Revista Familja Online
.                         Foto-cast

 Eci mbi rėrė. Pėrbri njė masė e madhe e lėngshme, duke fshehur kufirin matanė horizontit, zhurmon. Tani jam kėtu dhe deti mė sheh. Marr njė gur dhe e hedh tutje mbi valė. Pastaj asgjė, por deti mė sheh. Dora qė preku gurin nuk e harroi. Gjithēka ėshtė njėkohėsisht tepėr e thjeshtė dhe mister. Do tė iki prej kėtej me hapat qė gjurmė lėnė mbi rėrė. Shpejt do tė zhduket forma e tyre siē ikėn koha, si ikėn ngjyra e rėrės, e detit prej syve tė mi. Dua tė kuptoj ēfarė isha unė pėr ta dhe ējanė pėr veten, por prej vetes nuk mundem. Jam gjithashtu njė gjė e zhdukshme qė i duhet kuptuar pėrsosmėria e pėrkohshmėrisė.
Sot shoh mbi det tė tjera ngjyra nga ato qė pashė dje. Nė shkurtėsinė e ēastit skicoj dhe vizatoj spektrin e ri. Aty brenda qe dhe guri qė hodha: Njė tablo e lėnė tutje. Sisha unė qė e bėra. Nuk bėra as sytė, as mendjen, as ēastin. Jam unė e krijuar brenda tij, vendosur nė kėtė kornizė bardhė e blu pėr ti njohur kufijtė, pėr ta njohur vetveten nga matanė kornizės. Njohje e fshehur nė rėrė, nė valė, nė kaq shumė pikla uji dhe kokrriza rėre. Mė lagin, mė thajnė dhe mė thonė: “Nuk jemi kot. Ai gur su hodh rastėsisht. Ra ku duhej tė binte pikėrisht atė ēast. Ti nuk erdhe kėtu rastėsisht. Erdhe bashkė me kohėn tėnde. Do tė ikėsh bashkė me kohėn tėnde. Asgjėja qė vjen mė pas sėshtė asgjė. Sa mė shumė ta kuptosh, aq mė tepėr do tė lidhesh pas Atij qė mbetet. Me mėnyrėn se si e skicon peizazhin dhe veten brenda tij do tė thurrėsh njė rrjetė qė e kap kohėn ose e humbet. “
Iki, sepse duhet ikur. Hapat mė tėrheqin. Tani qė era i shprishi gjurmėt mbi rėrė a ėshtė njėlloj si tė mos kenė qenė? Hamendje e rrezikshme! Diku gjurmėt do tė vulosen si ēertifikata e lindjes e do tė mė ndjekin nga pas. Unė as mundem ti dėboj, jo mė tė them qė nuk janė. Nuk njoh ndonjė tė marrė tė pranojė qė e zhduku tė shkuarėn e tij.
Po unė qė mendoj tek e shoh tė mė gjurmėzojė tė ardhmen...?!

 




English Contents & Different Editorials of the Journal


 


Shtypshkronja Milenium i Ri
Tel: +355 4 2555 22
Cel: +355 68 26 44699

Copyright © Revista Familja 2005