakohet nė skuta,

pa fill e pa fund,

ndėrsa kėmborė e zėrit jashtė

nė kėtė festė vajtimi,

rrėmujėn tund.

 

 

Bufonėt

 

Bufonėt s’u shėrbejnė vetėm mbretėrve,

qė ju i hiqni nga fjalori kibernetik.

Bėni korrigjimin, ju lutem,

sa mė shpejt

i jepni

kuptimin e ri!

 

Mbretėr ndoshta s’kanė

t’i bėjnė tė gajasen.

Por prapanicat s’mbaruan,

ku si hije

tė lėpihen,

tė qasen.

 

Pėr dy lekė

shiten bufonė.

Tė paktėn

sa herė tė ngrini dorėn

fjalė tė thoni

dhe nė gaboni.

Lepe,

lepe!

T’ju thonė!



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2007