|
Bardhė e zi Varianti remix i qirinjve Jerida KULLA Dikur njerėzit me shumė mundim arritėn tė shpiknin zjarrin. Njė legjendė greke thotė se zjarri erdhi nė tokė nga Prometeu nė shenjė dashamirėsie dhe dhembshurie pėr njerėzit e paditur. Tė tjerė, besimtarė tė ēdo drejtimi, thonė se si ēdo gjė tjetėr nė tokė, zjarri, ėshtė dhuratė nga Zoti. Pavarėsisht nga kėto, njė gjė ėshtė e sigurt. Zjarri solli zhvillimin, pėrparimin. Zjarri ėshtė njė reaksion zinxhir, ku secili element e luan sa mė mirė rolin e tij. Nėse nė mėnyrė matematikore, paēka se pak tė trashė, do ta shprehja me ekuacion, do tė kishim: zjarri = flakė (dritė) + nxehtėsi + hi + gaz karbonik + mbeturina tė tjera qė mbeten nga djegia. Jo vetėm njerėzit e lashtė, po edhe tė sotmit, pavarėsisht se si janė, tė pasur apo tė varfėr, tė ēfarėdo ngjyre politike, e duan zjarrin, e duan dritėn, e duan nxehtėsinė. Po ndryshimi midis tyre ėshtė i madh. Nėse tė pasurit i mungon drita, ai do tė gjejė mjete tė tjera pėr ta pasur, ku zgjidhja mė e shpejtė e pa lodhje, por me harxhim tė madh, ėshtė gjeneratori, kurse pėr tė varfrin, e vetmja zgjidhje luksoze ėshtė qiriri, trashėgimi e paēmueshme nga parahistorikėt, ku pishtarėt u kthyen nė pishtarė- qirinj modernė. E nėn dritėn e qirinjve fytyrat e njerėzve duken tė pėrthyera, pasi jo vetėm lėvizja jo harmonike e flakės sė qiririt e jep kėtė, por edhe hallet e vėshtirėsitė e jetės. E nga kjo pėrthyerje romantike tė shekullit tė XXI dėgjohet zėri ankues i fėmijės: Uf, a, u lodha, mė djegin sytė. Shkronjat mė lėvizin nga fleta e librit, mė duken sikur luajnė me flakėn e qiririt. Nėnė, kur do tė vijnė dritat?! Anės dritės i paparė Tė paparė janė shqiptarėt pėr durimin qė kanė. Fėmija duron djegien e syve e me zor arrin tė mėsojė, plaku duron nėn batanije tė ftohtin, e lutet qė dritat tė vijnė sa mė shpejt dhe mallkon ata qė kanė nė dorė kėtė situatė, mjeku lutet me shpirt qė tė ketė drita gjatė operacionit, pėrndryshe E me shaka, por qė ėshtė pėr tė qarė, ata, qė janė jashtė Shqipėrisė, thonė: A tju dėrgojmė njė kovė mė drita? Shaka me vuajtjen tonė, shaka me dhembjen tonė, shaka me jetėn tonė. Por nuk janė tė vetmit ata jashtė qė tallen me ne, po kemi edhe ata qė ulen gju me gju me popullin, qė janė mė popullorė se populli kur duan votat, politikanėt, duke filluar qė nga ai, qė sapo e ka ngrohur karrigen, e deri te ai, qė pėr tu freskuar nga vapa e kolltukut hap kondicionerin. Deri kur do tė tallen me popullin?! Deri kur do tė durojmė kėtė errėsirė? Deri kur pamja e qyteteve tona natėn do tė jetė e frikshme? Deri kur do tė ndiejmė aromėn e qirinjve dhe tymin e tij? Deri kur...? Sa me dashuri e tė etur e kėrkojnė votėn, po premtimet shumė shpejt kthehen nė flluskė sapuni. Premtime boshe kėrkojnė tė ngopin me lugė bosh barkun e uritur; kėrkojnė tė bėjnė tė vrapojė i verbri. Kemi sy, po nuk shohim. Nė ēdo orė tė ditės e tė natės, nė ēdo vend tė Shqipėrisė e njėjta melodi, po me tonalitete tė ndryshme, qė varet nga madhėsia e gjeneratorit e nė fund, faturėn e karburantit qė harxhon gjeneratori, i faturohet popullit nė ēmimet e ngritura tė produkteve qė prodhohen. E xhepat e popullit hollohen nga futja e nxjerrja e vazhdueshme e qindarkave tė fundit. Nuk do tė jetė e largėt dita e tė dėgjojmė se X firmė e mbylli aktivitetin e saj se nuk pėrballonte dot koston e lartė tė gjeneratorit, se Y ndėrmarrje falimentoi se prodhimi i mbetej nė makineri nga ndėrprerja e dritave, se Z furrė buke nuk prodhoi bukė se dritat nuk erdhėn gjatė gjithė ditės, e njerėzit me ēantė nė dorė do tė kėrkojnė dyqan mė dyqan si malėsori i Migjenit, kokrrėn e misrit, bukėn. E kudo pėrhapet fjala: Kanė ardhur dritat? Njė mėsuese e shkollės 9 vjeēare, ku mėsimi kryhet me turne, duke na kujtuar kohėn e xhaxhit, u shpreh: Fėmijėt janė tė papėrqendruar. Ka raste qė kemi ndėrprerė mėsimin se fėmijėt nuk shikonin. Jemi kthyer e po bėjmė mėsim me qirinj. Mirė pėr lėndėt qė kėrkojnė fjalė, edhe mund tė punojmė pa drita, po pėr lėndėt shkencore, qė kėrkojnė eksperimente dhe tė interpretohen as qė bėhet fjalė. Shpjegohet fizika e kimia nė hapėsirė, ku provėzat zmadhohen si hunda e Pinokut dhe eksperimenti kthehet nė pjesė teatrale?! E sikur tė mos mjaftonte kjo, kur kohėzgjatja e mospasjes sė dritave, varion nga 5 orė pėr Tiranėn, 8 orė pėr rrethet e 12 orė pėr fshatrat, vjen fatura afrofe e pagimit tė energjisė. Nuk janė tė pakta rastet e debatit mes qytetarit e faturistes pėr kėtė dukuri absurde. Do tė ishte mė e ndershme qė nė krye tė faturės tė mos lexonte Faturė energjie, por Faturė qirinjsh. Nuk llogariten sa qirinj harxhohen nė natė. Lum ai qė merret me tregtinė e qirinjve, u bė i artė, se xhepi i varfėr i qytetarit apo dhe i fshatarit vetėm atė mund tė mbajė. Faturistja shfajėsohet se kėshtu i ėshtė dhėnė urdhri dhe ajo nuk mund ta shkelė atė. Po ai, qė ka dhėnė urdhrin, nuk jeton nė Shqipėri apo vjen kėtu vetėm pėr pushime? Nuk e di si ėshtė situata? Ndoshta kanė gjetur njė mėnyrė pėr tė mbushur arkėn bosh tė energjetikės, qė mė pas me kėto para tė blihet energjia, sdihet se ku. E duke mos gjetur dot shkaktarin e kėsaj krize tė thellė energjetike, tė trashėguar nga qeverisjet e tjera, ia veshin fajin shiut qė nuk bie. Hidrocentralet janė nė pikėn kritike tė tyre, pasi shiu nė Shqipėri ėshtė shumė kurnac, ndryshe nga vėllezėrit e tij nė vende tė tjera, qė zemėrgjerėsia e tyre shkakton pėrmbytje. E shiu, duke dėgjuar kėrkesėn tonė, filloi tė bjerė. Herė qetė - qetė, sikur kėrkon tė pėrkėdhelė mėrzitjen e njerėzve, ta zbusė atė, e herė furishėm e me inat pėr fyerjen qė iu bė. E qytetarėt tani do tė mbledhin me kova ujin nga ulluqet e ēative tė tyre, pėr ta ēuar nė mėnyrė tė organizuar nė hidrocentral, me shpresė se drita pas kėsaj do tė kemi. Shembullin e kanė marrė nga i zgjedhuri i tyre, nuk ka rėndėsi se i kujt force politike ėshtė, qė kėrkonte tė mbushte Liqenin e Tiranės me ujin e derdhur nga koka - kolat. E tashmė zėri ankues e lutės i fėmijės: Kur do tė vijnė dritat?!, bashkohet me zėrin e studentit, fshatarit, tė papunit, intelektualit, mjekut e prodhuesit. Ėshtė njė pyetje qė edhe instancat qė janė pėrgjegjėse pėr kėtė situatė, ngrenė supet dhe fare natyrshėm kthejnė pėrgjigje: Nuk e dimė, vetėm Zoti e di. Vėrtet rėnien e shiut nuk e kemi ne nė dorė, por menaxhimin, administrimin e energjisė e kemi. Nė verė shpeshherė kemi pasur ndėrprerje tė energjisė, me pretekstin remont tė stacioneve energjetike, si dhe tė kursejmė nga pak qė tė kemi rezerva, qė tė jemi gati pėr nė dimėr, kur situata ėshtė mė e vėshtirė. Po shyqyr qė dielli ndriēon pėr njė kohė tė gjatė dhe njerėzit arrijnė tė shohin njėri- tjetrin se nuk do tė kuptonim se ēfarė kohe ėshtė. Por problemi nuk ėshtė kaq i thjeshtė. Prodhuesit, si nė verė e nė dimėr, i bėhet dėm i madh, dhe pėr kėtė qeveria nuk e vė ujin nė zjarr, a harrova, nuk ka ku ta vejė, se nuk ka zjarr. Shqipėria ecėn e sigurt nėn dritėn e qirinjve, tė mė falni qė e transformova kėtė slogan tė kuq Shqipėria ecėn e sigurt nėn flamujt e kongreseve, qė ishte dikur, por qė fatkeqėsisht ėshtė e modernizuar sot, kjo ėshtė motoja e zhvillimit tė vendit. Si zor tė gjendet njė Promete qė ti dojė shqiptarėt qė tua sjellė dritėn. Edhe Naimi ka kohė qė ka ikur, nuk dihet se ku, edhe tė vetmin bust, qė kishte sė bashku me vėllezėrit, nuk dihet se ku e kanė degdisur. Ah, Naim! Sa bukur i kėndove qiririt! Po nuk ėshtė ēudi, qė sė shpejti, nga ne, tė dalė njė shok i tij dhe ti kėndojė nė variantin remix atij, qiririt, mikut mė tė dashur tė shqiptarėve, duke futur zhurmėn e gjeneratorit, thirrjen ankuese tė fėmijės, heshtjen therėse tė politikanėve. |
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
Copyright © Revista Familja 2007