Revista Familja Online
.

                   I thjesht, por i madh

Nga njė prejardhje e thjeshtė, Muhamedi arriti tė krijojė dhe tė pėrhapė njė nga fetė mė tė mėdha
nė botė dhe tė bėhet njė nga udhėheqėsit politikė me efikasitet tė jashtėzakonshėm. Muhamedi lindi nė vitin 570 nė Mekė, qytet nė Arabinė Jugore, nė atė kohė njė rajon i prapambetur, larg gjithė qendrave tė tregtisė, kulturės e shkencės. Nė moshėn gjashtėvjeēare mbeti jetim dhe u rrit nė njė mjedis tė thjeshtė. Gjendja ekonomike e tij u pėrmirėsua kur ai nė moshėn 25-vjeēare u martua me njė vejushė tė pasur. Pavarėsisht nga kjo, deri nė moshėn afro 40-vjeēare tek ai nuk u duk ndonjė shenjė e jashtme e njė personaliteti tė ardhshėm.
Nė atė kohė shumica e arabėve besonin nė shumė perėndi. Nė Mekė jetonin njė numėr i vogėl hebrenjsh dhe tė krishterėsh. Pikėrisht nga ata mėsoi pėr ekzistencėn e njė tė plotfuqishmi Zot, i cili zotėron gjithėsinė. Nė moshėn 40-vjeēare iu faneps sikur me ndėrmjetėsinė e Arkangel Gavrilit kishte rėnė nė kontakt me Zotin, Allahun, i cili e kishte zgjedhur atė pėr tė pėrhapur fenė e vėrtetė. Pas kėsaj, pėr tre vjet me radhė, Muhamedi filloi tė predikojė fenė tek miqtė e tij. Mė vonė, rreth vitit 613, filloi ta predikojė atė nė njė rreth mė tė gjerė njerėzish. Pushtetarėt nė Mekė filluan ta shohin me sy tė keq. Duke ndier rrezikun, nė vitin 622, ai shkoi nė Medine, qytet rreth 320 km nė veri tė Mekės, ku i ofruan shėrbime tė rėndėsishme me ndikim politik. Ky largim nga Meka, i quajtur Hegira, u bė pikė fati nė jetėn e tij. Nė Medine gjeti shumė idhtarė qė e respektuan dhe e nderuan si zot absolut. Nė vitet e mėvonshme, kur numri i idhtarėve tė tij u rrit shumė, filluan luftėrat e njėpasnjėshme midis Medines dhe Mekės. Nė vitin 630, ato pushuan dhe Muhamedi u kthye nė Mekė si fitimtar. Nė dy vite e gjysmė tė fundit tė jetės sė tij fiset arabe u bashkuan shpejt me fenė e re. Kur vdiq nė vitin 632, Muhamedi kishte arritur tė bėhej udhėheqėsi i vėrtetė nė gjithė Arabinė Jugore.
Fiset beduine nė Arabi ishin tė njohura pėr trimėrinė e tyre. Por, si numėrpaka e tė ēorganizuara nga grindjet dhe luftėrat vetjake, ato nuk mund tė mateshin me ushtritė e mbretėrive tė tjera qė ishin mė tė mėdha nė numėr. Ndaj, u vendosėn nė rajonet bujqėsore nė veri. Tė bashkuar nga Muhamedi e tė frymėzuar nga besimi i tyre i zjarrtė nė njė Zot tė vetėm tė vėrtetė, pėr herė tė parė nė historinė e tyre u lėshuan nė varg luftėrash tė Sasanidėve, nė veriperėndim shtrihej Bizanti ose perandoria Lindore Romake me qendrėn e vet Kostandinopojėn. Nė numėr, arabėt nuk mund tė krahasoheshin me kundėrshtarėt e tyre.
Megjithatė, nė fushėn e betejės situata u bė krejt ndryshe; arabėt kurajozė dhe entuziastė filluan tė pushtojnė gjithė Mesopotaminė, Sirinė dhe Palestinėn. Nė vitin 642, Egjipti u tėrhoq nga Perandoria Bizantine, ndėrsa ushtritė persiane kishin fituar nė luftėrat e mėdha rreth Kadasisė, nė vitin 637 dhe Nehavendit nė vitin 642.
Megjithatė, pushtimet e mėdha, tė arritura nėn udhėheqjen e miqve mė tė afėrt dhe idhtarėve tė Muhamedit: Abu Bakr dhe Omar Ibi Hatab, nuk ishin fundi i sulmeve arabe. Nė vitin 711 kėto ushtri shkelėn Afrikėn Veriore deri nė Oqeanin Atlantik. Prej andej u shtynė nė veri, kaluan Gjibraltarin dhe pushtuan mbretėrinė e Spanjės. Nė kėtė kohė u shfaq edhe rreziku musliman pėr tė nėnshtruar gjithė Evropėn e krishterė. Por nė betejėn e famshme pėr Turin, nė vitin 732, kur kishin hyrė deri nė mes tė Francės, ata u thyen, u mundėn nga francezėt. Pavarėsisht nga kjo humbje, pėr mė pak se njė shekull, fiset beduine, tė frymėzuara nga fjalėt e Profetit, krijuan perandorinė e tyre tė madhe qė shtrihej nga India nė Oqeanin Atlantik, gjė qė sishte parė kurrė deri atėherė. Pas kėsaj, kudo ku shkelte ushtria muslimane, feja e re pėrhapej nė mėnyrė masive.
Nė tė vėrtetė kjo perandori nuk e pati jetėn tė gjatė. Mė vonė, persianėt, edhe pse ruajtėn fenė e Profetit, u shkėputėn nga arabėt duke fituar pavarėsinė e tyre.
Nė Spanjė, pas njė lufte shtatė shekullore, krishterėt e thyen tėrė gadishullin. Megjithatė, Mesopotamia dhe Egjipti, djepet e qytetėrimit antik, mbetėn arabe, duke drejtuar nė gjithė bregun verior afrikan. Kuptohet qė kjo fe e re, gjatė shekujve filloi tė pėrhapej larg kufijve ku u themelua. Sot feja muslimane ka me dhjetėra milionė idhtarė tė saj nė Afrikė, nė Azinė e Mesme dhe shumė mė tepėr nė Pakistan, nė Indinė Veriore dhe nė Indonezi. Megjithatė, nė nėnkontinentin e Indisė, konflikti midis muslimanėve dhe indusve ende ėshtė njė pengesė kryesore e rrugės sė bashkimit. Nė njė situatė tė tillė, si duhet vlerėsuar ndikimi i pėrgjithshėm i Muhamedit lidhur me historinė njerėzore?
Si tė gjitha fetė, edhe Islamizmi ka ndikim tė madh tek idhtarėt e vet.
Muhamedi ėshtė krijuesi i teologjisė islame dhe i principeve kryesore etike e morale tė muslimanizmit. Veē kėsaj, ai ka luajtur rolin kryesor nė pėrhapjen e fesė sė re dhe nė krijimin e ideve tė saj. Para sė gjithash, ai ėshtė autori i librit fetar musliman, Kuranit, njė fjalor me urtėsi tė Muhamedit, tė frymėzuara kryesisht nga ai. Pjesa mė e madhe e tyre janė rishkruar qė nė kohėn kur jetonte, ndėrsa pas vdekjes sė tij, pėr njė kohė tė gjatė janė mbledhur nė njė fjalor me burim tė sigurt. Kurani paraqet nė njė shkallė tė lartė mendimet dhe idetė e vėrteta tė Muhamedit. Ndėrsa njė fjalor i tillė, kaq i detajuar me mendime kristiane, nuk ka arritur deri te ne. Edhe nė qoftė se Kurani ėshtė aq i rėndėsishėm pėr muslimanėt sa Bibla pėr tė krishterėt, ndikimi i Muhamedit pėr hartimin e Kuranit ėshtė i padiskutueshėm. Nė kėtė aspekt, nuk pėrjashtohet mundėsia qė ndikimi i Muhamedit nė pėrhapjen e Islamit tė jetė mė i madh se sa ndikimi i pėrgjithshėm i Jezu Krishtit dhe Shėn Pavlit nė pėrhapjen e kristianizmit.

Dashuria dhe toleranca e profetit Muhamed pėr njerėzimin

Kurani e prezanton profetin Muhamed, paqja qoftė mbi tė, me kėto fjalė: “Dhe ne nuk tė kemi dėrguar ty (O Muhamed) veēse si pėrkujtim mėshire pėr tė gjithė botėt (njerėzit, xhindet dhe ēfarė ėshtė krijuar nė gjithėsi)”. (Sure Enbija 107)
Nga kjo kuptohet se ai ishte njė qenie e bekuar nė fjalė dhe nė vepra.
Nė njė tregim tė ruajtur nė hadithet sahih tė Imam Muslimit tregohet se nė periudhėn kur kundėrshtarėt e Muhamedit, paqja qoftė mbi tė, e shtuan shumė persekutimin ndaj tij shokėt i kėrkuan qė t’i mallkonte armiqtė, por Profeti (a.s) iu pėrgjigj: “Unė nuk jam dėrguar pėr tė mallkuar njerėzit, por pėr tė qenė mėshirė pėr ta”. Kundėrshtarėt vazhduan ta trajtojnė atė dhe shokėt e tij nė mėnyrė tė padrejtė dhe mizore, por ai gjithnjė u lut pėr ta.
Njė herė, nė vendin e quajtur Taif, ai u gjuajt aq keq me gur nga kundėrshtarėt e tij, saqė gjaku filloi t’i rrjedhė nė tėrė trupin. Ai shkoi nė kėtė vend dhe u pėrpoq ti thėrriste ata pėr tė pranuar Islamin, por nė vend qė tė dėgjonin fjalėt e tij tė menēura, dėrguan fėmijėt e rrugės qė ta ndiqnin dhe ta godisnin me gurė, e kjo zgjati deri nė mbrėmje. Por edhe nė kėtė situatė, kur gjaku i rridhte nė tė gjithė trupin, ai nuk tha asgjė tjetėr pėrveē lutjes: “O Zoti im, udhėzoje popullin tim nė rrugė tė drejtė, pasi ata janė tė paditur ndaj sė vėrtetės.”
Zemra e tij ishte e mbushur me dashuri tė thellė pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht ngjyrės, racės apo besimit tė tyre. Njėherė ai i kėshilloi shokėt e tij qė t’i konsideronin tė gjithė njerėzit si motrat dhe vėllezėrit e tyre. Dhe shtoi: “Ju tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit dhe Ademi ėshtė krijuar nga balta.”
E gjithė kjo na tregon se ēfarė ndjenje ndėrgjegjėsimi donte tė ngrinte nė zemrat e njerėzve. Detyra e tij ishte qė t’i afronte njerėzit me realitetin, se tė gjithė burrat dhe gratė, megjithėse jetonin nė pjesė tė ndryshme tė botės dhe qė nė dukje janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri pėr shkak tė ngjyrės, gjuhės, veshjes, kulturės e tjera si kėto, janė vėllezėr gjaku me njėri-tjetrin. Nė kėtė mėnyrė, nėse njerėzit do ta konsiderojnė njėri-tjetrin si vėllezėr midis tyre, do tė krijohet njė marrėdhėnie shoqėrore e vėrtetė. Vetėm nė kėtė rast do tė mund tė pėrhapen nė tė gjithė botėn ndjenjat e dashurisė dhe tė respektit.
Profeti ėshtė shprehur: “Besimtar i vėrtetė ėshtė ai, nga dora dhe gjuha e tė cilit, besimtarėt e tjerė janė tė sigurt, ai qė urrejtjes i pėrgjigjet me dashuri.”
Pra, Profeti e tregon qartė se njė njeri qė e kthen dashurinė me dashuri ėshtė nė njė nivel mė tė ulėt nė planin etik. Ne nuk duhet tė mendojmė se duhet t’i trajtojmė njerėzit mirė vetėm atėherė kur ata na trajtojnė mirė. Ne duhet tė pėrgatisim veten se duhet tė sillemi mirė dhe me ata qė nuk sillen mirė me ne, qė na dėmtojnė apo na bėjnė padrejtėsi. Ndoshta do tė keni dėgjuar pėr historinė e borxhit tė Profetit (a.s).
Njė herė Profeti (a.s) i mori borxh njė ēifuti dhe pas disa ditėsh ai shkoi nė shtėpinė e tij dhe i kėrkoi qė t’i jepte paratė qė i kishte marrė. Profeti (a.s) iu pėrgjigj se nuk kishte asgjė qė mund t’i jepte si pagesė. Ēifuti i tha se nuk do ta linte tė lėvizte nga shtėpia pa e paguar dhe kėshtu ndenji me tė qė nga mėngjesi deri nė darkė. Nė atė kohė Profeti (a.s) ishte udhėheqėsi i Medines dhe ishte shumė e lehtė pėr tė qė tė reagonte ndaj kėtij njeriu. Shokėt e tij, natyrisht, qė donin ta qortonin ēifutin dhe ta nxirrnin jashtė nga shtėpia e tij. Por Profeti (a.s) e ndaloi njė gjė tė tillė duke thėnė: “Zoti na e ka ndaluar t’i bėjmė padrejtėsi tė tjerėve.” Ēifuti vazhdoi ta mbajė tė mbyllur Profetin deri ditėn tjetėr dhe ēifuti doli nga shtėpia e Profetit nga toleranca dhe sjellja e tij. Ky njeri, qė para njė dite e kishte mbajtur Profetin tė mbyllur pėr disa qindarka, ndėrkohė qė ishte shumė i pasur, u prek nga sjellja e tij dhe pranoi profetėsinė e tij, duke u bėrė musliman. Aq ndikim pati sjellja e Profetit, saqė ēifuti ia dha tė gjithė pasurinė e tij Profetit (a.s), duke i thėnė: “Shpenzoje si tė dėshirosh.”
Sipas njė hadithi tjetėr Profeti (a.s) njėherė ka thėnė: “Betohem nė Zotin (e pėrsėrit tre herė) se nuk ėshtė besimtar ai, prej tė cilit nuk janė tė sigurt komshinjtė e tij.” Ky hadith tregon se sa shumė kujdes tregonte Profeti pėr njerėzit dhe sa shumė dashuri kishte ai pėr ta. Njė nga mėsimet qė ai na dha ėshtė fakti qė ne duhet tė jetojmė mes njerėzve si njė lule dhe jo si njė gjemb, duhet tė jetojmė nė mesin e tyre pa ju shkaktuar atyre probleme dhe dėm.
Nė njė thėnie tjetėr profetike thuhet: “Nėse njė besimtar nuk ėshtė nė gjendje t’i bėjė mirė tė tjerėve, tė paktėn mos t’i dėmtojė ata.” Kjo tregon se pėr Profetin (a.s) njeriu qė ėshtė i dobishėm pėr tė tjerėt e jeton jetėn nė njė plan mė tė lartė, por nėse nuk arrin tė bėjė njė gjė tė tillė, tė paktėn tė mos krijojė probleme pėr njerėzit e tjerė. Njė njeri, qė tė kryejė misionin e tij si shėrbyes i Zotit, duhet tė mos i bėjė dėm tė tjerėve.
Shembulli qė na ka dhėnė Profeti (a.s) dėshmohet dhe nga Enes ibn Maliku, qė ka jetuar nė shėrbim tė tij pėr dhjetė vjet. Ky thotė se Profeti (a.s), kur bėja ndonjė veprim, kurrė nuk mė pyeste pėr mėnyrėn se si e bėra dhe nėse kishte ndonjė punė qė nuk e bėja, ai kurrė nuk mė pyeste pėrse nuk arrita ta bėja. Ai ishte njeriu me karakterin mė tė mirė nė tė gjithė mesin e njerėzve.
Njė sjellje e tillė bėri qė ai tė fitojė respektin e tė gjithė njerėzve dhe madje dhe tė armiqve tė tij. Po ashtu, ishte kjo arsyeja pėrse ndjekėsit e tij ndenjėn me tė nė ēdo situatė tė vėshtirė dhe nuk e braktisėn nė situatat e fatkeqėsive.
Ai vuri nė zbatim parimet mbi tė cilat bazohej e tėrė jeta e tij. Kishte vendosur njė peshore midis atyre qė e ndiqnin dhe atyre qė e kundėrshtonin dhe e dėmtonin.
Nė ditėt e sotme mendimet e gjithsecilit, shijet dhe qėndrimet, preferencat dhe jo preferencat nuk mund tė pėrputhen asnjėherė plotėsisht. Gjatė jetės, nė marrėdhėnie me njėri-tjetrin dalin nė pah dallimet, botėkuptimet e gjithsecilit, qė shpeshherė, duke mos qenė tė njėjta, mund tė ēojnė nė konflikt. Por atėherė, cila mund tė jetė njė zgjidhje e qėndrueshme pėr kėtė problem? Zgjidhja qėndron tek toleranca dhe jeta e Profetit tonė, nga fillimi deri nė fund ėshtė njė shembull i pėrkryer i zbatimit tė kėtij parimi. Gruaja e tij Aishja e pėrkufizon kėshtu bashkėshortin e tij: “Ai ishte njė personifikim i Kuranit.”
Pra, Profeti ynė e modeloi jetėn e tij sipas parimeve tė Kuranit dhe ishte shembulli mė i mirė i zbatimit tė tij nė tokė. Ai kurrė nuk ngriti dorėn mbi njė shėrbyes, kurrė nuk goditi njė femėr, asnjė fėmijė apo dikė tjetėr. Nė fakt, ai luftoi pėr tė drejtėn. Kur i duhej tė zgjidhte midis dy alternativave, ai zgjidhte mė tė lehtėn, duke marrė parasysh qė tė ishte brenda kufijve tė sė lejuarės. Askush nuk ishte mė i kujdesshėm se ai nė largimin nga e ndaluara. Kurrė nuk kėrkoi hakmarrje pėr padrejtėsitė qė i ishin bėrė atij personalisht. Vetėm nėse ishin thyer urdhrat e Zotit, Profeti ynė do tė reagonte pėr t’i vendosur nė vend ato. Kjo sjellje e lartė bėri qė Profeti ynė tė fitojė respektin e tė gjithėve.

 




English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Milenium i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2005