|
ARKIVAT |
|
FAMILJA 2005, Nr.
V |
|
FAMILJA 2005, Nr.
IV |
|
FAMILJA 2005, Nr.
III |
|
FAMILJA 2005, Nr.
II |
|
FAMILJA 2005, Nr. I |
|
FAMILJA 2004, Nr. XII |
|
FAMILJA 2004, Nr. XI |
|
FAMILJA 2004, Nr. x |
|
FAMILJA 2004, Nr.
ix |
|
FAMILJA 2004, Nr. VIII |
|
FAMILJA 2004, Nr. VII |
|
FAMILJA 2004, Nr. VI |
|
FAMILJA 2004, Nr. V |
|
|
|
. |
GATUAJ DHE SHIJO
Thjerrėza me qepė dhe oriz
Pėrbėrėsit pėr 5 persona:
1 filxhan me thjerrėza;
1 ½ filxhan me oriz;
3 filxhanė ujė;
1/4 lugė ēaj me kripė;
5 qepė tė prera hollė;
½ filxhan me vaj luledielli
2 masa koncentrat pule
Pėrgatitja
Pastroni dhe lajini thjerrėzat. Vendosini nė njė tenxhere ku keni hedhur
ujin dhe kripėn dhe vėreni tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė pėr 30 minuta. Lani
orizin dhe mė pas shtoni thjerrėzat, erėzat dhe 2 masat e koncentratit tė
pulės. Pėrziejini mirė dhe ziejini nė njė zjarr tė ngadaltė pėr 25 minuta.
Skuqini qepėt dhe mė pas hiqini nga vaji dhe lėrini tė thahen nga vaji.
Vajin qė ka mbetur nė tigan hidheni nė pėrzierjen e thjerrėzave dhe orizit,
duke vazhduar me pėrzierjen. Gatuajini pėr 5 minuta dhe, pasi tė jenė gati,
shėrbejini tė nxehta, tė shoqėruar me qepėt e skuqura.
Pėrbėrėsit pėr 8 persona:
1 kg mish qengji me kocka;
3 domate me pėrmasa mesatare tė prera hollė;
¼ filxhan me vaj luledielli;
4 filxhanė me oriz;
5 qepė me pėrmasa mesatare, tė prera hollė;
1 pako me koncentrat viēi;
4 shkopinj kanellė;
1 lugė ēaji me piper tė zi;
½ filxhan me bajame;
½ filxhan me kikirikė.
Pėrgatitja
Skuqni qepėn derisa tė zbutet dhe mė pas lėreni mėnjanė. Priteni mishin nė
copa mesatare, hidheni tek qepėt dhe skuqeni pak. Shtoni domatet e prera
hollė dhe pėrziejeni tė tėrė masėn herė pas here. Shtoni ujė dhe lėreni tė
ziejė nė zjarr tė ngadaltė. Nė njė masė prej 6 filxhanėsh ujė shtoni masėn e
koncentratit tė viēit, shkopinjtė e kanellės, piperin dhe vėreni tė ziejnė
nė zjarr tė ngadaltė. Uleni nxehtėsinė dhe gatuajeni pėr rreth 30 minuta ose
derisa mishi tė zbutet. Shtoni mė pas dhe orizin sė bashku me ½ lugė kripė.
Mbulojeni dhe lėreni tė ziejė pėr rreth 20 minuta nė zjarr tė ngadaltė. Mund
tju duhet edhe pak ujė pėr orizin.
Patėllxhanė tė furrės me djathė
Pėrbėrėsit pėr 4 persona:
6 patėllxhanė tė mesėm;
4 thelpinj hudhra tė shtypura;
2 paketa koncentrat pule;
4 domate mesatare;
3 lugė gjelle majdanoz tė grirė;
¾ filxhan me djathė tė grirė;
¼ filxhan vaj vegjetal.
Pėrgatitja
Pastrojini patėllxhanėt dhe lajini mirė pėrpara se ti qėroni, duke u hequr
njė vijė tė hollė rreth 1cm, pėr tė bėrė qė tė duken si tė prera me viza.
Patėllxhanėt merrini dhe pritini nė mėnyrė tė tėrthortė me njė trashėsi
rreth 2 cm dhe skuqini nė vaj tė nxehtė derisa tė zbuten. Lajini domatet dhe
pritini hollė. Nė 2 lugė vaj skuqni hudhrat derisa tė zbuten. Mė pas shtoni
domatet e prera dhe koncentratin e pulės, tė cilat lėrini nė zjarr pėr rreth
3 minuta, duke i pėrzier herė pas here. Vendosini patėllxhanėt e skuqur nė
njė tavė dhe mbulojini me masėn e domateve dhe pėrsipėr hidhini majdanozin.
Spėrkateni me djathė tė grirė dhe tė gjithė kėtė masė piqeni nė njė nxehtėsi
mesatare 190ŗC pėr 15 minuta.
Patėllxhanė tė mbushur me kos
Pėrbėrėsit pėr 4 persona:
1 kg patėllxhanė tė vegjėl;
300 gr mish i grirė qengji ose viē;.
½ filxhan me kikirikė;
2 filxhanė me vaj luledielli pėr patėllxhanėt;
3 pako me koncentrat pule;
¼ filxhan me vaj luledielli ose gjalpė pėr kikirikėt;
1 kg domate tė qėruara dhe tė prera hollė;
¼ lugė ēaji me kripė;
pak piper dhe kanellė;
½ filxhan me vaj luledielli pėr bukėn;
2 filxhanė me kos;
2 thelpinj hudhre;
2 filxhanė me bukė tė thekur, tė thėrrmuar nė copa tė vogla.
Pėrgatitja
Skuqini lehtė kikirikėt nė yndyrė dhe mė pas thajini. Pėrziejini bashkė
mishin e grirė, ēerek luge ēaji me kripė, 1 pako koncentrat pule dhe erėzat
dhe ziejini nė zjarr tė ngadaltė pėr 10 minuta. Lajini patėllxhanėt dhe
hiqeni pjesėn e brendshme, duke lėnė vetėm lėkurėn dhe njė trashėsi tuli
prej ¼ cm, pas kėsaj lajini pėrsėri. Pėrziejeni mishin e grirė, tė cilin e
keni skuqur mė parė me kikirikėt dhe me kėtė pėrzierje mbushni patėllxhanėt.
Secilin prej patėllxhanėve tė mbushur skuqini nė vaj tė nxehtė. Domatet, e
qėruara dhe tė prera, vendosini nė njė tenxhere dhe mbi to vendosni
patėllxhanėt, tė cilėve u hidhni kripė dhe shtoni po ashtu dhe koncentratin
e pulės. Kėtė masė vėreni nė zjarr tė ngadaltė pėr rreth 40 minuta. Bukėn e
thekur skuqeni dhe lėreni mėnjanė tė thahet. Mė pas vėreni nė fundin e njė
tepsie tė thellė. Shtypini hudhrat dhe hidhini pak kripė mbi to dhe
pėrziejini me kos. Patėllxhanėt qė u gatuan, sė bashku me domatet, hiqini
dhe lėrini mėnjanė. Merrni 2 filxhanė nga masa e domateve dhe hidheni mbi
bukėn e thekur qė skuqėt mė parė, dhe mė pas mbi tė hidhni dhe masėn e kosit.
Patėllxhanėt filloni ti sistemoni mbi kėtė masė kosi dhe nė fund
zbukurojeni me kikirikėt e pjekur qė ju kanė mbetur. Shėrbejeni menjėherė.
|
English Contents & Different Editorials of the Journal
Shtypshkronja Milenium i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699 |