|
Ta themi hapur Jo gjithēka bėhet Nė emėr tė Zotit Zekerija IDRIZI-Teolog (BERLIN-BAZELL)
Njeriu jo rrallė herė shmanget nga amaneti hyjnor, duke keqtrajtuar, sakatosur, syrgjynosur e vrarė krijesėn vepėr tė Zotit, kėtė specie tė llojit tė vet, me ironinė mė tė madhe: Nė emėr tė Zotit! Njeriu theu kėshtu tradhtisht besėn e lidhur me Zotin qysh nė paraekzistencė, kur Zoti i tha: "Unė ia kam ndaluar Vetes ti bėj dėm njeriut. Krijesa Ime! Ki kujdes! Edhe ty ta ndaloj rreptėsisht ti bėsh dėm species sė llojit tėnd. Kjo sepse se krijove ti veten dhe tė tjerėt, por Unė tė krijova ty dhe gjithė njerėzimin". (Thėnie e shenjtė e Zotit, tekstualisht "hadithi kudsij", e parafrazuar nga profeti Muhamed (a.s)) Vallė a ka mėkat mė tė madh se ajo, qė Nė emėr tė Zotit! tė shkatėrrosh vetė veprėn e Zotit? A ka mėkat mė tė madh, mė rrėqethės, se kur "fondamentalisti" kamikaz, kriminel i cilėsdo fe a sekt fetar qoftė, hedh veten nė ajėr nė ndonjė aeroplan, ēerdhe fėmijėsh, shtėpi bonjakėsh a fėmijėsh pa prindėr, nė ndonjė shkollė fillore dhe nė vende tė tjera publike, duke marrė nė qafė shumė jetė njerėzish tė pafajshėm? Teksa bėj kėto pyetje, nė kokė mė sillet Fjala e Zotit: "... kush vret ndokėnd, qė ska vrarė njeri ose qė nuk ka bėrė ērregullime nė Tokė, ėshtė sikur tė ketė vrarė tė gjithė njerėzit. Dhe, nėse dikush shpėton njė jetė, ėshtė sikur tė ketė shpėtuar jetėn e krejt njerėzve ..." (El-Maide: 32) Zoti kėtė botė fenomenale e krijoi nė themele antagoniste. Ndėrmjet shenjave tė Tij janė krijimi i qiejve e i Tokės dhe shumėllojshmėria e gjuhėve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, nė kėtė ka shenja pėr ata qė dinė. - konfirmon i Madhėrishmi nė Kuran (Er-Rrum: 22) Ēuditėrisht, nga njerėzit, vetėm "fondamentalisti", "fanatiku" i paskrupull, "konservatori", "radikali" me injorancė religjioze, mėton ta prishė, ta pėrdhosė kėtė "peizazh" tė mrekullueshėm, piktoresk, antagonist, shumėngjyrėsh tė Perėndisė. Ai kėtė botė dėshiron, akoma mė keq, tenton ta bėjė nė mėnyrė absurde "njėngjyrėshe", "tė njėtrajtshme", monolite. Fondamentalisti musliman, kristian, hebre, budist, taoist, konfucionist, dailamist, ateist, politik apo ēfarėdo qoftė ai, mėton ti bėjė gjithė tė tjerėt si veten. Ai dėshiron qė njeriun dhe botėn ti kthejė sė prapthi. Nė Kuranin e shenjtė Zoti thotė: " Sikur tė donte Zoti yt, do tė besonin tė gjithė ata qė gjenden nė tokė. Vallė, ti do ti detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė?! (Junus: 99) Zoti ėshtė krijuesi ynė, i tė gjithėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia racore, etnike, fisnore, gjinore, regjionale, ideologjike, fetare etj., madje, pavarėsisht nga ajo se si e emėrojmė a thėrrasim Atė, nė tė gjitha gjuhėt e botės: Allah-Ilah-Rabb (arabisht), Zot-Perėndi (shqip), Gott (gjermanisht), God (anglisht), Got (nė gjuhėt afrikane), Gudd (nė gjuhėn skandinave), Jahve-Jehova-Elohim (El, Elah, Eloh - hebreisht), Bog-Gospodar (serbisht, kroatisht), Gospod-Bog (maqedonisht), Deus (latinisht), Ho Theos- (greqisht) etj. Ai ėshtė pėr tė gjithė njėlloj njė i vetėm dhe para Tij jemi tė gjithė tė barabartė, pa dallim. Ai i kupton tė gjitha lutjet e shprehura nė tė gjitha gjuhėt e botės. Ai komunikoi drejtpėrdrejt nė gjuhėn hebreje me tė dashurit e Tij, me profetėt e Tij tė zgjedhur: me Davudin (Davidin), Sulejmanin (Sollomonin), Jakubin (Jakobin), Jusufin (Jozefin), Musain (Mojsiun) e shumė tė tjerė, qė pėr gjuhė amtare kishin hebraishten; nė gjuhėn armeje me profetin e tij tė dashur Isain (Jezuin); nė gjuhėn arabe me Muhamedin; nė gjuhėn indiane me Budėn; nė gjuhėn perse me Zaratustrėn ... e kėshtu me radhė edhe nė shumė gjuhė tė tjera me profetėt e Tij. Gjuha ishte dytėsore, parėsore ishin mesazhet sublime qiellore tė Zotit dhe misioni universal, planetar, gjithėnjerėzor i profetėve tė Tij, mision ky i shenjtė, dedikuar mbarė njerėzimit nė tokė. Sė kėndejmi, mund tė konkludojmė lirisht shprehjen: Nuk ka popuj tė privilegjuar!, ose ndryshe: Nuk ka popull tė zgjedhur hyjnor nė planetin Tokė! "Fondamentalisti", nga cilado racė a fe qė rrjedh ėshtė "antinjeri", "anti-Zot", "satana", "antikrisht" etj. Pikėrisht, "fondamentalistėt" e tė gjitha llojeve dhe ngjyrave: kamikazėt e frustruar religjiozė, kriminelėt me maska, mafiozėt, satanistėt (veēan ata qė bėjnė vetėvrasje kolektive nėpėr tempuj fetarė), hedonistėt religjiozė, antikrishtėt, kanibalistėt, pedofilėt, ndotėsit e ambientit, faraonėt (diktatorėt) modernė me armėt e tyre atomike, qė zhbijnė nga faqja e dheut jetė tė tėra njerėzish, kanė njė mision tė pėrbashkėt djallėzor (iblisor-shejtanesk a luciferesk), tė pėrdhosin e shkatėrrojnė veprėn e Zotit: njeriun dhe universin. Pėr ta (fondamentalistėt) njeriu, si vepra mė sublime e mė superiore e Zotit, ėshtė njė "numėr" statistikor, matematikor, pėrkatėsisht njė "mi eksperimentues" a "specie laboratorike". Vallė, a mendojnė sot krijuesit e politikės globale, "e rendit tė ri tė botės", pėr ardhmėrinė e fėmijėve tanė dhe tė botės mbarė? Unė jam njė musliman i bindur, pa kurrfarė diktati, thjesht me vullnet, mbase edhe racionalist. Ėshtė e parėndėsishme pėr mua fakti se ēprapėsish e budallallėqesh fetare islame bėn "nė emėr tė Allahut" njėfarė Osama bin Laden tok me bashkėveprimtarėt e tij, si tė rrjetit "El-Kaida", ashtu edhe tė rrjeteve tė tjera simotra, si p.sh.: "Hizbull-llah", "El-muxhahidun", "Et-tekfir vel-hixhreh", etj. Ai nuk mė pėrfaqėson mua, e aq mė pak mbi njė miliardė e treqind mijė muslimanė nė botė. Askush nuk e ka autorizuar atė pėr tė dhėnė "fetva" tė tilla ēoroditėse, qė lėre mė neve muslimanėve tė tjerė, por edhe vetė profetin tonė, Muhamedin (a.s), po tė ishte gjallė, mes nesh, do ta kishte befasuar me tė tilla fetvash skandaloze. Mėkati mė i pafalshėm i tij ėshtė qė nė emėr tė idealeve fetare, nė tė vėrtetė djallėzore, merr atributet e Zotit tek deklaron me krekosje botėrisht: "Kush bėn njė vepėr kamikazēe kundėr "qafirėve" (tė pafeve), do tė futet nė parajsė (nė xhenet)." O Zot, po kush ia dha atij ēelėsat e parajsės? "O tempora o mores!" Tek i shoh nė kėtė hall kėta fondamentalistė, mė vetėtin nė kokė dufi zemėrak i Zarathustrės: Kur i shoh kėta njerėz me virtyt tė zvogėluar, mė ndizet tėrbimi tua ngjesh (tua fus) njė shkelm nė mullaqe e ti pėlcas pėr tokė ... Kėta fondamentalistė muslimanė i kanė shkaktuar mė shumė dėm Islamit se gjithēka tjetėr nė shekullin qė sapo kemi lėnė pas. Ata, aq shumė e kanė demonizuar Islamin, sa edhe shumė vepra tė shkruara nga muslimanė e jomuslimanė, e sidomos vepra e Sigrid Hunkeut "Allah ist ganz anders: Enthüllungen von 1001 Vorurteilen über die Araber" (All-llahu ėshtė krejt tjetėr: Demaskimi i 1001 paragjykimeve mbi arabėt, Bad Konig, 1990) nuk kanė pasur mundėsi ti kundėrvihen kėsaj. Sa mė shumė thellohem nė leximin dhe meditimin e Kuranit, rreth Zotit, aq mė shumė e mė fuqishėm e kuptoj dhe e dua Zotin, profetėt, veten, njerėzit dhe botėn mbarė, do tė thotė jam antifondamentalist. Dhe, pėr mė tepėr, kėtu nuk ka vend pėr vuajtje nga kompleksi i inferioritetit, nga kompleksi "i vogėlsisė" i tė qenit pjesėtar i fesė islame, a pjesėtar i ndonjė feje tjetėr. Theksoj zėshėm dhe me krenari pėrkatėsinė time fetare tė tė qenit musliman, kjo pėr arsye se unė nuk do tė hyj nė "njė shportė" apo nė njė varr me "fondamentalistėt torollakė" tė llojit xhihadesk binladenian, si dhe unė nuk kam shpirtin e tyre fetar, as kartėn e tyre tė identifikimit, as grupin e tyre tė gjakut, as vijat identifikuese tė gishtėrinjve tė tyre e, madje, as kodin e njėjtė gjenetik tė ADN-sė, tė cilin ma ka dhėnė Perėndia. Edhe mbi njė miliardė muslimanė tė tjerė kudo nė botė, as qė i kanė kėto karakteristika. Ndaj snobi musliman ska pse vuan nga ky kompleks pėrpara qytetarėve evropianė, sepse Abrahami (Ibrahimi), Jezui (Isai), Mojsiu (Musai) dhe Muhamedi as ishin tė racės ariane, as ishin nordikė a keltė, as kishin sy tė kaltėr, e as qė ishin evro-amerikanė. Nuk ka rėndėsi se ēfarė pėrkatėsie racore, etnike a gjeografike kishin. Ata, nė fakt, ishin figura gjithėnjerėzore dhe gjithėplanetare, mesazhet hyjnore tė tė cilėve sot rrezatojnė nė tė katėr anėt e globit, tek tė gjitha kolektivitetet dhe kulturat njerėzore.
*** Bota sot, falė shpikjeve mė tė reja tekniko-teknologjike tė kohės, ėshtė bėrė "njė katund i vogėl"-njė botė nė miniaturė. Nė metropolet e botės gėrshetohen tė gjitha kulturat dhe qytetėrimet botėrore. Nė Berlin, ku jetoj qė prej 12 vjetėsh, janė mbledhur tė gjitha racat, nacionet dhe kulturat e globit tonė, tė cilat jetojnė e frymojnė nė njė harmoni, tolerancė e koegzistencė tė mirėfilltė qytetare, duke shkėmbyer kėshtu mes veti, nė mėnyrė tė mrekullueshme, vlerat kulturore-qytetėruese, si nga pikėpamja etnike, ashtu edhe ato fetare. Si kudo nė Evropė dhe nė Perėndim, ashtu edhe nė Berlin funksionojnė me qindra institucione kulturore-arsimore e fetare islame. Afro njėqind xhami shtrihen rrugėve tė Berlinit. Madje dhe nė qindra shitore e vetėshėrbime shiten artikuj ushqimorė, qė janė "hallall" (tė lejueshme nė bazė tė Sheriatit islamik) pėr muslimanėt. Analogjikisht, ėshtė vėshtirė tė hasėsh nė liri tė tilla fetare pėr pėrkrahėsit e fesė kristiane nė vendet muslimane nė Lindje (Orient). Kėtu, pėr mė tepėr, unė ndihem si nė vendlindje (zaten edhe Berlini mė ėshtė bėrė vendlindja e dytė pas Shkupit). Tubohemi herė pas here, si nėpėr kisha, ashtu edhe nėpėr xhami, pjesėtarė tė tė gjitha nacioneve dhe kulturave, duke shkėmbyer kėshtu vlerat tona nė njė atmosferė jashtėzakonisht tolerante e miqėsore. Aktualisht ėshtė punė emergjente e tė gjithė prijėsve fetarė tė tė gjitha religjioneve, e tė gjithė mėsuesve e pedagogėve, thjesht e tė gjithė njerėzve vullnetmirė qė tė ngremė lart zėrin e protestės kundėr tė gjitha akteve makabre ēnjerėzore qė bėjnė fondamentalistėt e cilitdo sekti religjioz. Nė veēanti, prijėsit fetarė duhet tė predikojnė qartė dhe pastėr mesazhet humane e kulturore-qytetėruese tė Zotit tė Madhėrishėm dhe, njėkohėsisht duhet tė punojmė shumė dhe vazhdimisht nė drejtim tė humanizimit tė botės. Thėnė ndryshe: secili veē e veē e ka pėr detyrė tė ndezė nga njė qiri, nga gurra dhe DRITA e ZOTIT, pėr tė bėrė njė grimė dritė nė kėtė botė, e dhėnė pas materiales dhe pėrplot terr e mjegullnajė; nė kėtė botė, ku "njė grup i vogėl njerėzish planifikojnė, organizojnė veprojnė kėtė katartė tė horrorit njerėzor" sikundėr pohonte me tė drejtė Stephen Schwartz, njė analist politik nė "Foundation for the Defense of Democracies": Nė kėtė botė kur sot, siē meditonte me tė drejtė Marcel Boisot nė vitin 1984, kanė marrė hov perversitete tė panumėrta, sepse nuk ka harmoni midis racionalitetit, lirisė dhe dashurisė, dhe, pėr rrjedhojė, racionaliteti pa liri ēon nė Gulagun e Arqipelagut, kurse racionaliteti pa dashuri ēon pashmangshėm nė Auschwitz; liria pa dashuri shpie nė eksplloatimin e tė tjerėve, kurse liria pa racionalitet shpie nė vetėshkatėrrim. Unė do tė shtoja: Besimi i shtrembėr nė Zot (nė religjion) shpie pashmangshėm nė pseudo -religjion, nė mendėsinė anti Zot, pėrkatėsisht nė fundamentalizėm.
* * Shpirtin tim tolerant, universal e kosmopolit nuk e kam trashėguar vetėm nga mėsimet e fesė islame, por kėtė virtyt, para sė gjithash, e kam tė ngjizur nė etnopsikologjinė time prej shqiptari tė mirėfilltė. Toleranca, koegzistenca, kosmopolitizmi etj., janė veēori dalluese e etnosit tim. Asnjė emėr i etnosit tim nuk bėri krime mbi racat e etnoset e tjera, nuk gllabėroi pjesė tokash tė gjeografive tė tjera. Askund nė analet, leksikonet a enciklopeditė e etnosit tim nuk figuron: tėrmet, inkuizicion, Shėn Bartollome, antisemitizėm, holokaust (Auschvitz), terrorizėm, ekspansionizėm, fundamentalizėm etj. Kėto akte krimi e gjenocidi u ushtruan pamėshirshėm mbi hartėn e tokės dhe mbi qenien e etnosit tim iliro-shqiptar, duke e katandisur kėshtu tokėn time nė njė Shqipėri-Iliri xhuxhe, me pjesėzat e tjera tė saj tė shpėrndara nė gjeografit sllavo-ortodokse, kryq e tėrthor kufijve qė ia kishin vėnė padrejtėsisht tė tjerėt. Etnosi im, madje, ka kredon morale dhe krenarinė kombėtare, pėrmasash planetare, qė diti, sot e dymijė vjet mė parė, ti dhurojė botės tė tillė kolosė qė dhanė njė kontribut tė ēmueshėm nė humanizimin e jetės, njeriut dhe botės nė pėrgjithėsi. Vallė si dhuruan botės moderne frymėn e sotme tė kosmopolitizmit, koegzistencės e tė tolerancės njerėzore, qysh nga antikiteti burrat e fisėm, bujarė e zemėrgjerė iliro-shqiptarė, kur kėtu e njėmijė e pesėqind vjet mė parė (aty nga fillimi i shekullit tė V-tė), nė brendi tė Gadishullit Ilirik, iu ofruan konak tė ngrohtė, bukė, kripė dhe zemėr, si dhe e ndanė mė dysh atė trohėzė tokė qė kishin pėr tu bėrė njė grimė vend, pa kurrfarė qiraje a dėmshpėrblimi, sllavėve ardhacakė, tė ikur nga matanė Karpateve, pa pasur asgjė me vete. Dhe jo vetėm kjo. Tė parėt e etnosit tim, pasi kaluan masivisht nė fenė islame (brenda shekujve XV, XVI dhe XVII), ia dhuruan falas kishat dhe manastiret e tyre kristiane sllavėve ortodoksė. Dhe kėtė zemėrgjerėsi tė tyren ata (sllavėt) e shpėrblyen keq. Mbi themelet e kishave e manastireve tona tė lashta ata ngritėn kishat e tyre politike svetisaviane, dhe, njėkohėsisht, mbi themelet e tyre ndėrtuan mitin, pėrkatėsisht atė mendėsinė fantazmagorike sllavo-ortodokse apo, thėnė mė shkoqur, atė megalo-idenė e tyre pėr Kosovėn Iliro-Dardaneo-Shqiptare (djep tė shqiptarizmit) si djep tė serbizimit, si tokė tė shenjtė serbe apo Jerusalem serb. Etnosi im ndėr shekuj pranoi tė gjitha mesazhet hyjnore: mesazhet psalmisto-biblike tė Davidit (Zeburin e Davudit), ato tevrato-talmudiane (tė Torės, Dhjatės sė Vjetėr-Tevratit) tė Mojsiut (Musait), ato ungjillore-biblike (tė Dhjatės sė Re-Ingjilit) tė Jezuit (Isait), si dhe mė nė fund ato kuranore tė Muhamedit. Toleranca fetare ėshtė veēori unikale, botėrisht e paprecedent e etnosit tim. Ndonėse i pėrkasim dy feve tė mėdha: Islamit dhe Kristianizmit dyritėsh, katolik e ortodoks, kurrė pėrgjatė historisė sonė nuk ka pasur fėrkime, pėrplasje a konflikt ndėrfetar midis muslimanėve dhe kristianėve. Pėrkundrazi, si nė tė kaluar, edhe sot, vazhdojmė tė jetojmė bashkėrisht nė njė harmoni tė thellė ndėrfetare njerėzore, tė cilėn na e kanė lakmi tė gjitha kombet e qytetėruara nė botė. |
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Tel: +355 4 2555 22 Cel: +355 68 26 44699 |
||||||||||||||
Copyright © Revista Familja 2008