Revista Familja Online

Nr. 13, (58) JANAR-SHKURT 2007

ARKIVAT

FAMILJA 2006, NR. XII

FAMILJA 2006, NR. XI

FAMILJA 2006, NR.X

                FAMILJA 2006, NR.V
                familja 2006, nr.iv
                FAMILJA 2006, NR.III
                fAMILJA 2006, NR.II
                FAMILJA 2005, nr.x
                FAMLJA 2005, NR IX
                FAMILJA 2005, Nr. V
                FAMILJA 2005, Nr. IV

FAMILJA 2005, Nr. III

FAMILJA 2005, Nr. II

FAMILJA 2005, Nr. I

  FAMILJA 2004, Nr. XII

 FAMILJA 2004, Nr. XI

FAMILJA 2004, Nr. x

 FAMILJA 2004, Nr. ix

   FAMILJA 2004, Nr. VIII

  FAMILJA 2004, Nr. VII

 FAMILJA 2004, Nr. VI

FAMILJA 2004, Nr. V



 

 

Opinion

I urtė, por  me halle shumė

N. K

 Tė braktisur nga organet dhe organizmat e shtetit, fshatarėt nė shumicė braktisėn fshatin. Tani fluksi i largimeve ka rėnė, por ato nuk janė shteruar, vazhdojnė. Tranzicioni i stėrzgjatur, tregues ky i klasės politike tė dėshtuar, solli shqetėsime e probleme tė shumta pėr tė gjithė, por nė hall tė madh, nė mes tė katėr rrugėve ėshtė fermeri, ai kooperativisti i djeshėm, qė punonte shumė e ushqehej keq. Ai, i urti, qė buka e misrit, turshitė dhe sherbeti i sheqerit nuk i ndaheshin pėr mė shumė se gjashtė muaj nė vit. Paska qenė e thėnė, nė ēdo regjim i urti tė ketė halle mė shumė e tė jetė i uritur. Thuhet se qengji i urtė pi dy nėna dhe servili tėrė kopenė; por thuhet dhe kjo tjetra, se po s’qau fėmija, nuk i jep nėna tė pijė. I varfėr dje, i varfėr sot?!

Kush ka shkuar nė fshat dhe nuk ėshtė trishtuar. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr ata tė zonės malore. Ia dhanė tokėn fshatarit nė disa ngastra tė vogla, diku nė kufij tė rinj, diku nė kufijtė e vjetėr. Ndonjėrit i ēohej fjalė: “Mos shkel nė pronėn  time”, qė e pėrkthyer do tė thoshte: “Nuk pyes pėr ligjin, pėr tapinė tėnde.”. Jeto, puno dhe konkurro po deshe.

Nėse shkolla artistike do tė ēonte nė fshat nxėnėsit qė mėsojnė pėr pikturė, shumė prej tyre do tė bėnin peizazhin e titulluar “Fshati…”, dhe do tė linin titullin ta plotėsonte secili shikues vetė, sepse ata nxėnės tė njomė e tė pastėr pėr njė tė ardhme tė lumtur, nuk mund tė shqiptonin apo tė shkruanin fjalė tė ashpra e trishtuese. Peizazhi i tyre: Shtėpi gjysmė tė rrėnuara, toka tė pa punuara, rrugė tė ngushtuara nga gardhet e rrėzuar e grumbujt e plehrave. Mė tej njė pėrrua i shkujdesur qė zbret gjithė potere pranė themeleve tė njė shtėpie. Diku mė tej, nė mes tė brazdės njė gomar i rėnė poshtė dhe pėrbri tij njė lopė qė pėrpiqet t’i shpėtojė zgjedhės. Po njeriun, fshatarin ku e kemi? Po, nė kėtė peizazh fshati shikon veē gra dhe tė moshuar qė mundohen tė mbijetojnė nė tranzicionin specifik shqiptar. Si nė kohė tė Ēajupit edhe tani barrėn e rėndė e mbajnė gratė. Gra qė mbi shpinė mbajė dru e prodhime tė ndryshme pėr t’i ēuar nga  pylli apo ara nė shtėpi. Sa kohė duhet tė kalojė qė gruaja tė jetojė e punojė me dinjitet si njeri?

Fshati dhe fshatari, nė ēdo kohė kanė pasur e luajtur rol tė rėndėsishėm nė jetėn e vendit. Edhe kanė sakrifikuar mė shumė. Sot duhen ndihmuar e mbėshtetur fuqimisht dhe e mira e kėsaj do i shkojė jo vetėm fshatit, por gjithė shoqėrisė. Fshatari burime financiare pėr tė investuar nė bujqėsi nuk ka. Dihet se ai nuk trashėgoi asgjė nga sistemi i kooperativave dhe ndėrmarrjeve bujqėsore. Emigrantėt ende nuk janė bindur pėr tė hapur biznese bujqėsore nė fshat. Politika lehtėsuese nga organet shtetėrore, gjithashtu nuk gjen. Nga tė shumtėt shkėputim njė shembull: Dhėnia e naftės pa akcizė pėr bujqėsinė s’ka qenė veēse njė tymnajė. Kėshtu, ministri i bujqėsisė e quan sukses tė plotė, kurse ai mbeti dėshtim i plotė. Politikanė mė tė dashur se sa tanėt kur lypin votat nuk gjen mbi dhe, lumė premtimet, mė pas i lenė fotografinė fshatarit. Kėshtu fshati veē rrėnohet e nuk rimėkėmbet.

Drejtoritė Rajonale tė Bujqėsisė dhe Ushqimit dhe Degėt e tyre nė rrethe, janė kthyer si “Kėshillimoret Nėna e Fėmija”, ndėrsa dikasterit qė ka njė emėr tė madh: Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, nė fshat nuk po i duken as punėt e vogla. Ajo harton dhe riharton strategji, tė gjelbra, rozė apo blu, bėn konferenca show, etj, bulmetin e tė cilave fshatari hallemadh ende nuk e ka shijuar. Ndonjė mund tė thotė se nė rrethe e fshatra tė ndryshme tė vendit ka edhe ferma qė zhvillojnė me sukses bizneset e tyre nė sektorė e degė tė rėndėsishme, si nė perime, nė pemėtari, vresht, blegtori etj. Po, ėshtė e vėrtetė, ka, por ato janė pak, shumė pak, aq sa  drejtoritė dhe Ministria e Bujqėsisė i kėrkojnė me qirinj nė dorė pėr t’i gjetur. (Kjo jo vetėm nė kushtet e mungesės sė energjisė elektrike nė fshat, qė vazhdimisht e lenė nė errėsirė, meqė ka pyllin afėr e mund tė bėjė pishtarė). Pra, nuk bėhet fjalė pėr “dallėndyshe qė sjellin pranverėn”, por pėr prirje, tendenca e rregulla loje masive tė ekonomisė sė tregut, qė nuk po duken edhe pse kanė kaluar 16 vjet. Kushtet klimatiko-tokėsore tė vendit tonė dhe zbatimi i teknologjive tė prodhimit me pak kimikate, kanė bėrė tė njohura perimet, frutat, agrumet, rrushin etj. Nė shumė vende afėr e larg nesh, por nė vend tė eksportojmė, tregun e mbyti prodhimi i huaj.

E dhembshme nė fshat ėshtė gjendja e shkollave. Nė shumė fshatra ato tė kujtojnė fillimet e shkollave tė para shqipe. Shkolla qė nuk plotėsojnė asnjė kusht minimal pėr zhvillimin e procesit mėsimor, qė nga godina, bankat, mjetet, biblioteka, se pėr laboratorė as qė mund tė bėhet fjalė. Dhe sikur tė mos ishin boll kėto, edhe stafi mėsimdhėnės ėshtė nė shumicėn e shkollave pa arsimin pėrkatės. Ēfarė faji kanė kėta  fėmijė, qė, nė shekullin e XXI, tė shkollohen nė kėto kushte?

Fshati, sot ka shumė uri. Sė pari, ai ndien uri pėr kujdesin e organeve shtetėrore, por edhe tė organizmave tė tjera. Dhe kėtė kujdes e do tė shumanshėm, me projekte e financime pėr rrugė, ujin e pijshėm dhe sistemin vaditės, pėr shkolla, mjedise shėndetėsore e kulturore, etj. Nuk mund tė zhvillohen me sukses fermat bujqėsore e blegtorale pa politika favorizuese pėr fshatarin e varfėr. As me plogėshti e harresė, as duke i hapur dritėn jeshile vetėm tė ashtuquajturve “tė shkathėt” apo “tė fortė” tė fshatit qė pėrkrahen nga ndonjė politikan i qytetit.  Gjithashtu agronomi, zootekniku, veterinari, mėsuesi,  mjeku, infermieri, mamia etj, duhet tė nxiten me pagėn pėr tė mos shkuar si tė deleguar nė fshat.

Nė kushtet qė ėshtė sot fshati dhe bujqėsia ėshtė shumė vėshtirė tė qėndrojnė atje tė rinjtė, edhe pse nė emigracion me punė tė tilla merren shumė prej tyre. Fshati bėn apel pėr tė kthyer sytė andej. Lipset tė dėgjohet.



English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2007